Artur Spanjolli: IKONA E ZOJЁS SЁ KЁSHILLIT TЁ MIRЁ
1.
Ngjarja e pabesueshme ndodhi gjatë atyre Pashkëve të paharrueshme, dhe shumë vite më vonë, në vend që të harrohej, ajo u kujtua gjithnjë e më shumë.
Në atë epokë të madhe, prijësi shqiptar ishte tashmë në perëndim të jetës së tij. Ndaj hordhitë turke, me një tërbim të pashpirt e famëkeq, po dyndeshin gjithnjë e më shumë në tokat e Arbërit. Dihet se kohët e vështira sjellin gjithmonë ngjarje të mëdha. Ngjarje që ndajnë edhe vetë epokat dhe lënë shenja të pashlyeshme.
Pesëdhjetë vjet kishin kaluar që nga koha e atyre ngjarjeve aq të bujshme në Arbëri. Ishte viti 1517 dhe kohët ishin disi më të qeta. Gadishulli Italik ishte ende i lirë nga thundra osmane, por po kanosej gjithnjë e më shumë.
Manastiri i priftërinjve agustinianë, në Xhenazano, ngrihej fare pranë Kishës së Zojës së Këshillit të Mirë. Ishte një mbrëmje e qetë pranvere, edhe pse bënte ende ftohtë. Një ftohtë i çuditshëm, sepse përgjithsisht në prill ajri ngrohej dhe kudo pranvera mbushte kodrat dhe fushat me ngjyra e aroma të freskëta lulesh. Por çuditërisht, atë vit i ftohti ende nuk kishte ikur. Për këtë arsye zjarri në oxhakun e madh të bujtinës së De Slavit nuk ishte shuar ende.
Plaku De Slavi rrinte ulur mbi një karrige druri të gdhendur. Ishte punuar aq mjeshtërisht sa njeriu habitej nga ornamentet e saj aq të sakta. Valenca ku mbështetej ishte e butë. Në dorë mbante një libër në gjuhën latine, ku lexohej edhe titulli: “De Obsidione Scodrensi”. Në prehër kishte dy libra të tjerë: “Mater Boni Consilii” dhe “Codex miraculorum”. Ishte plakur aq shumë vitet e fundit, sa dukej sikur nga çasti në çast do të përgjumej përjetësisht.
I kishte sytë e vegjël dhe në ata sy ndrynte një brengë pa fund. Ishte një brengë malli pa skaj.
Në çast dera u hap dhe një burrë i hijshëm e i gjatë u shfaq. Plaku rrinte mendueshëm. I kishte sytë e zbehur dhe flokët e gjatë, tërësisht të thinjur.
“Bir i dashur”, foli plaku i motshëm duke iu drejtuar djaloshit. “Ti e di se si na u trondit jeta, plot 50 vjet më parë. E ke dëgjuar mijëra herë historinë që më ndodhi mua dhe Gjergjit. Paqja e Jezusit qoftë mbi të! Ti e di, ai na la. Por ai më la edhe një amanet dhe unë, siç kemi folur bashkë herën e fundit, duhet ta kryej porosinë! Kam përgatitur gjithçka për t’u nisur”.
“Ke vendosur të kthehesh atje? Në tokën e etërve? Në një tokë të cilës i ka rënë gjama e zezë prej vitesh? Tokë e shkelur nga turku mizor”?!
“Amaneti është amanet, bir. Askush nuk mund ta përmbushë amanetin përveç meje. Por jam shumë plak për të ndërmarrë vetëm një rrugëtim të tillë. Ndaj dua që të më shoqërosh”.
“Nuk do të lija kurrë vetëm, baba”!
“Bravo, bir! Të lumtë goja! Jeta e plakut është si një gjethe vjeshte, biri im. E fishkur dhe e dobët nga zverdhja e stinës, mjafton një fllad i lehtë dhe ajo mund të rrokulliset në dhé”.
“Por ti mundesh edhe ta lësh fare këtë amanet, babë! Ky vendim yt kaq këmbëngulës mund të jetë i rrezikshëm! Ti e di, atje vendi është plot me armiq. Vetë ma ke thënë që nuk na shohin me sy të mirë”.
“Ndëgjo, bir”. rrëfeu plaku, tani me zë të ulët. “Kam edhe mall t’i shoh ato vise para se të vdes. Aty ku njeriu ka kaluar fëmijërinë, aty edhe shpirti dëshiron të prehet i qetë. Kujtimet e viteve të fëmijërisë më ndjekin kudo, biri im. Përkundrazi. Sa më shumë plakem, aq më të forta dhe këmbëngulëse ato bëhen. Do të më ndjekin ndoshta edhe përtej; deri në fund të botës. Kudo që të shkoj, ato më rrinë mbi krye si një kryq e kënaqësi. Gjithashtu, vullneti i fundit i Gjergjit do të kryhet, bir. Përndryshe, nuk do të kem paqe nën dhé”!
Djali e dëgjonte me kujdes. Flakët e oxhakut, si koka gjarpërinjsh të ndezur, përkuleshin në ajrin e nxehtë, duke konsumuar vrullin e tyre në eter. “Nuk e di, babë. Nuk e di se ç’do të na presë atje. Mort apo gaz!”
“Biri im”, këmbënguli plaku. “Dy gjëra janë të rëndësishme në jetë: nderi dhe besa. Unë i kam dhënë besën Gjergjit. Porosia do të kryhet. Atje, me ndihmën e Zojës së Mirë, me siguri do ta gjejmë mikun e vjetër të Gjergjit, shpresoj të paktën. Dera e Bashajve dikur ishte një nga më të nderuarat në qytet. Ndaj, edhe pse turku është përzier me atë popull, besoj se do ta gjejmë njeriun të cilit i është adresuar letra e Gjergjit. I kam menduar të gjitha. Atje do të prezantohemi si tregtarë ikonash nga Venecia. Turku e ka mirë këtë periudhë me Venecian. Hajde pra, përgatitu dhe na qoftë udha e mbarë. Dhe Zoja e Këshillit të Mirë qoftë me ne”!
2.
Kur plaku dhe i biri u ngjitën mbi anijen tregtare në portin e Leçes, nuk ishin fare në humor të mirë. Ishin të dy krejt të hirrosur nga një parandjenjë kobzeje. Ashtu si qielli përpara shtrëngatës, plaku shikonte detin pa fund të prillit.
Ndërsa djali i ri, i shtyrë gati me forcë për të kryer një mision të tillë, rrinte i heshtur dhe i zymtë si një rrasë varri.
Dukej qartë se nuk e kishte me dëshirë këtë udhëtim, por respekti i padiskutueshëm për të atin e kishte shtyrë ta shoqëronte në këtë udhëtim të mbrapshtë. Ishte një udhëtim që mund të kishte edhe të papritura. Dukej qartë se ai po shkonte fare pa qejf atje.
