Albspirit

Media/News/Publishing

Andrea Gudha: Covid-19, koronavirusi që gjunjëzoi njerëzimin

Kujtesë! Politika shëndetësore.

Hyrje

Në shekullin e XXI-të ne jemi dëshmitarë të zhvillimit, të progresit dhe të ndryshimeve të jashtëzakonshme në fushën e shkencës, teknologjisë, kulturës, informacionit, komunikimit dhe shoqërisë.

Për arrijet e mësipërme në shkencë dhe në teknologji, janë angazhuar me mijra e mijra shkencëtarë nga e gjithë bota dhe, harxhohen miliarda e miliarda dollarë nga shtetet e ndyshme dhe nga kompanitë private multinacionale

Sot mbizotëron fjala Luftë… Ndër Superfuqitë dominon konkurrenca në teknologjinë ushtarake dhe në zotërimin e armës bërthamore.

NATO e përgatitur për luftë dhe mbrojtje ndaj armikut: armët e sofistikuara të teknologjisë së lartë, sistemi i mbrojtjes ajrore “Mburoja e Akilit”, lufta kibernetike e hibride…

NASA dhe kompanitë private janë të përqëndruar në projektet madhore te eksplorimi i thellë i hapësirës(Programi Artemis), studimi i universit përmes teleskopëve të avancuar, kthimi historik i njerëzimit në Hënë, banimi në Mars etj.

Në fushën e mjekësisë përfundoi Projekti i Gjenomit Njerëzor dhe zhvillimi i teknologjisë gjenetike, që funksionon si një “gërshërë molekulare” për të edituar ADN-në, si “armë mbrojtëse” në mjekësi për sëmundjet e trashëguara e kancerin. OBSH,si organizatë përgjegjëse për shëndetin publik ndërkombëtar, ka hartuar projekte dhe strategji globale dhe nacionale për parandalimin e sëmundjeve në  botë…

 Por, në këtë zhvillim të vrullshëm në shkencë dhe në teknologji, me buxhete financiare marramendëse, sidomos në teknologjinë ushtarake, shkencëtarët hamendësojnë: nëqoftëse ndodh një Pandemi, sa është e sigurt OBSH-ja dhe Sistemi Shëndetësor i një shteti, në mbrojtje të Shëndetit të njerëzimit?

Dhe, hamendësit e shkencëtarëve u bënë realitet.

Pandemia ndodhi!

Papritmas, në rruzullin tokësor u shfaq koronavirusi, Covid-19!

“Po tani, çfarë do të ndodhë me njerëzimin?”…

***

Covid-19, koronavirusi që, gjunjëzoi njerëzimin

Covid-19 (2020-2023), pandemia e pestë më vdekjeprurëse në historinë njerëzimit! Pandemi e përmasave historike!

Covid-19 është ngjarja më e keqe që, ka parë njerëzimi që nga viti 1918. Ekspertët në fillim parashikuan se, Pandemia e koronavirusit mund të vrasë deri në 40 milion njerëz!

Sars CoV u rishfaq papritmas, më agresiv, tinzar e vdekjeprurës!

Inteligjenca e koronavirusit triumfoi ndaj inteligjencës natyrale të shkencëtarëve Nobelistë dhe inteligjencës artificiale në Mjekësinë moderne të sofistikuar.

Prolog kronologjik

Më 31 dhjetor 2019, Kina njofton për një Pneumoni misterioze në qytetin e Wuhanit.

Më 9 Janar 2020, Kina raporton se ka identifikuar një Koronavirus të ri, Sars-CoV-2, që është nga e njëjta familje me SARS-CoV (2003).

Më 11 janar, Kina njoftoi vdekjen e parë të shkaktuar nga Covid-19 dhe e vuri hartën gjenetike të virusit në dispozicion të autoriteteve shëndetësore botërore për studime shkencore për ilaçet dhe për prodhimin e vaksinës Covid-19.

Në 30 janar të vitit 2020, OBSh-ja shpalli “Urgjencën ndërkombëtare të shëndetit publik” nga një koronavirus, që më vonë u emërua SARS-CoV-2. OBSH-ja, më 11 shkurt 2020 emërton sëmundjen e frymëmarrjes: Covid-19.   OBSH-ja, më 30 mars 2020, shpalli “Pandemi globale”, që nënkuptonte përhapjen e koronavirusit pothuajse në çdo kontinent.

