Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!


Zhurmë apo zë në shesh!

Protesta qytetare nё shesh do tё ishte e gjysmake nёse tehu do tё synonte thjesht tё korruptuarit e rradhёs nё politikё. Beteja ndaj korrupsionit e tё korruptuarve është një ndaj me tё drejtё nё shesh dёgjohen zёra edhe pёr reformimin e sistemit qё paradoksalisht nё vёnd qё tё parandalojё korrupsionin apo ekspozojё në kohë e ndёshkojё realisht atё, ёshtё shndёrruar nё “fidanishte” e tij teksa e ushqen, e mbron dhe e garanton atё!

Largimi i tё korruptuarve ёshtё vetёm hapi i parё e kurrsesi puna e mbaruar; pa u prekur sistem-“fidanishtja” e korrupsionit, do tё kemi vetёm rrokadё emrash nё korrupsionin elitar dhe zhgёnjim tё pashmangshёm pafund qytetar.

Sesa largimi i njёrit apo tjetrit atje lart, sfidë mbetet krijimi i kushteve qё nё mos pamundёsojnё, të paktën minimizojnё, ekspozojnё dhe ndёshkojnё korrupsionin elitar gjë për të cilën sheshi akoma nuk po flet me një zë.

Mesazhi qё nёnkuptohet deri tani ёshtё “ulu ti, tё hipi unё” e retorikat e sajesat me Kuvёnde Qytetare apo tё Popullit, tё zgjedhur me llotari etj, vetёm marrin energji e kohё tё vyer e pёshtjellojnë opinionin publik. Sheshi duhet tё shqiptojё sa mё parё zgjidhje qё lidhen me sistemin qё zgjojnё realisht besim e shpresё qytetare, ndryshe ai humbet kuptim pёr mё tej.   

Njё platformё reale pёr reformimin e sistemit zgjeron mbёshtetjen popullore pёr protestёn e produktin e saj politik dhe e rikthen atё nё identitetin qytetar sepse largon falangat e BeRamës atje që nuk munden të bëhen njësh me një projekt që u bie ndesh.

Korrupsion si pa u ndjerë!

Rrёnjёt e sistemit aktual qё ushqejnё korrupsionin shkojnё pёrtej politikёs duke pёrfshirё edhe shoqёrinё. Koncepti i “mikut” ёshtё kult mes nesh – “Mё mirё njё mik se njё ҫiflik” ndaj dhe nepotizmi familjar apo shoqёror si normalitet e pritshmёri e vёshtirёson mё tej betejёn ndaj korrupsionit si dukuri.  

Askush nuk ёshtё i imunizuar dhe presioni nga tё tretёt ёshtё i vazhdueshëm, sidomos pёr njё shoqёri tё vogёl e të mbyllur gjatë me rrethana ekonomike e ligjore qё ende pështjellojnë e shpien në mbijetesë. Nderi, favori, hatёri, borxhi etj dukuri mes nesh janё dekor nxitёs edhe pёr korrupsionin e atyre qё ulen nё karriken e shtetit. Edhe ata nё shesh qё sot anatemojnë të korruptuarit e abuzimin me pushtetin, nesёr nё karriken e pushtetit me shumё gjasa nuk do tё bёjnё “priftin” e “hoxhёn” pёrballё presionit tё lekut, familjarёve, miqve etj.

Ndershmёria e integriteti nuk janё aq tё mirёqёna mes nesh sidomos nё kushtet e sotme; të ishte ndryshe do tё funksiononte socializmi apo sot politikanёt nuk do dallonin nga klerikët.  Zgjidhja nuk ёshtё shpresa, kuturisja e ҫalltisja pёr tё kёrkuar me qiri tё rёnё nga qielli sepse tё tillё nuk ka dhe nёse qёllon, nuk zgjat shumё por pёrshtatja e sistemit qё jo kushdo të ulet nё karriken e pushtetit e nëse po, t’a dijё se nёse e bёn mullar, nuk ia hedh paq kollaj.

Zgjidhja tek problemi!

Nuk do shpikim rrotën për reformimin e sistemit e duhet me qënë realist se korrupsioni nuk zhduket e nuk ёshtё thjesht njё ves eskluziv elitar por dukuri shoqërore që rëndohet nga padrejtësia me pasurinë e degradimi i marrëdhënieve rreth saj mes nesh.

Protesta sot dhe produkti i nesёrm politik i saj nuk duhet tё krijojё pritshmёri tё rreme qё shpien nё zhgёnjime tё mёtejshme por duhet tё propozojё pёrshtatje tё atilla tё sistemit qё ai tё kontrollojё korrupsionin e jo tё kontrollohet si deri mё tani nga ai.  