Ishte ajo një tokë për të cilën ai kishte dëgjuar të flitej që kur kishte qenë fare i vogël. Nuk e kishte shkelur kurrë. Një tokë nga e cila, me qindra e mijëra arbër, për dhjetëvjeçarë tërë, ishin nisur me lot e mundim, për të mos iu gjunjëzuar armikut mizor. Një tokë e cila, në imagjinatën e tij, shfaqej plot lule me erë gjaku dhe aty ku shkelte këmba e turkut, dheu mallkohej e bëhej gur. Nuk mbinte më as edhe një fije bari. Një tokë ku nënat veç mallkonin duke çjerrë faqet dhe, duke shkulur flokët me dhimbje, qanin për djemtë e vrarë o të marrë peng. Një tokë e braktisur nga qielli dhe nga njeriu.
Osmanët e kishin marrë qytetin që prej shumë kohësh. Kishin ndërtuar tashmë xhaminë e parë dhe e kishin shndёrruar nё një vend kulti për ushtrinë e tyre.
Por nuk kish qenё veç kjo arsyja kryesore. Arsyja kryesore e plakut, pse nuk ishte kthyer kurrё nё tokёn e etёrve kish qenё njё tjetёr. Flitej se populli, nuk i shihte me sy të mirë. Mendonin se dy ushtarët, 50 vjet mё parё, e kishin grabitur Ikonën e shenjtё. Me vete kishte një letër qё i ndjeri Gjergj, kishte shkruar duke iu drejtuar një kushёririt tё tij, famullitar në qytet. Ndaj plaku, shpresonte që me ndihmën e priftit; – nëse ai jetonte akoma -, jo vetёm ta kryente amanetin, por tё sqaronte gjithashtu pёrfundimisht mёrinё qytetare 50 vjeçare mbi dy ushtarёt qё ruanin Ikonёn e Shenjtё.
Thonin se qyteti, mbas pushtimit turk ishte mbushur me ardhacakё nga veriu i Afrikёs, Azia; deri edhe nga Rumelia. Kur Shkodranёt e kishin dorёzuar kёshtjellёn, pjesa mё e madhe kishin emigruar nё Venedik, por njё pjesё e vogёl e tyre, kishin vendosur tё jetonin nёn zgjedhёn osmane. Ndaj, ato qё tani e kujtonin ngjarjen ishin shumё pak. Me shkodranёt nё emigrim ishte zbutur edhe mёria e vjetёr. Plaku shpresonte qё ai mund ta kryente gjithçka me qetёsi dhe fare i pa shqetёsuar nga qytetarёt.
Nëse nuk do tё takonte priftin tё cilit i adresohej letra, atëherë ai do ta kryente vetё amanetin. Shpresonte të gjente ndonjë sarhosh nga fisi i madh i Gjergjit.
Ndërsa nga familja e tij, ai e dinte, nuk kishte mbetur askёnd. De Slavi kishte qenё emigrant nё Shkodёr sё bashku me familjen. Ai kish ardhur fare i vogёl nga vendi i shkjaut. Gjatë luftërave me kordhë në dorë, osmanët i kishin vrarë tё gjithё meshkujt e familjes sё tij barbarisht në betejë.
Amaneti kishte diçka të frikshme por edhe madhёshtore brenda. Diçka që të ndillte krupën, të rrënqethte mishrat, por ai nё thelb ishte fisnik. “Eshtrat e mia dua tё prehen nё dheun qё mё lindi!” i kish pёrshpёritur Gjergji nё prag tё vdekjes. Por De Slavis ishte burrë, dhe trimat, shquheshin për kurajo.
Rruga shkoi mirë. Deti ishte i qetë dhe ato udhëtuan, falë erës Maestrale, e cila, duke fryrë drejt Ballkanit, e bëri udhëtimin shumë të pëlqyeshëm.
Djalit i ri, tek rrinte me bërrylat mbi urën e kiçit, shihte dallgët që çaheshin nga anija, dhe njё kuriozitet i çuditshёm i shtohej gjithnjë e më shumë.
Herё – herё ndjente frikё dhe kuriozitet grishёs. Do tё shkelte nё tokёn e etёrve tё tij. Njё tokё e nёmur, e dhunuar, e larё me gjak, por edhe kryeneçe dhe e pabindur. Kush ishin këta turqit? Krijesa barbare, të cilët i kishin kondicjonuar jetën që kur kish qenë femijë? Kush ishin këta kafshë me brirë, pa shpirt, të cilët veç digjnin, vrisnin, plaçkisnin, përdhunonin dhe shkatërronin mizorisht gjithçka? Sidomos në tokën e etërve. A ishte gjithçka e vёrtetё?
Tani, tek shoqёronte babёn plak, do tё kishte rast t’i shihte nga afёr. Një tërbim kaq mizor nga turku, – dëgjonte shpesh nga emigrantёt arbёr ardhur në brigjet italiane -, shpjegohej veç me mllefin 25-vjeçar që osmanllinjtё kishin ruajtur nё zemёr, prej Skënderbeut. Por trimi kishte vdekur. Ndaj jo shumë vonë, kalatë e Arbrit kishin rënë një e nga një. Bashkё me to, edhe ajo e Shkodrёs.
Kur zbritën në Durrës, bashkё me dy kuajt, kishin marrё me vete një sëndyk dhe dy shёrbёtorё. Ishin dy djaloshё tё rinj, shpatarё dhe me kurajo, pёr t’i patur nё krah nё rast rreziku dhe nevoje pёr mbrojtje. Rrinin tё armatosur.
Kur preku dheun e panjohur De Slavis i ri, nuk ndjeu asnjë emocjon. Ç’mund të ndjente? Kjo ishte veç toka e heronjve, e legjendave, e kobave turke. S’kishte lidhje fare me të.
Tani ecnin pёrgjatё rrugёs me kalldrёm të dy, babë e bir. Ecnin në rrjesht si karvan. Rrugës për Shkodër, bashkë me trokun e kalit, ndjehej edhe kllok-klloku i trastës së zezë. Se ç mbante ajo trastё brenda veç plaku e dinte. Mbante amanetin. Ishte një trastë e vjetër e thurur me fije lini. Porosia ishte brenda. E mistershme, kurioze, gati e nёmur. E rёndё si plumb, ajo mund tё bёhej akoma edhe mё e rёndё nёse nuk do tё kryhej siç duhej.