“Krizë globale shëndetësore, me shqetësim ndërkombëtar”.

***

Luftë me armikun e padukshëm mikroskopik SARS CoV2!

Njerëzimi u gjunjëzua nën pushtetin e Covid-19!

Bota u ndal! Panik!

“Kunjat” e kurorës së Koronavirusit u ngulitën në të gjithë globin tokësor. Shkencëtarët dhe strategët e Shëndetit të OBSH i gjeti të pa përgatitur për luftë!

Qeveritë në mbarë botën u kapën në befasi! Sistemet shëndetësore në botë të pa përgatitur! Personeli shëndetësor, që ishte në vijën e parë të frontit të luftës, të pa mbrojtur, luftonin si “Don Kishoti me ushtë”!

Ritmi mortor në shtete të ndryshme po shtohej nga dita në ditë!

Pamje të tmerrshme në stacionet TV! Kufoma!

Në sheshe të qyteteve vetëm ushtarë! Qeveritë ndërmorrën masa drastike!

Mbarë njerëzimi në karantinë. Jeta sociale u paralizua!

Tregjet botërore u tronditën, krizë e rëndë financiare dhe psikologjike. Transporti dhe kufijtë shtetërorë të mbyllur.

Shtetrrethim! Njerëzit u mbyllën në shtëpi. Vetëm, komunikim dixhital!

Stili i Jetës ndryshoi!

Ditët e normalitetit krejt të pasigurta, që i ngjajnë një kujtimi të largët. Rrjedha e pandemisë dhe fati i kombit tani varet nga distancimi shoqëror!

Shkrimtarët dhe kineastët, të mbyllur brenda në shtëpi, do të shkruajnë romane dhe skenar filmi. Të rinjtë do të shkruajnë ese për to.

20 Mars 2020. Andrea Bocelli, këngëtari legjendar Italian, me një shfaqje emocionale të “Ave Maria”, “ngroh” zemrat e italianëve të shkatërruar nga Covid-19, përlot njerëzit nëpër ballkone me zërin e tij brilant.

Situatë kritike në spitale: mbingarkesë të sëmurësh, mungesë pajisjesh, shtretërish dhe personel shëndetësor. E pa besueshme! Ata diskutojnë për mungesën e testeve, maskave, ventilatorëve?! …

Infektim dhe vdekje ndër personelin shëndetësor! E pazakontë: seleksionimi i të sëmurëve!…

Mësim nga Historia!

Shkencëtarët dhe OBSH iu rikthyen historisë së Pandemive me masat mbrojtëse: Karantinim, Izolim, vetizolim, Distancim social, Higjienë vetjake dhe publike, Testim, gjurmim…

Kërkimi i fajtorit.

Akuza të ndërsjellta.

Presidenti amerikan Donald Trump akuzoi Kinën për epideminë e koronavirusit:  

“Nëse Kina do ta kishte informuar botën që në fillim, kjo epidemi mund të ishte ndalur më herët… origjina e virusit është nga një laborator në qytetin kinez të Wuhanit”.

Akuza nga Kina:

“…Kjo çështje duhet të trajtohet nga shkencëtarët dhe jo nga politikanët… Diplomati i lartë amerikan e ka humbur busullën e tij morale…Virusi e kishte origjinën nga SHBA-ja dhe u çua në Kinë nga ushtria amerikane”.

Donald Trump akuzoi OBSH për “fshehjen e rolit të Kinës në pandemi, për veprimin e vonuar në shpalljen e situatës emergjente dhe të pandemisë”.  Trump urdhëroi ndërprerjen e fondeve për OBSH. OBSH akuzon presidentin Trump për “politizim” të virusit Covid-19.

Polemika shkencore për origjinën e Covid-19. Natyra apo njeriu?

Ekspertët më të rëndësishëm të sëmundjeve infektive në Amerikë, Angli dhe Australi: “e pamundur” që, koronavirusi i ri të kishte dalë nga një laborator…”.

