Xheni Krypi: Kur sporti bashkon botën
Në këtë Botëror fitoi Spanja,
me forcën e një ëndrre të madhe,
por përtej trofeut që shkëlqen,
mbeti një emocion që zemrat i ndezi.
U gëzova pa masë,
u emocionova në çastin e fundit,
kur heshti fusha e blertë,
dhe foli magjia e një nate të paharruar.
Ishin çaste të bukura,
ku njerëzit u bënë një zemër,
ku flamujt valëvitën me krenari,
dhe çdo shpirt foli me gjuhën e dashurisë.
Sporti është një mrekulli e rrallë,
ku një komb tregon shpirtin e vet,
jo vetëm me lojën në fushë,
por me kulturën, shpirtin dhe krenarinë,
që lënë gjurmë të arta në kujtesën e njerëzisë.
Sepse pas çdo flamuri që valëvitet,
fshihet histori, art dhe traditë,
fshihet një brez që ëndërron,
dhe një kulturë që jeton përjetë.
Sot fitoi Spanja,
por fitoi edhe bukuria e njerëzimit,
sepse sporti sjell më shumë se fitore,
sjell miqësi, respekt dhe dritë.
Dhe kur zëri i viteve të sjellë këtë kujtim,
kur brezat ta dëgjojnë me krenari,
do të mbetet një dëshmi e madhe:
se sporti nuk fiton vetëm trofe,
por ndërton ura mes zemrave
dhe lë gjurmë në historinë e njerëzimit.