Në muzg, tek ecnin drejt veriut, dielli po zbehej përtej reve pranverore. Ditët ishin zgjatur aq sa mund të udhëtoje deri vonë. Rruga ishte e shtruar me kalldrëm. Çuditёrisht, toka ishte djerrё dhe pa lule. Nuk kishte erё lulesh prilli. Luftёra nuk kishte më, osmanët i kishin zaptuar ato troje, por ndjehej shkretia e dheut djerrё. Heshtja ishte e frikshme. Tashmё ato ishin troje, të cilat kishin mbetur ende me Krishtin, por qeveriseshin nga shteti i madh Osman. Populli ishte i detyruar t’i paguante shuma të mëdha pushtuesit pёr tё ruajtur tё drejtёn e pronave tё tyre.
Ecёn pёr tre ditё.
Nuk kishin hyrë akoma në Shkodër dhe gërmadhat e mbetura nga luftërat, plakut i kthyen ndër mend ato kohëra të largëta, pesëdhjet vjet më parë. Sa herë e kishte parë në ëndërr këtë kodër shkёmbore, ku ngrihej sovrane kalaja e saj. Qyteti kishte disa mure rrethuese. Mure që tani ruheshin nga ushtarë osmanё.
Ishte mbrёmje. Tek ecte si i mpirё, ai përpinte gjithçka me sytë e tij tepër kurioz. Emocjone nga mё tё çuditshmet i zgjoheshin nё shpirt. “Kjo është toka,” mendonte, “ku edhe pse emigrant, jam rritur. Kёtu besoj prehen edhe eshtrat e prindёrve tё mi.”
Plakut, iu mbushёn sytё me lotё. Kur i zunё sytё Bunën qё rridhte e qetё, iu kujtua kur ishte fёmijё dhe aty lahej dikur në verë. Iu kujtua si nё mjergull dashuria a parë. Kishte qenë djalosh i ri, me mustaqe tё zeza, të sapo dala. Tani iu kujtuan fytyrat shokëve tё fёmijrisё. Fytyra tё cilat pёr vite me radhё kishin fjetur nё skutat e kujtesёs sё tij. Pastaj i erdhёn ndёr mend turbull, zhurmshëm, betejat e para kundër osmanllinjve. Më pas, betimi solemn për tu futur në ushtrinë e Skënderbeut. Vetëm kur kishte puthur flamurin e Arbrit, e kishte kuptuar se ishte rritur me tërë mend. Kish qenë 18 vjeç atëhere. Tani i kishte kaluar tё 80 tat.
Gjithkund mbi qytet po binte heshtja e thellë. Njё derё qё mbyllej, njё zё fёmije qё ulёriste, njё kёmbanё qё biente e mekёt, dhe zёri i hoxhёs qё kёndonte nga minareti. Qielli po terrej nga muzgu.
“Mirmbrёma, i tha rojes. -Jemi tregtarё dhe vijmё nga Italia”, dhe i zgjati letrat.
Tek porta e qytetit, ndёrsa tregonte kontratat tregtare, plaku, me sytё me lot, shihte me kujdes gurët e rëndë të murit rrethues.
Qyteti ishte i ndriçuar me pishtarë. Nëpër terr, arriti dhe shkoi deri tek bujtina e parë, që i treguan me gisht.
Sa kishte ndryshuar ai qytet! Shihte ndërtesa të reja dhe diku, në muzg, zëri i hoxhës së garnizonit turk, ngrihej deri ne kupë të qiellit. Kisha e Zojёs sё mirё nё rrёzё tё shkёmbit, anash Bunёs, nuk dukej mё gjёkundi. Pikasi veç njё pirg gurёsh tё rrёmujshёm, tё cilёt plot trishtim, rrinin aty braktisur nga shiu dhe harresa. Më pas, i lodhur, u shtri për të fjetur.
Ndihej plaku aq mirё, aq i ngrohur nё shpirt, aq i lumtur nё gji, sa iu kujtuan kohёt e vjetra, kur ishte fёmijё dhe ai i lodhur, strukur nё prehrin e nёnёs qё i ledhatonte kokёn, e zinte gjumi fare i qetё. Ja ashtu ndihej. Si i ledhatuar nga ca shpirtёra tё padukshёm drite qё e bekonin orё e çast. “Dheu i babёs!” pёshpёriste dhe qante plaku nё errёsirё.
Akoma nuk ishte i ndërgjegjshëm deri në fund por, po flinte në tokën e etërve. Në tokën e egër dhe të ëmbël ku lindnin heronj. Një tokë, e cila e kishte shoqëruar gjithkund me hijen e saj, por ku tashmё ai, nuk kishte më as fis as miq. Një tokë e gjallë, e shkrifët, gjithmonë sunduese brenda shpirtit të tij. Një tokë plot bëma. Plot mrekullira. Plot legjenda nënash që flijoheshin për të ngritur mure kalash dhe lutje murgeshash në përgjërim përpara ikonash mesjetare. “Janë veç gёnjeshtra”, i kishin thёnё shpesh miqtё e tij në Xhenazano. “Legjenda!”. Por ai i besonte. Si të mos i besonte kur vetë ai, kishte jetuar më të pabesueshmen ndodhi të jetës së tij.
3.
Ndodhi në ditёt nё vijim. Bujtёsit e çuditshёm kёrkonin njё prift por nuk po e gjenin. Askush nuk e kujtonte njё prift me emrin Martin B. Tek e kërkonin nëpër sheshe, duke pyetur pёr tё, lajmi ishte pёrhapur gjithandej. Bujtёsit, e kёrkonin tё panjohurin tek lagja ku plaku ishte rritur dhe e mbante mend qё i vogёl. Mes hekurpunuesve, zdrukthtarёve, furrxhinjve, mullixhinve, famullitarёve e kёrkonte me insistim.
Por qyteti, i djegur dhe i shkatёrruar disa herё nga mёsymja osmane, kishte ndryshuar pamjen gati krejt. Megjithatё, plaku mbante mend themelet e ndёrtesave tё rindёrtuara pas luftёrave, njё prag, njё hark tё gurtё. Ai arriti tё gjente edhe njё mbishkrim me majё thike qё njё shoku i tij, kish gёrryer mbi shtuf. Emrin e Rozafёs, vizatuar me gjoksin jashtё.
Fjala kishte marrё dhenё. Një vendas i emigruar, tregtar ikonash, kërkonte nipin e vetëm të ushtarit të dikurshëm: Gjergj Bashaj. Plaku ende nuk e kish treguar se kush ishte. Dy herё, duke pyetur nёpёr famulli, ra nё gjurmёt e priftit qё kёrkonte, tё cilit i ishte adresuar letra e tё ndjerit dhe dy herё doli qё nuk ishte ai. Priftёrinjtё e ndihmuan duke shqyrtuar ato pak dokumenta kadastre qё kishin shpёtuar nga gjylet e osmanve, pёr vite me radhё.
Mё nё fund, plaku, i lodhur sё kёrkuari, ndryshoi taktikё. U detyrua tё tregonte mё tepёr pёr misjonin dhe pёr veten e tij.
