Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Spanjolli: Mbi ekspozitёn “Vuoto” tё Krist Dimos tek Galeria e Arteve, Tiranё

Autoportreti i kohёs sonё. /Njeriu dhe rёnia e tij/Piktori i demonёve brenda nesh.

Me rastin e hapjes sё ekspozitёs: “Vuoto,” tё Krist Dimos tek Galeria e Artit Tiranё.

Krist Dimo, nuk ёshtё dhe nuk dёshiron tё jetё piktori figurativ siç jemi mёsuar t’i shohim nё traditёn tonё shqiptare. Gjithashtu ai nuk dёshiron tё shprehё harmoninё dhe elegancёn e formave siç e njeh imagjinari ynё. Njё harmoni e trashёguar qё fillon me artin egjyptian, pastaj me atё grek, romak dhe vazhdon me rilindjen deri tek impresionizmi. Ai shpёrfill gjithçka tё tillё.  

Ai e gjen frymёzimin e artit tё tij tek shqetёsimet tona, tek çrregullsia e linjave, tek deformimet dhe tek shkatёrrimi i ndёrgjegjshёm i tё gjitha rregullsive qё arti njeh.

Kjo estetikё agresive, kjo brishtёsi e shёmtuar krijon njё bukuri tё re. Bukurinё estetike tё klithjes sё tij, e cila e ka zanafillёn e saj tek pandёrgjegja. Pra, pёr tё kuptuar forcёn emocionuese tё pikturёs sё tij, duhet tё rrёmojmё tek pandёrgjegjia jonё. Aty gjenden edhe embrionet e emocjoneve qё ajo zgjon. Bukuria e tabllove tё tij duhet kuptuar nё kuptimin estetik tё Pollock, Basquiat apo Kandinsky-it. Sepse ai e shpёrfill trashgimёrinё klasike, injoron figurativen dhe arti i tij shndёrrohet nё linjё, formё, shenjё, gjendje shpirtёrore.

Nё rastin e piktorit nё fjalё ajo shndёrrohet nё diçka tё zymtё, tё errёt, tё pashpjegueshme, enigmatike.  Kjo lloj pikture shpreh fuqishёm atё transformim tё vazhdueshёm tё gjendjeve shpirtёrore tё njeriut. Ndoshta mё shumё se botёs sё emancipuar perёndimore, ajo i pёrket njeriut ballkanas. Ndryshimeve tona sociale. Ajo flet pёr rёnjen e pashmangshme tё njeriut bashkёkohor.

Ky tension estetik, kjo forcё domethёnёse, ky zhgёnjim i vazhdueshёm, kjo ulёrimё Munch-u e shprehur me tonalitetet e ngjyrave tё vrazhda, tё papritura dhe plot hov, ёshtё klithma e transformimit tonё tё vazhdueshёm. Nё njё botё qё lёviz dhe ndryshon çdo ditё. Njё transformim rrёnjёsor i njeriut nё raport me vetveten, me teknologjinё, me shoqёrinё, me familjen. Ёshtё ky tjetёrsim, njё metamorfosё e re? Ndaj edhe e frikshme, e tmerrshme, e papёrcaktueshme?

Ёshtё Krist Dimo, piktori i demonёve qё jetojnё brenda nesh? Demonё qё na lёnё pa gjumё, qё na turbullojnё, qё na udhёheqin drejt shtigjesh tё frikshme? Demonё tё tmerrshёm tё cilёt janё pjesё e pandashme tё dualitetit tonё njerёzorё. Krist Dimo nё telajot e tij refuzon tё pikturojё dritёn, optimizmin, shpresёn, entuzjazmin, lumturinё e qenjes, siç e aspiron atё njeriu.

 Ai i shpёrfill krejt kёto tema. Ai ua lё kёtё detyrё piktorёve konvencjonalё. Ai, tёrhiqet nga “il lato oscuro dell’uomo” nga ana e errёt, e zymtё, e frikshme e njeriut. Rёnja, deformimi, apatia, boshi, metamorfoza, janё kёto elemente qё pёrbёjnё edhe magmёn e krijimeve tё tij.     

Nё pikturёn e tij, “e shёmtuara”, shndёrrohet nё e bukur, nё momentin kur ne para njё telajo tё tij ndalim, mbёshtesim mjekrrёn tek nofulla, picёrrojmё sytё dhe mendohemi. Ç’ka dashur tё thotё me kёtё vepёr? Nuk e kuptoj, por mё pёlqen! Ky trazim kaq i thellё, mund tё jetё edhe trazimi im. Ky deformim, kjo metamorfozё, mund tё jetё edhe trazimi, metamorfoza ime! Ky bosh i madh, mund tё jetё edhe vetё boshi im! Kjo “shёmti” ekspresive, mund tё jetё edhe “shёmtia” ekspresive e imja?