Dr. Anthony Fauci (këshilltar i Presidentit Donald Trump):  “…virusi nuk mund të jetë manipuluar artificialisht ose qëllimisht… ky virus evoluoi në natyrë dhe më pas kaloi te speciet”.

Misteri i laboratorit të Wuhanit

Laboratori i Wuhanit është i vetmi laborator në Kinë (pjesë e Akademisë) i pajisur për nivelin më të lartë të kontrollit (Niveli 4 i Biosigurisë). Eshtë ndërtuar për të studiuar patogjenet më të rrezikshme të botës, siç janë dhe koronaviruset. Laboratori është projektuar dhe ndërtuar me ndihmën e Francës.

Shkenca në konflikt me Politikën

Dr. Anthony Fauci (këshilltar i gjashtë presidentëve të SHBA), u kërkoi udhëheqësve të SHBA-së, që ta bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës.

Presidenti amerikan Donald Trump:

“Nuk do t’i urdhërojë amerikanët, që të përdorin maska mbrojtëse…”.

Kryeministri anglez Boris Johnson në fillim i nënvlerësoi këshillat e ekspertëve.

Në muajin Mars, ai u ndërgjegjësua nga përjetimi personal i sëmundjes Covid-19. Pas daljes nga spitali, Johnson duartroket personelin shëndetësor! Shkenca kërkon kujdes në rihapjen e ekonomisë së vendit! Politika këmbëngul në rindezjen e shpejtë të motorëve të ekonomisë.

Imuniteti. Në fillim u hodh idea “Imuniteti i tufës”! Por, kjo gjë nuk ndodhi.

Vaksina Covid-19– kryefjala botërore e shpëtimit të njerëzimit!

Më 11 janar 2020, studiuesit në të gjithë botën u vendosën menjëherë në start për prodhimin e vaksinës kundër Covid-19. Garë e ethshme për vaksinën. Konkurrenca përfshin botën e shkencës dhe kompanitë e mëdha shumëkombëshe farmaceutike, për të arritur në finish, për marrjen e patentës… Mbi 120 projekte kërkimore në zhvillim e sipër! (14. 9. 2020).

OBSH: “Vaksina nuk mund të prodhohet më herët se 1 vit e gjysmë”.

Dr. Fauci: “Nëse arrijmë të kemi një vaksinë kundër koronavirusit 70 % të efektshme dhe, e kombinojmë atë me disa elementë të praktikave më të mira të shëndetit publik, atëherë mund të kemi një mbrojtje të mjaftueshme për të gjithë komunitetin”.

Suprizë!  Vaksina “Sputnik V” u prodhua pas 6 muajsh nga fillimi i Pandemisë?!

11Gusht 2020. Presidenti rus Vladimir Putin njofton:“Për herë të parë në botë është regjistruar një vaksinë “Sputnik V” kundër koronavirusit të ri.  Një nga vajzat e mia u vaksinua…”.

Disa shtete si: Kina, Rusia, Indi etj prodhuan vaksinat e tyre për popullatën.

Gjatë kësaj periudhe kohore të Pandemisë katër vaksina janë miratuar për përdorim të kushtëzuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA): Comirnaty (Pfizer), Spikevax (më parë Moderna), Janssen dhe Vaxzevria (më parë AstraZeneca).

Lind pyetja se, si ka qenë e mundur të zhvillohen vaksinat kundër Covid-19 në më pak se një vit?

Tradicionalisht, për zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave tradicionale me patogjenë (bakterie ose viruse) të vdekura ose të gjalla duheshin mesatarisht rreth 10 vjet. Ky proces, me një përvojë mbi një shekullore në praktikën mjekësore tek njerëzimi, nuk ishte kryer kurrë në një kohë më të shkurtër! Koha normale për hedhjen në treg të vaksinës është nga 1 vit deri në 10 vjet, por kjo varet nga urgjenca e situatës, p.sh. Covid -19.