Kjo ndodhi në mes të njё sheshi. Aty ku gjithçka dëgjohej dhe gjithçka shihej me sy. Atё mёngjes ishte mbledhur i madh dhe i vogёl.
“Ti, pretendon se e ke njohur ushtarin Gjergj Basha”?! – e pyeti njё shkodran i vjetёr, me emrin Drinish. Burri, e dinte ngjarjen sikur ta kishte jetuar vetё.
“Po, pohoi plaku me kokë. – Ndaj edhe po kërkoj nipin e tij. Kam një amanet nga i ndjeri”.
“Po ju kush jeni”?
“Një mik i tij”.
“Njё mik i tij”?!
“Po”!
“Mund tё flasёsh mё qartё”?
“Mё qartё”?! – ishte habitur plaku.
Kёtё herё ai e kishte ngritur zёrin. Kish mbetur nё heshtje, nuk dinte ç tё thoshte. Ende nuk e ndjente ta thonte tё vёrtetёn, por nёse nevojitej, ai do ta thonte atё. Ai do tё bёrtiste: “Unё jam ushtari tjetёr i ndodhisё. De Slavis”.
Çuditёrisht, njerёzit, nё vend qё tё habiteshin nga pohimi, mbetёn si tё gurёzuar. Po flitej pёr ndodhinё mё tё famshme nё qytet. Plaku u habit se si legjenda, edhe pse shumica e qytetarёve ishin ezmerё, berberё dhe kaukazikё, pra, tё ardhur nga larg me ferman tё Sulltanit, prap, ajo legjendё, ishte akoma edhe mё hijerёndё se vetё legjenda e Rozafёs.
“Ti po thua se e ke njohur? Kush ju beson juve’? – ngriti zёrin njё tjetёr burrё nga turma. Plaku nga dialekti e kuptonte qё ato qё flisnin, ishin shkodranё tё vjetёr.
Plaku, u ndje i prekur nё sedёr. Nxorri ca letra krejt tё zverdhura. Nё njёrёn nga to shquhej ende firma e Skёndёrbeut, si dhe ajo e Gjerg Bashajt. Ai e ngriti letrёn e zhubrosur, shkruar nga vetё dora e tё ndjerit duke e treguar atё gjithkund.
Njerёzia qё zgjaste kokёn dhe zgurdullonte sytё, kish mbetur pa frymё. Tani rrinin si tё mpirё, sikur tё kishin marrё njё grusht nё kokё. Plaku, mes tё tjerash nxorri edhe vulën e familjes së Gjergjit, bashkë me një kryq floriri, ku qe gdhendur mbiemri e tё ndjerit latinisht.
“U bindёt tani”?
Njё tregtar i ri, i cili i rrinte ngjitur, vazhdonte ta shihte çuditshёm, me mosbesim.
“Ç thoni ashtu?! – shtoi. Na e paskeni njohur ju?! Dhe tani, pas kaq shumë vitesh, po na shfaqeni kёtu?! Papritur e papandehur, si një vetëtimë në qiellin e gushtit? Na paske ardhur zotrrote këtu, pёr hir tё njё amaneti?! Dhe pale, me habinë më të madhe, po na del edhe miku mё i ngushtë i Gjergjit”?!
“E dini ju se ç mendon populli, pёr ato tё dy”?! – ngriti zёrin njё djalё i ri, i cili tani dukej edhe mё i zellshmi.
Djali, kthente sytё andej kёndej, rrudhte ballin sa nga nervat, sa nga habia, pastaj mbushur me frymё vazhdoi: “Ato ishin veç grabitёs ikonash! Ja ç’ka mendojnё shkodranёt për to. Ato pak qё kanё mbetur, sepse, kur kalaja ra; shkodranёt e vёrtetё, ikёn syrgjyn nё Venedik. Nëse ti me të vërtetë e ke njohur Gjergjin? dhe kjo ёshtё e pabesueshme, pse u zhduk ai atёherё?”
“Kjo qё pohoni është e pabesueshme, ngriti zёrin njё shkodran tjetёr. – Po na vjen tani, pas 50 vjetësh, pse”?
“Pёr të plotësuar një amanet”, tha plaku.
“Njё amanet”?!
“Po. Amaneti ështё më i rёndё se guri”, shtoi ai.
“Mirë e the”, u pёrgjigj njё tjetёr nga turma.
“Po ju? Ju? Ç dini pёr dy ushtarёt e Ikonёs sё Shenjtё”? – pyeti ardharaku.
Nisi tё flasё njё i moshuar.
“Baba mё ka treguar shpesh – ishte fëmijë atёhere -, se rojet u zhdukёn sё bashku me Ikonën e Shenjtë të Katedrales. Ata ishin dy nga ushtarët më të zgjedhur të Skënderbeut. Ajo Katedrale ishte vetë Zemra e qytetit. Nga frika e osmanllinjve, kisha ruhej ditë e natë. Aty, dyndeshin besimtarët dhe i luteshin Zojës së Këshillit të Mirë. Hordhitë turke po vinin gjithnjë e më shumë. Si re të zeza, nxinin qiellin e së ardhmes. Pritej të vinin kohë të egra, – tregonte shpesh babai. Skënderbeu ishte i sёmurё rёndё në Lezhë. Osmanët u informuan. Ndaj ato, morën zemër dhe u nisёn me njё hordhi tё re, gjigande. Vinin gjithmonë në pranverë. Ishte kohë Pashkësh. Siç e dini, 50 vjet më parë. Dhe këto dy roje, nga të cilët Gjergji ishte edhe daja i babёs tim, – në vend që ta ruanin Ikonën, ata u zhdukën. E shkёputёn nga suvaja ikonёn dhe me siguri e grabitёn atё. Kjo ishte tradhti. Ndodhi e paimagjinueshmja, e pamundura. Në një çast aq kritik, populli, u tremb aq shumё sa nuk dinte si tё reagonte. U bindёn! Ikona e shenjtë ishte grabitur. Ja pse Shkodra ra nё mort dhe ajo i mallkoi tё dy ushtarёt”.
Heshtja u bё gёrryese.
“Ju nuk e dini se ç’ndodhi me Ikonën pёrtej detit?! – u mbrojt fuqishёm plaku. – Ajo, pёrtej detit kreu shumë mrekulli”!
“I kemi dёgjuar. Gjepura”! – u dёgjuan njё zё.
“Pse nuk mё besoni, pse”?!
“Shkodranёt u mërzitën shumë. Ato i prisnim mrekullitë në Shkodër! Ndërsa ato ndodhën gjethkё, fare larg! Ndaj, shkaktarët e largimit të Ikonës, ishin ushtarёt, emёruar nga vetё prijsi Skёndёrbej”.
“Ato nuk ikën. Ato nuk e rrëmbyen atë. Ato u gjendën nën vorbullën e një mrekullie”, tha plaku duke zgurdulluar sytё e tij tё bardhё.