Reformimi i sistemit duhet tё garantojё paralelisht parandalimin, ekspozimin e ndёshkimin e korrupsionit nё kohё dhe kjo mes tё tjerave mund tё arrihet edhe:

Duke reformuar sistemin zgjedhor – ai aktual krijon tё “fortё” partiakё qё falё listave nuk ua ndjen pёr votuesin dhe mbrojnё abuzimin e korrupsionin me imunitet politik e ligjor. Zgjidhja nuk ёshtё proporcionali kombёtar me lista tё hapura sikundёr lakohet nё shesh sepse deputeti sёrisht do tё jetё i gjithëkujt e askujt njёkohёsisht por sistemi mazhoritar me plotёsim proporcional si dikur qё rikthen nё identitet lidhjen votues-deputet.

Duke reformuar statusin e deputetit e pushtetarit – rroga, pensione e shpёrblime njёlloj si punonjёsit e tjerё nё shtet (nёpunёsit, mёsuesit etj), heqja e imunitetit pёrballё hetimit nga drejtёsia pёrveҫse llafit tё gojёs nё sallёn e Kuvёndit etj qё e shndёrrojnё punёn e tyre nё mision e jo biznes si tani.

Duke ndёrprerё financimin buxhetor pёr partitё politike qё nё vetvete janё shndёrruar nё vrima tё zeza tё gllabёrimit tё parasё publike, paradoksalisht nё dёm tё interesit tё tij (tё gёnjesh e tё vjedhёsh qytetarin me paratё e tij). Boll i kanë kuotat e anëtarëve, nëse kanë!

Duke kufizuar mandatet nё pushtet si pёr të prishur vijimёsinё e klientelizmit e abuzimit tё mundshёm ashtu edhe pёr tё nxitur risinё nё politikё

Duke ashpёrsuar ndëshkimin ligjor për pushtetarёt qё shpёrdorojnё e abuzojnё me paratё e qytetarit dhe shtrirё dekriminalizimin deri tek pёrjashtimi pakthim nga jeta politike.

Duke shndёrruar referendumin, lokal apo kombёtar dhe me tё drejtё pёrsёritjeje pёr brezin e rradhёs nëse domosdoshmëri, nё instrument rutinё pёr ҫёshtje qё ngёrthejnё interes publik e lidhen me pasurinё publike e natyrore

Duke zgjedhur presidentin e kryegjykatёsit nga populli pёr tё krijuar njё digё frenuese tё pavarur nga kulisat politike ndaj valёs sё korrupsionit elitar etj propozime qё tё plotёsuara me teza si psh. respektimi e kompensimi i pronёs historike, rijetёsimi ekonomik me investime nё industri e bujqёsi, taksimi i drejtё qё garanton investime publike, pensione dinjitoze etj, pёrbёjnё njё pikёnisje tё mirё pёr tё krijuar njё front tё pёrbashkёt opozitar ndaj polit BeRama pёrballё.  

Tik-tak nё shesh!

Shkop magjik nё betejёn ndaj korrupsionit nuk ka por parandalimi e ndёshkimi i atij elitar do tё ishte njё mesazh jo vetёm pёr politikёn por mbarё shoqёrinё sepse qytetari do tё ndjehet gjithnjё e mё mirё nёse dinjiteti e integriteti do tё ngrihen gjithnjё e mё lart nё piramidёn e vlerave qё bashkёjetesa mes nesh ҫmon e meriton.

E drejta e kauza nuk ёshtё punё numërim ditёsh qёndrese apo pjesëmarrjeje  nё shesh dhe protesta, sidomos tani qё PD po u bëhet dekor, nuk ka mё kohё pёr tё humbur pёr tё lёnё gjurmё e patur ndikim nё opinionin publik. Mungesa e drejtuesve dhe alibia se kёshtu shmanget kompromentimi i saj, ёshtё humbje pikёsh dhe vetёm i jep kohё tё ҫmuar e alibi shtesё pushtetit qё nuk ka kё tё fajёsojё përveçse vetveten pёr derexhenё ku ndodhet sot.

Rama nuk mund të bëjë “ufon” e t’ia hedhi paq me “libër pёrshtypjesh” tek penxherja e “tij”; boll qё tё tjerёt rrotull tij e bёnё mullar me paratё e popullit qё ai si “bari” i grigjёs ta lёrё atё punё, qoftë dhe i kulluar vetё sepse pazotësia e mefshtësia nuk janë argument.

Sheshi ndërkohë e bёri tё vetёn e tani ёshtё koha e tryezёs, e partisё qytetare e “bahҫevanit” për ta mbjellur nga e para fidanishten e sistemit me “farën” e shpresёs të marrë peng gjatё.  Zgjedhjet e rradhёs nuk janё aq larg sa duken!