Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: Fushë-Arrëzi, një zonë e thellë malore me sfida të mëdha


Fushë-Arrëzi nuk është thjesht një pikë në hartë.
Është shtëpia e mijëra banorëve që jetojnë në një zonë të thellë malore me sfida të përditshme.
Shkrirja e Bashkisë së Fushë-Arrëzit do të sillte pasoja të konsiderueshme për banorët e një prej zonave më të thella malore të vendit.
Shkrirja e Bashkisë së Fushë-Arrezit nuk do tẻ thotë vetëm ndryshim administrativ.
Për ata do të thotë më shumë distancë, më pak shërbime dhe më shumë vështirësi.
Në dimër, rrugët shpesh bähen të pakalueshme.
Si do të udhëtojnë qytetarët drejt Pukës për një dokument, një vërtetim apo një shërbim administrativ?
A është normale që një i moshuar, një familje apo një person me nevoja urgjente të përshkojë dhjetëra kilometra në kushte të tilla?
Fushë-Arrëzi është një zonë me mundësi të kufizuara punësimi.
Administrata e bashkisë është një nga burimet kryesore të punësimit.
Shkrirja e saj do të thotë më pak vende pune, më pak zhvillim dhe më shumë largim të të rinjve.
Një administratë që ndodhet larg realitetit të përditshëm të zonës do ta ketë më të vështirë të identifikojë dhe të zgjidhë problemet lokale.
Fushë-Arrëzi ka nevoja specifike si zonë e thelle malore, të cilat kërkojnë vendimmarrje të shpejtë dhe njohje të mirë të territorit.
Reformat duhet të afrojnë shërbimet me qytetarët, jo t’i largojnë ato.
Fushë-Arrëzi meriton të dëgjohet dhe të trajtohet me drejtësi.
Fushë-Arrëzi nuk po kërkon privilegje.
Kërkon vetëm të mos i hiqet e drejta për t’u shërbyer qytetarëve të vet.
Një zonë e thellë malore me sfida të mëdha ka nevojë për një administratë pranë njerëzve, jo më larg tyre.
Le të dëgjohet zëri i banorëve dhe të merret një vendim që i shërben atij komuniteti të nderuar!