“U gjendën nën vorbullën e një mrekullie”?! – pyeti njё burrё me mosbesim. Pastaj u ngërdhesh me ironi.
Tani ai e kishte hedhur vёshtrimin nga turma e qytetarëve. Pastaj u kthye prap nga plaku. Me një zë të rreptë, vazhdoi:
“Gёnjeshtra! Populli e mbante atë ikonë si gjënë më të shtrejtë. Ajo ishte shpresa e tij e fundit. Ajo Ikonë kishte ardhur para gati dy shekujsh nga Toka e Shenjtë”!
Plakut De Slavis po i sosej durimi. Tani e kishte gojёn e hidhur. Ndjente njё boshllёk nё gjoks. Kjo ishte e padurueshme, kjo ishte njё shpifje e ndyrё, mendonte. Nisi të dridhej. Po cënohej vetë ndershmëria e tij, e cila ishte edhe gjeja më e shtrenjtë qё kishte.
“Ёshtë një Zot mbi ne që na dëgjon tani, dhe unë po jua pohoj tani. Para kristjanёve qё besojnё dhe qё nuk besojnё. Para tё gjithёve..” tha plaku dhe nuk duroi mё. E plasi lugёn nё gjellёn qё ishte gatuar plot 50 vjet mё parё, aty, nё vendin ku ishte rritur. “Po!” pohoi me zё tё lartё. “Unë jam ushtari tjetёr. Pjetёr de Slavis. Unё dhe Gjergj Basha, u gjendëm në mes të asaj mrekullie të pabesueshme”!
U dёgjua njё zhurmё habie mes njerёzve qё lёvizёn nё çast.
Mё pas, heshtja u bё e qelqtё dhe e ftohtё.
“Nuk e dimё a t ju besojmё a jo”, tha njё zё.
“E ç’ishte kjo mrekulli?! Legjenda e fluturimit të Ikonës? E dimё edhe kёtё… E kemi dëgjuar, por nuk e besojmё”!
“Nuk e besoni, tha plaku. – Ngjarja po ndodhte përpara syve tanё. Para syve tё mi dhe tё Gjergjit. Ishte ag. Tutje, dielli kishte lindur. Sheshi ishte plot me besimtarё, tё cilёt vinin qё herёt t’i luteshin dhe tё nderonin Ikonёn. Qёndroja nё kёmbё truproje tek dera e jashtme e kishёs. Nё çast, pashё se si një re e madhe si njё vorbull drite, po afrohej nga lindja. U afrua aq shumë, sa na mbështolli krejt si në një mjergull. Njё mjergull plot dritё dhe mister”!
Ndёrkohё qё plaku fliste plot pasjon, rreth tij, vazhdonin tё mblidheshin qytetarë tё tjerё. Në fillim, ishin thjeshtё kalimtarët tё rastit. Tani, fjala kishte marrё dhenë. Poshtё harqeve të Manastirit ishin afruar edhe fetarët e ndërtesës. “Ç’po ndodh? Ç’po ndodh?” pyesnin kalimtarёt. Ato qё dinin diçka, ia shpjegonin tё tjerёve se kush pretendonte tё ishte bujtësi i panjohur.
Ishte akoma ag dhe dielli ende nuk ishte ngritur nga prapa kodrёs.
“Mrekullia, qeshi njё burrё me mosbesim. – E vetmja mrekulli, vazhdoi ai, ishte fakti, se si ia dolët të iknit deri në Ulqin?! Dhe nga aty. Si arritët të merrnit anijen për Itali. Ja kjo ishte mrekullia e vetme…! Po si nuk u erdhi zor mor burra”?!
Plaku bujtёs u ndje rishtaz keq. Diçka e çuditshme sikur e mbёrtheu fort prej gryke.
“Kam jetuar një jetë të tërë me nder, tha. Unë nuk kam asnjë arsye tё gënjej”!
“Nёse jeni ju vёrtetё njё nga ushtarёt, ta dini se e latë shkodrёn në pikё tё hallit. Braktisёt një popull të tërë. Mirë ti, nёse je vёrtetё ai qё ishe edhe shkja; por Gjergji? Atij, shkodran i vjetër, populli nuk ia fali kurrë”!
“More burra, ta dёgjojmё njё herё, ia pati një zё nga turma. Mё pas e gjykojmё”!
“Çfarë t’i dëgjojmë këtij ne, foli një tjetër me mosbesim. Gjepura”!
Qёndronin akoma brenda harqeve të gurta të njё korridori të gjatë.
Vazhdonin tё flisnin me zjarr. Plaku, i cili pretendonte tё ishte njёri nga rojet e ikonёs, mbante, me dorёn shtrёnguar fort njё torbë tё zezë. E cila, sa herë ai dridhej, tingëllonte me një zhurmë të errët klok-kloku.
Kur plaku, i prekur nё sedёr dridhej, ai e shtrёngonte aq fort grykën torbës, sa ajo tundej frikshёm nё ajёr. Si tё kishte brenda njё gjallesё nevrike.
“More burra, bёrtiti plaku me gjithё shpirt. – Ikona iku, fluturoi mrekullisht, a po merrni vesh a jo”?! Plaku foli kёshtu dhe ngriti krahun duke treguar me gisht qiellin.
Ndërkohё u afrua një prift akoma edhe më i vjetёr. Nga kurioziteti i bisedёs, prifi kish filluar tё hapte rrugёn mes njerёzve me bёrryla. Mbante tё mbathur, zhgunin Franceskan. Ishte famullitari i një kishe pranë.
Në fillim, kish ndenjur në heshtje duke dëgjuar shamatën, e cila kumbonte në korridoret akoma të përgjumura të manastirit.
Ai iu drejtua plakut.
“Ju, pohoni se jeni një nga rojet”?!
“Po”, ngriti zërin De Slavis. I cili nuk e kuptonte, por nё vend qё tё stepej, po mbushej me frymëzim.
“E kujtoj unë këtë burrë”, u dёgjua njё zë tjetёr nga turma.
Zёri erdhi nga fundi. Tё gjithё kthyen sytё nga zёri dhe çiuditёrisht, po fliste invalidi Avranit Kopliku. Ky burrё, dergjej nё shtrat qё prej 33 vjetёsh. Qё kur mbas njё aksidenti me kalё, tё dyja kёmbёt nuk i bindeshin mё vullnetit tё tij.
“Ky zotёri i panjohur!” vazhdoi ai, “ёshtё vërtetë një nga dy rojet. E mbaj mend nga ajo vrrjaga në ballë. Isha rreth dhjetë vjeç kur sillesha qark Katedrales. Kurioz nga natyra, i kqyrja me kujdes ushtarët e Skënderbeut. I kqyrja shpatat. Mburojat, pastaj i shihja nё fytyrё. Po! Ky ishte atje! Ky sybardhi me shenjёn nё ballё!”