Ndaj duke u pёrpjekut t’i japim njё kuptim ngjyrave qё pёrdor, shpesh, krejt tё zymta, linjave tё çrregullta, (linja qё ndjekin emocjonet), mundohemi tё gjejmё domethёnjen. Ky deformim, shkatёrrim shpirtёror i njeriut nё tabllotё e tij, ёshtё edhe transormimi i njeriut tё sotёm nё raport me gjithçka qё e rrethon.

Tmerr, frikё dhe shqetёsim, mё ndjellin telajot e tij. Tё shoh pikturat e tij ёshtё njёlloj si tё shkosh tek terapisti, ku rrёfim mbas rrёfimi, kthehem prapa nё kohё dhe ndeshem me traumat e mia. Me tragjeditё private tё shtresёzuara thellё nё nёn ndёrgjegje.

Si tё gjendem nё pyllin e errёt, tё frikshёm dhe tё panjohur tё saj. Aty, ku gjithçka ёshtё sovrane dhe udhёheq pa e pyetur fare anёn rracjonale tё njeriut.  Artisti rrёmon nё atё zonё tё ndёrgjegjes tonё qё rrin zhytur nё mjergull. Njё zonё krejt e pakuptueshme, e prekshme, e pa trajtueshme, sovrane. E cila qёndron gjithmonё nё hije. Ajo pa kuptuar, na udhёheq.   

Kjo, po ti shohim telajot e tij nё raport me veten tonё.

Po t’i shohim ato nё raport me kohёn tonё, me shqetёsimet tona, me metamorfozёn tonё, me ndyshimet shoqёrore qё ky çerek shekull i ri po na ofron, kjo ёshtё mё e thjeshtё pёr t’u kuptuar.

A nuk ёshtё njeriu shqiptar nё njё transformim tё vazhdueshёm? A nuk po pёsojmё ne njё metamorfozё pa fund? Sa trajta ka marrё sot njeriu shqiptar? Kemi shqiptarin 60-vjeçar, qё iu pёrshtat transormimeve shoqёrore gjatё pluralizmit. Kemi shqiptarin e diasporёs, pёrshtatur nё vendin pёrkatёs.

Ёshtё kjo njё metamorfozё sa humbёse, po aq edhe pasuruese. E gjithё kjo metamorfozё e shoqёrisё shqiptare, reflektohet tek tabllotё e piktorit Krist Dimo.

Ngjyrat e tij herё tё zymta, herё agresive, shkatёrrimi i formave, deformimi, zgjon tek shikuesi njё ndjesi frike por edhe magjepsje.

Liri shprehje nё art, do tё thotё edhe udhёtim brenda vetes. Udhёtim nё tё panjohurat tona. Udhёtim nё botёn e misterit. A nuk ёshtё tmerri dhe frika njё kostante e jetёs tonё tё pёrditshme? Frika nga sёmundjet, frika nga tёrmetet, frika nga njё crac financiar, frika nga kataklizmat shoqёrore? Kёto ankthe gjithashtu evidencohen, reflektohen nё tablotё e tij.

Krist Dimo ёshtё piktor i sё bukurёs kuptuar si forcё ekspresive. Si kёrkim i pandёrprerё dhe i pandalshёm i tij nё raport me shoqёrinё, me fenomenet politike, artistike, socjale rreth tij.

Ky tension, ky trazim i vazhdueshёm, kjo magmё e errёt pyetjesh pa pёrgjigje, kjo ulёrimё e deformuar subkonshi, pёrbёn edhe lёndёn bazё tё pikturёs sё Krist Dimos. Njё artist, i cili, sipas mendimit tim ka njё vend nderi nё artin bashkёkohor shqiptar. Ai ёshtё njё neo–ekspresionist i vonuar.

Ajo qёndron mbi modat dhe platformat akademike. Njё pikturё jashtё traditёs sё pikturёs nё vend. Para sё gjithash, ajo ёshtё njё pikturё qё i drejtohet shpirtit.

Ajo provokon, ngre pyetje, trazon, na vё nё mendime, por nuk jep zgjidhje, as nuk ngushёllon. Ajo na kёnaq, dhe ne nuk e njohim arsyen e vёrtetё tё kёsaj kёnaqёsie. Krist Dimo, dёshiron ta shohi tё vёrtetёn nё sy, me ngjyra, linja dhe herё herё edhe me fjalё.

Njё pikturё e cila ka nё qendёr njeriun e sotёm. Njё njeri nё shpёrbёrje, nё transformim, nё kёrkim tё vetvetes. Ajo flet pёr anёt e errta tё njeriut.  Gёrrmon tek hijet, ngacmon fantazmat e tij. Ajo e braktis rracjonalen dhe zhytet tek irracjonalja. Njё metafizikё plot tencjon dramatik ku njeriu nuk ёshtё kurrё i kёnaqur, pёrherё pa gjumё, pёrherё i trazuar. Piktura e tij, ёshtё autoportreti i kohёs sonё.