Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Do isha si Lenini, por komunizmi të çon në mjerim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri një deklaratë që tërhoqi vëmendjen gjatë konferencës për shtyp pas Samitit të NATO-s në Ankara, ku krahasoi veten me Vladimir Leninin teksa komentonte mbi komunizmin.

Trump e cilësoi samitin si një përvojë shumë pozitive, duke deklaruar se takimi i liderëve ishte “shumë i suksesshëm”. Megjithatë, vëmendjen kryesore e morën komentet e tij lidhur me ideologjinë komuniste.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, presidenti amerikan tha:

“Komunizmi është i lehtë për t’u shitur. Unë do të isha komunisti më i madh në histori, do të isha në të njëjtin nivel me Leninin. Do të kishit qira falas për pjesën tjetër të jetës suaj, por ajo që nuk ju thonë është se do të jetonit në kushte të mjerueshme”.

Me këtë deklaratë, Trump argumentoi se premtimet e komunizmit mund të duken tërheqëse në teori, por sipas tij, në praktikë ato çojnë në kushte të vështira jetese dhe dështim ekonomik.