Njerёzit nuk ia vunё shumё veshin. E dinin qё Avranit Kopliku, qё kur kishte humbur kёmbёt, kishte raste kur delironte pёr orё tё tёra nё Pazar duke sharё edhe mallkuar fatin e tij ndёrsa shkulte flokёt me duf.
U dёgjua njё zhurmё e mbytur fjalёsh nё eter. Njerёzit lёvizёn me shqetёsim dhe kthenin kokat.
“Dhe ju pohoni se ikona e Zojёs, u shkëput vetë nga suvaja dhe u trasportua mrekullisht?!” e pyeti njё burrё tjetёr. Mbante qylaf mbi kokё dhe njё palё mustaqe si kalli misri.
“Ç’ka parё, ç’kam ndjerё! Veç natёs sё varrit do t’ja tregoj. Tmerr dhe mrekulli!” foli plaku dhe ngriti prap sytё nga qielli.
“Përse Zoja e kёshillёs sё Mirё do e braktiste qytetin e saj të dashur në një moment aq të vështirë? Ne kishim nevojë për ndihmën e saj! Nёnat tona qanin në përgjërim përpara saj. I luteshin që Ajo të na mbronte”!
“Ajo. E Nderuara, shtoi plaku. Tani buzёt po i dridheshin. – E dinte që osmanllinjtë do ta pushtonin qytetin. Do t’i vinin zjarrin Faltores. Zjarri do ta bënte shkrumb e hi ikonën”.
“Ikonёn e kanё grabitur, ia pat një zë nga turma. – Historia e fluturimit në qiell është veç një legjendë”!
Nё shesh, mes njerёzve qё mprihnin veshёt, kish ardhur gjithfarlloj kuriozësh. Zejtarë, tregtarë, fshatarë hijerëndë me mustaqe. Të rinj me veshje orjentale. Ushtarë, të moshuar me zhgunin fetar, hekurpunies.
“Ikona nuk u grabit, u indinjua plaku. Ne u gjendëm në vorbullën e një mrekullie…”, shtoi.
Ndёrsa fliste, e rrokte me vështrim tërë turmёn, e cila vazhdonte tё shtohej. Bashkё me tё edhe nervozizmi dhe dyshimi.
Por, nga mёnyra se si plaku dridhej, dukej qё po thonte tё vërtetën. Tani ishte krejt i skuqur nё fytyrё. “Ky ose ёshtё i çmendur, ose ёshtё vetё ai!” mendonte gjindja.
Plaku vazhdonte tё mbёrthente në dorë thesin e zi qё dridhej lehtas.
“Po aty brenda ç’fshihni”? – pyeti njё tregtar duke treguar me gisht nga thesi.
“Kёtu, tha plaku. – Amaneti. Për këtë kam ardhur. Gjergji e dëshironte me zjarr. Ai donte të prehej pranë familjarëve tё tij”!
Plaku foli gati pёrdёllim, por nё zёrin e tij kishte edhe njё tmerr tё fshehtё.
Pasoi një heshtje e re.
Ishte një heshtje gërryese si acid. Një heshtje mospajtimi. Fare e padurueshme, në një tokë, e cila gjatë atyre pesëdhjet vjetëve kishte ndryshuar shumё. Pjesa mё e madhe e qytetarёve, vёrtetё ishin të ardhur, por ato e kishin bёrё tё vetёn legjendёn e ikonёs sё zhdukur.
Tani, të gjithë zhbironin me një kuriozitet vrasës torbën e zezë. Ajo, shtrёnguar nё grushtin e bujtёsit, kur dridhej, dukej sikur kёrcёnonte aty gjithkёnd.
“Gjergji dёshironte tё prehej kёtu?” u dёgjua njё zё. “Ai nuk ka vënd këtu. Për kёt qytet ai është një tradhtar.”
“Duam fakte t’ju besojmë. Zoja e Kёshillёs sё Mirё nuk do ta lente kurrë qytetin e saj.”
“Ju doni fakte, u habit plaku. Kur ikona doli fluturimthi nga Kisha, sheshi, ishte plot me njerëz. Kishte atje, murgesha që luteshin. Ishte krejt populli, me sytё e habitur nga qielli. Kishte tregtarë, luftëtarë të Kastriotit. Pleq dhe fëmijë! Por sidomos gra, tё cilat, qё herёt nё mёngjes, vinin tek kisha pёr tu lutur! Unё vetё I pari u habita. Si ёshtё kjo punё? Mendova. Akoma ag dhe dha ka kaq shumё shkodranё nё xhiro”?
“Ky është një trill. Asnjë nuk ka dёshmuar pёr ikjen e saj siç e pёrshkruani ju. Zhdukja e saj ndodhi nё fshehtёsi. Mbas gjёmёs, familjet e ushtarёve u fshehёn. Ato kёrkuan ndjesё pёr dy ushtarёt e zhdukur pabesisht. Populli i Shkodrёs filloi t’i urrente. Sidomos nënat e tyre, të cilat kishin rritur tradhëtarë. Populli i Shkodrёs i shikonim gjithë mllef. Ndaj gratё nuk dilnin mё nё qytet. U ngujuan nga turpi. Një mëri pesëdhjetëvjeçare”.
“Për besë, nuk di ç’tju them mё shumё,” shtoi plaku. “E kush i njeh punët e Perëndisë”.
“Punёt e Perёndisё?! Edhe pse kjo legjendё u përhap nё mbarё Europën, ajo nё Shkodёr nuk u besua kurrё.
Ndaj e përsëris! Në emër të të gjithë shkodranëve: Zoja nuk do ta braktiste kurrë qytetin e saj! Ne e adhuronim Atë!”
Plaku heshti. Nuk donte ta shtonte acarimin.
“Jam këtu, shtoi plaku, veç pёr amanetin e Gjergjit. Me mua bёni ç tё doni. Nёse mё mbani pёr tradhtarё dhe grabitёs, ja ku jam. Qёllomёni me gurё. Po e theksoj: Gjergji dhe unë, mrekullisht, u gjendёm pёrtej detit”.
“Tregojnё tё vjetrit se as prifti i Katedrales, nuk e besoi mrekullinё! Kjo ёshtё grabitje u shpreh”.
Ky qё foli ishte njё ushtar. Ushtari fliste shkodrançe por ishte veshur me rroba ushtarake osmane. “Ku ёshtё parё e dёgjuar, tё fluturoj Ikona nё qiell, ka thёnё prifti!”
Pёr arsye tё trastёs sё rёndё, dora e plakut, pak nga pak, po lodhej. Ndaj nisi ta ulё atё lehtas mbi gurët e kalldrëmit.
“Njërëz të mirë dhe fisnikё shkodranё!” shtoi plaku. “Më lejoni ta them deri në fund ç’ndodhi.”
