Albspirit

Media/News/Publishing

Bislim Ahmetaj: Kush po e mbështet realisht antisemitizmin në Shqipëri?!

🔹️EdiMARRJA akuzon protestuesit se frymëzohen, mbështeten apo edhe financohen nga qarqe antisemite.

Megjithatë, faktet ngrenë një pyetje të drejtpërdrejtë: kush po i jep në të vërtetë legjitimitet një figure të kontestuar gjerësisht për deklaratat e tij të përsëritura antisemite deri lavdërimin dhe hyjnizimin e Hitlerit, siç është rasti i këngëtarit amerikan Kanye West?

🔹️Prej më shumë se 40 ditësh, mijëra qytetarë protestojnë kundër papërgjegjshmërisë së qeverisë, korrupsionit në çdo segment të shtetit, lidhjeve mes krimit të organizuar dhe pushtetit, si dhe kundër shpërdorimit të parave publike.

🔹️Ditët e fundit, kundërshtimi është përqendruar edhe te vendimi i paprecedent i qeverisë për të financuar koncertin në fjalë me 4.2 milionë euro nga fondi i emergjencave civile, përmes një akti të posaçëm normativ.

🔹️Protestuesit nuk kanë dalë kundër muzikës dhe as kundër artit.

Ata kundërshtojnë përdorimin e parave të taksapaguesve për të financuar një koncert të tillë, në një kohë kur vendi përballet me probleme shumë më të mëdha dhe nevoja shumë më urgjente.

🔹️Megjithatë, në vend të një përgjigjeje për këto shqetësime, Kryeministri zgjedh t’i etiketojë protestuesit si “sorra dhe korbat e bulevardit”, ndërsa artistin antisemit e paraqet si një mundësi për zhvillimin e turizmit shqiptar.

🔹️Opozita e ka kundërshtuar aktin normatv të KM, një parti e vogël e ka çuar atë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa EdiMarrja nuk tërhiqet nga marrëzia e tij, përkundrazi dyshohet se mund ti ketë kaluar paratë në llogoritë bankare të organizatorëve të koncertit, akoma pa u votuar në parlament akti normativ i qeverisë .

🔹️Prandaj pyetja mbetet:

Kush po e ushqen realisht polemikën rreth antisemitizmit?

▶️ Qytetarët protestues dhe opozita parlamentare që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie për përdorimin e fondeve publike,

▶️ apo qeveria që vendos të financojë me miliona euro një figurë të kontestuar ndërkombëtarisht, pikërisht për antisemitizmin e tij të shfaqur publikisht?