Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasador Flamur Gashi: Reciprociteti i rremë!

Hapja e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc dhe e Konsullatës së Serbisë në Shkodër po paraqitet si reciprocitet. Por ky është një reciprocitet i rremë.

Konsullata shqiptare në Bujanoc u shërben dhjetëra mijëra shqiptarëve autoktonë të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, duke forcuar lidhjet e tyre me shtetin amë dhe duke mbrojtur interesat e tyre.

Po konsullata serbe në Shkodër kujt i shërben?

Në Shkodër nuk ekziston një komunitet serb që të justifikojë një përfaqësi të tillë. Prandaj, nuk mund të barazohen dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët.

Diplomacia nuk ndërtohet mbi formulën “një për një”, por mbi interesin kombëtar, nevojat reale dhe parimin e proporcionalitetit.

Reciprociteti nuk është barazi formale. Reciprociteti është barazi e interesit kombëtar. Kur mungon kjo barazi, reciprociteti është vetëm një iluzion diplomatik.