“Flisni, po ju dëgjojmë”, ja ktheu njё zё. Sytё e njerёzve u bёnё edhe mё kuriozё, tё pёrqёndruar.
“Atë mёngjes, siç e thashё ne po bënim roje. Dielli po lindte. Nuk e di. E përsëris. Me siguri u përgjuma. Prisja qё tё ndёrrohesha me Gjergjin. Kisha ndenjur zgjuar tёrё natёn, ndaj doja urgjentisht tё pushoja. Tё flija. Nё ag si duket, gjumi mё kishte kёputur tek shkallёt e faltores. Pashë të afrohej një vorbull e madhe reshë plot dritë. Sa më shumë afrohej, aq më shumë dalloja brenda vorbullës, duar, sy, krahë në formë drite. Nga reja, e cila më magjepsi fare, dëgjohej një muzikë e mrekullueshme. Ishte një këngë hyjnore. Nuk i shquaja tingujt, por melodia ishte aq magjepëse sa të habiste krejt. Pranë meje shihja Gjergjin. Se nga kishte mbirё aty. I kishte sytë e zgurdulluar. Rrinte gojëhapur dhe shihte në qiell. Aty, pashë se si nga vorbulla e resё plot dritë, dy figura tё shndritshme, mrekullisht, mbanin me krahët e tyre Afreskun e Zojës së nderuar. Mu bё si perёndim, por nuk ishte ashtu. Ishte ag dhe qielli ishte krejt i kthjellët. Ngjyrё kobalti nё turkez. Muzika hyjnore shtohej. Në atë rrëmujë krahësh, duarsh, syshë, flatrash, të cilat kishin forma drite, dallova qartë katrorin e vogël të afreskut. Ishte shkëputur çuditshёm nga suvaja e Katedrales. Për një moment ula sytë. Sheshi ishte plot me qytetarë qё shikonin drejt qiellit. Klithnin nga habia. Dikush tregonte me gisht, dikush tjetër lutej me pëllëmbët e ngjitura. Një tjetёr, më larg, kishte ngrirё krejt. Të tjerë, nga mosbesimi, s merrnin frymё. Edhe mё tutje. Mbi bedenat e Rozafatit, kishte grupe njerëzish që tregonin me gisht mrekullinë.
Krejt i magjepsur, u ngrita. Bashkë me mua edhe Gjergji. Mendimi se duhej ta ndiqja Ikonën, si rojtari besnik i saj, mё vetёtiu nё mëndje. Nisa ta ndjek me sy Ikonën. Nuk ia shqisja sytë. Ndёrkohё ecja si i prishur mendёsh. Krejt i magjepsur. Shpatёn e mbaja në mill. Ndjeja një si fuqi të pashpjegueshme. Këmbët nuk e ndjenin lodhjen. As trupi. Ndiqja Ikonën me sy. Isha betuar ta mbroja atë. Po si ta mbroja? Ajo po fluturonte vetё nga Kisha e Shёn Stefanit. Po ikte në mes të një vorbulle drite. Ishin re, mbushur me figura drite. Tani, ajo, e bartur mrekullisht nga duart e atyre krijesave plot shkëlqim verbues, po largohej. “Edhe ti e sheh!” arrita t’i them Gjergjit, nё krah. “Po!” tha ai.
Ishim në ëndërr? Ishim zgjuar? Nuk di ç’të them. Më dukej si udhëtimi nëpër natë i Kostandinit me Doruntinën. Isha në ëndërr me siguri, por ajo ëndërr, ishte aq e fuqishme, aq e kthjellët, aq e bukur dhe hyjnore, sa mund ta pohoj me plot gojën se ato emocjone që ndjeva gjatë asaj eksperience, nuk i kam ndjerë kurrë mё. Miq të mirë! Mrekullitë ekzistojnë.”
Tani turma nuk pipëtinte. Rrinin si të magjepsur nga fjalët e plakut me kurriz tё dalё. Sytё, sikur po i zbardheshin akoma edhe mё shumё.
“U gjendёm rrёzё Bunёs” vazhdoi plaku, “I ishim larguar Kishёs. Pastaj, qyteti na u zhduk. Isha krejt i pёrpirё nga kori hyjnor. Duar, këmbë, flokë plot dritë. I kishin sytё zmeraldi plot dritë të gjelbër. Mbanin kurora vezulluese. Oh ç mrekulli hyjnore! Nuk i ulja sytё, por nё ndёrgjegje e dija që ne dy ushtarёt po ecnim mbi valët e detit. Nuk fundoseshim. Ecnim mbi to. Nuk e di ta shpjegoj. Është një mister, të cilin që prej 50 vjetësh e ndryj brenda vetes. U gjendëm në brigjet pёrtej. Flitej gjuhë tjetër. Kishte tradita të tjera. Mё nё fund, Zoja ishte ulur mbi një Kishë tё papёrfunduar. Gjendej mbi një kodër. “Ku jemi kёtu?” pyeta njё fshatar. “Xhenazano!” mu pёrgjigj. “Xhenazano?! Ku gjendet ky vend?!” I panjohuri, i cili mё kuptoi me zor, ma tha. Me siguri e shihte tronditjen time. Nuk kuptonte si duhej.
“Po Roma nga bie?” e pyeta çuditshёm.
Fshatari u ul. Mori njё shkop dhe vizatoi mbi pluhur. Vuri njё pikё dhe shkroi: Roma. Pastaj bёri shenja mbi dhè. Njё vrrjagё tё gjatё, pastaj bёri njё pikё tjetёr dhe shkroi: Genazzano.
“Dieci ore di cammino!” tha pastaj.
“Nga vini?” mё pyeti. Mbeta si i shtangur. E dija qё na kishte ndodhur diçka e bukur, por ajo bukuri ishte e tmerrshme. Gati e frikshme.
