Taip Sulko: DITËLINDJA E KRYEMINISTRIT DHE PROTESTAT
– Letër e hapur për Kryeministrin Edi Rama-
Z. Kryeministër,
Ditëlindjen tënde po e festoj edhe unë, pavarësisht se gjendem shumë larg.
Kjo është mirënjohje për atë që ke bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Por tani ka protesta. Po e them shkurt mendimin tiim: shqiptarët janë ngritur në lartësinë ku e ndjejnë të nevojshne të protestojnë për flamingot, kjo do të thotë shqetësim për mjedisin, për shërbimet, për mirëqeverisjen, për drejtësinë shoqërore etj. Vihet re edhe një rizgjim i atdhedashurisë kur klithin Shqipëria për shqiptarët. Eshtë e nevojshme kur futesh në klubin e të mëdhenjve. Kjo protestë duhet dëgjuar dhe lexuar me kujdes.
Ndërkaq gjithkush duhet ta kuptojë se Shqipëria do ecë më tej vetëm nëse zhvillon ekonominë, (ku një rol parësor kanë investimet) dhe i forcon më tej standartet e integrimit europian, sidomos sa i përket sjelljes europiane në qeverisje dhe administratë (në të gjitha nivelet), pa harruar ruajtjen e dinjitetit të qytetarit, drejtësinë e rishpërndarjes së të ardhurave, goditje ne pamëshirë të vjedhjeve dhe abuzimeve, mbështetjen e brezit të ri, dhe ajo që po merr gjithnjë e më tepër rëndësi – ruajtjen e identitetit tonë kombëtar dhe kulturor.
Tani në kohën e përmbushjes së ëndrrës shekullore për integrim european të shqiptarëve, ne nuk na lejohet ta futim vendin në kriza dhe vonesa.
Protestat bëjnë thirrje për një frymë të re qeverisjeje. Ky është një qëllim fisnik, dhe që vërtet të mbetet fisnik, ai duhet të arrihet me rrugët e sprovuara demokratike. Zgjedhjet me short nuk bëheshin as në popujt primitivë. Atëbotë zgjidhej më i forti. Sot jemi në kohë të tjera. Nëse ka të rinj që duan ta ndryshojnë vendin, dhe është e qartë se ka, le të mblidhen, të krijojnë partinë e tyre, që jep shpresë dhe të vijnë në pushtet me votë. Shqiptarët do t’i votojnë. Kështu i shërbehet vendit. Rrugët e tjera flasim vetëm për etje të sëmura për pushtet.
Revolucinet bëhen kur nuk të jepet mundësia të votosh. Për fat të keq, revolucionet (ndryshime me shembje të dhunshme) sa herë kanë ndodhur, i thellojnë plagët dhe i përgjakin fytyrat.
Edhe një herë do kthehem aty ku e nisa:
Z. Kryeministër, të uroj nga zemra jetë të gjatë dhe sukses të plotë në zhvillimin e mëtejshëm të Shqipërisë, dhe në anëtarësimin e vendit tonë në BE.
Për fat, tani, shqiptarët jetojnë në rrethana të tjera, shumë më të mira se 10-15 vjet më parë. Do përdor një parabolë, që të mos zgjatem. Kur karroca ka ngecur në baltë dhe, aq më tepër, kur ndonjë i krisur e shtyn atë mbrapsht, karrocieri i mirë, e merr kamxhikun dhe e vërvit në ajër, mbi kokat e kuajve. Mobilizimi është i plotë dhe zgjidhjet gjenden. Tani jemi afër, jemi duke dalë përfundimisht nga balta. Është jo larg koha kur karrocieri i mirë e vërvit kamxhikun gjasme sipër kokës së vet, i përgëzon dhe iu këndon këngë kuajve, e, mbi të gjitha, ngazëllehet nga arritjet e të dalluarve të popullit të tij. Ti je një udhëheqës (s’dua ta përdor fjalën karrocier pavarësisht nga simbolika), shumë i mirë, ke arritje të mëdha.
Përmbushe misionin tënd fisnik!