Nisin hetimet për hallvën në protestën e Tiranës, në fokus xhelozët e turizmit, grekët, serbët, iranianët dhe rusët
Në protestën e zhvilluar në Tiranë, organizatorët shpërndanë hallvë si një akt simbolik në ditën e 40-të të tubimeve qytetare. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin: “Të 40-at e vdekjes së frikës së shqiptarëve ndaj klasës së kalbur politike 36-vjeçare në Shqipëri”, duke e paraqitur hallvën si simbol të “fundit të frikës” dhe të vazhdimit të angazhimit të tyre qytetar. Sipas organizatorëve, hallva u prit pozitivisht nga shumë pjesëmarrës, të cilët e interpretuan gjestin si një shprehje të shpresës për liri dhe ndryshim. Në vendngjarje, protestuesit ua ofruan hallvën edhe efektivëve të Policisë së Shtetit të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit. Megjithatë, sipas organizatorëve, efektivët nuk pranuan ta provonin. Foto-galeria sjell momente nga kjo protestë, ku krahas pankartave dhe marshimit, vëmendje tërhoqi edhe ky gjest simbolik i organizatorëve./këndi i humorit
https://noa.al/lajmi/2026/07/2599382.html