Nisur nga situata emergjente e Pandemisë Covid-19, ndryshe nga prodhimi tradicional i vaksinave, bazhuar në përfundimet e “Projekti i Gjenomit Njerëzor” dhe në zhvillimin e teknologjisë gjenetike për të edituar ADN-në, shkencëtarët përdorën “teknologji platformash” të ndryshme, që përfshijnë prerjen e materialit gjenetik nga virusi. (Vaksinat e Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca dhe Pfizer / BioNTech).

Shënim: Gjatë periudhës së Pandemisëdhjetëra vende, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës Astra Zeneca kundër koronavirusit sepse, disa njerëz në Danimarkë dhe Norvegji kanë pësuar mpiksje gjaku pas vaksinimit.

Ç’do të ndodhë më tej me Covid-19 pas vaksinave?

Pandemia Covid -19 vazhdon në mënyrë të frikshme. Spitalet të tejmbushur me të sëmurë. Vdekjet nga Covid -19 vazhdojnë. Fatkeqësisht, edhe vdekje midis mjekëve në krye të shërbimit mjekësor! Epidemiologjia udhëzon popullatën për zbatimin me rigorozitet të masave mbrojtëse ndaj Covid -19. Izolimi. Pengesë për të udhëtuar nga një shtet në tjetrin, por,vetëm me Çertifikatë vaksinimi Covid-19! Vaksinimi i detyrueshëm i popullatës!

OBSH: “Kriza e shkaktuar nga Covid-19 nuk do të përfundojë domosdoshmërisht me një vaksinë. Virusi nuk do të zhduket, ndaj, shoqëritë duhet të mësojnë si të bashkëjetojnë me të. Kjo nuk do të jetë Pandemia e fundit dhe, as urgjenca e fundit globale shëndetësore…”,15.9.2020.

***

Fundi i Pandemisë Covid – 19

Më 5 maj 2023, OBSH e ka deklaruar fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore.

Universitetit Johns Hopkins në SHBA:

“Në më shumë se dy vjet e gjysmë mbi 6.5 milionë njerëz humbën jetën nga ky koronavirus, ndërsa u infektuan mbi 612 milionë”.

Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH për Evropën citon:

“Njerëzit në rajonin Europian janë thellësisht të ndikuar nga Covid-19 dhe pasojat e tij do të rëndojnë shumë në shëndetin mendor dhe ndjenjën e mirëqenies së njerëzve, si në papunësinë, shëndetin financiar dhe izolimin shoqëror.”

Përfundim

Politika shëndetësore. Refleksion për liderët botërorë dhe për njerëzimin. Politikat shëndetësore janë më të vështira se politikat qeveritare.

Përse? Sepse ato varen nga politikat qeveritare.

Politikat qeveritare për Shëndetin Publik edhe, në shtetet më të pasura në botë dhe më të fuqishme nga ana ushtarake, dështuan para “armikut të padukshëm”Koronavirusit, Covid-19!

Pandemitë shkaktojnë më shumë vdekje njerëzore, vuajtje humanitare dhe pasoja të rënda ekonomiko-sociale tek njerëzimi, se sa shkaktojnë luftërat!

Sa më shumë zhvillohet Bio-teknologjia mjekësore dhe Inteligjenca artificiale (AI), aq më shumë shtohen të panjohurat dhe pikpyetjet ndaj sigurisë së shëndetit të njeriut dhe, aq më i madh është tmerri për përsëritjen e Pandemive!

Epilogu

E ardhmja e njerëzimit e pa sigurt! Përse?

Ekziston ende misteri i botës së viruseve. Njohuritë e njerëzimit për to janë vetëm një pikë uji në oqean!

Në univers ka më shumë viruse sesa yje! Triliona viruse notojnë në ajër, 800 milionë viruse bien në çdo metër katror të planetit çdo ditë, të cilat nuk ndërpresin kopjimin dhe ndryshimin e virusit (cikli natyror).

Mikrobet, Viruset dhe Sëmundjet ngjitëse kanë bashkëjetuar dhe do të bashkëjetojnë me Njeriun, sa të jetë Jeta në Tokë!

Njerëzimi u ndal për një çast, megjithatë, Toka rrotullohet! Jeta vazhdon…!

Informacion plus:

Youtube Andrea GUDHA: Pandemitë dhe njerëzimi

Youtube Andrea GUDHA: Les Pandémies et l’Humanité