Ikona, zuri vend në formë mrekullore, afër murit të njё Kishe nё ndёrtim. Një gisht larg nga muri, në lartësinë e një boje njeriu. Rrinte pezull në ajër. Mbante vetveten duke sfiduar qёndrёn e rёndesёs! E shihja me tmerr dhe mrekulli. Nuk i besoja syve tё mi! Kishim qenë dëshmitarë të një mrekullie! Qoftë Lëvduar Jezu Krishti. Ne ishim të vetmit dëshmitarë të ndodhisë. Veç ne kishim parë ndoshta gjithçka? Vazhdoja tё fërkoja sytё nga mosbesimi, çliroja klithma habije. Edhe vendasit e asaj qyteze mbi kodёr, nuk arrinin tё besonin. Na preknin me kuriozitet, si tё kishim ardhur nga Qielli. Thonё qё mrekullitë, Perëndija ia shfaq vetёm atyre qё besojnё nё to. E gjithë qёnja ime, ndёrgjegjja ime, ishte ende e mpirё. Mundohesha tё kuptoja, ç kish ndodhur? E besoja? Si mos ta besoja! Njё pjesё e qenjes time e besonte. Ndërsa pjesa tjetёr e saj, vazhdonte ta vinte nё dyshim. “Ndoshta jam nё ёndёrr” i thoja vetes si i marrё. Prekja dheun, gurёt, njerёzit e atjeshёm. Si kish qenë e mundur? Si kish ndodhur e pabëra? Si kishte mundësi që brenda një dite, ne kishim kaluar një hapësirë për të cilën duheshin mbi dhjetë ditë rrugë? Krejtësisht tё shtangur, nuk arrinim ta kuptonim! Kishte qenë një ndërhyrje hyjnore. Ishte diçka e mirë për ne të dy, kjo ishte e qartё. Qielli na kishte dashur fort. Në sytë e Perëndisë ishim njerëz të mirë ndoshta? Po ne ishim ushtarё! Kishim vrarё njerёz? Apo tё vrasёsh nё luftё, pёr njё çёshtje tё drejtё, ndoshta nё Qiell nuk shihet si mёkat?! Por shtangja më e madhe ndodhi mё pas.
Filluan mrekullitё.
Tani, kthimin nё atdhe, as nuk e mendonim fare. Njerёzit e panjohur, me gazin nё sy, na ndihmuan, na dhanё strehё, bukё, ujё. “Kjo ёshtё mrekulli!” thonin ato qё kishin nё shpirt farёn e besimit. Jeta e jonë tashmë u lidh pazgjidhshmërisht me Ikonën. Me atë Ikonë të bukur, e cila kishte preferuar të Largohej nga Shkodra. E pabesueshme. Ndёrkohё, – mezor merreshim vesht atje. S kuptonim gjuhёn. Ndёrkohё, ngjarja kishte marrё dhenë. Filluan tё ndodhnin gjёra tё çuditshme. Vinin nga tё gjithё anёt e gadishullit, sikur aty tё ishte qёndra e Vatikanit vetё. Vinin me turma, plot djersё, plot dhurata, plot lutje. Vini duke marrё frymё me zor nga ngjitja e kodrёs. Nё kёmbё, mbi gomar, me kuaj, karroca. Vinin plot shpresё dhe besim se do shёroheshin. Ishin nga tё gjitha moshat, por sidomos gra dhe nёna besimtare. Në 110 ditët nё vijim u verifikuan 160 mrekulli. Kishte hallexhi nga mё tё ndryshmit, tё cilёt, sapo ia zinte veshi ngjarjen e mrekullueshme ja behnin nё qytezё. Vinin të paralizuar, të verbër, të tentuar nga djalli. Vinin të sëmurët rëndë, me lebër, vinin të çmendur. Deri edhe ato që nuk besonin, kur shihnin me sytë e tyre mrekullitë, gjunjëzoheshin me lot në sy dhe konvertoheshin. Të tjerë, ngriheshin nga barrelat e vdekjes dhe ktheheshin me këmbët e tyre në shtёpi.
Bujë të madhe bëri Zoja e Këshillit të Mirë ardhë nga Shkodra! Ndërkohё këtu…. Në dheun mёmё, hordhitë turke kishin filluar ta digjnin këtë vend. Qe thënë prej qiellit ndoshta ky fat kaq i lig? Ne nuk i dimë planet hyjnore. Nuk dimё asgjë. Unë di vetëm t’ju them se gjithçka është e mundur pёr Perëndinё dhe se ne, duhet të sillemi mirё.”
Heshtja u bё e thellё.
Plaku u përkul dhe u bë gati të merrte thesin tё cilin tani e kishte mbёshtetur mbi gurёt e dyshemesё. Ç mbante brenda ai thes i zi? Eshtra? Ikona?
“Ndoshta është rasti ta varrosim kёtu Gjergjin. Të gjithë bashkë dhe ta konsiderojmё njё njeri të shenjtë! Ky burrё shkodran, pas asaj qё na ndodhi, iu fut urdhërit Agostinian. I mbylli sytë duke iu lutur Krishtit. Ishte, pёr mua, njeri i shenjtë. Ndërsa unë pata njё fat tjetёr. Mua mё pёlqenin gratё ndaj, para se vesi tё mё hynte thellё, u martova”.
“Po ai lajmi i mirё qё na ke sjellё ç’është?!” pyeti dikush nga turma.
Atёherë plaku u ul mbi bordurën e harqeve të gurta. Rrezet e diellit ia ndriçonin fort fytyrën. Mori frymë thellë dhe filloi prap tё ligjёronte.
“Përpara se ikona të fluturonte në qiell. Në manastirin Agostinian të Xhenazanos jetonte një vejushë. Ishte e vjetër. Ajo me kursimet e një jete, kishte filluar të ndërtonte një Kishë e cila kish mbetur papёrfunduar. Të hollat e vejushёs kishin mbaruar dhe Kisha pat mbetur pёr gjysёm. Ngaqё ajo ishte mburrur lart e poshtё nё qytezё se do ta ndёrtonte para se tё vdiste, tani banorët, kur e shihnin, e vinin nё lojё: ‘Petruccia! Akoma Perëndia nuk po t’i sjell paratë për të përfunduar Kishën?’
Petruccia, nuk u përgjigjej provokimeve. Por një ditë iu kthye: ‘Para se të vdes. Kisha do të ngrihet. Virgjёresha e papёrlyer, bashkё me Shёn Agostinin do tё mё ndihmojnё”!
Ngjau siç e kishte parashikuar ajo. Pak kohë më pas. Kur Ikona u ul mrekullisht mbi muret ende tё zhveshura tё asaj Kishe, filluan të ndodhnin mrekullitë. Atëherë u mblodhën aq shumë parà, sa Kisha u përfundua shpejt. Petruccia, me gjithë habinë e saj, erdhi vetë tek ne të dy, pelegrinët e Shkodrës dhe na rrëfeu veças, se Zoja e Këshillës së Mirë, kishte preferuar të largohej nga Shkodra pёr arsye se qyteti do tё digjej nga osmanёt. Por ajo e kishte akoma për zemër Shkodrën e saj!”
Tani ishin mbledhur aq shumё njerëz, sa ishin ngjitur deri mbi pullaze mbi trarёt qё mbanin kollonat. Kishte qytetarё shkodranё, kishte turq, kishte ushtarë tё zinj, kishte tё rinj, fshatarë, gra dhe plaka, të cilët hynin në qytet për të shitur ushqime, bagëti. Kishte lypës deri edhe tё verbër. Disa nuk e kuptonin fare atё arbёrishte tё vjetёr, por tё tjerё, me zё tё ulёt, pёrkthenin fjalёt e bujtёsit tё çuditshёm.
Mes njerёzve, shtrirё mbi një karrocë të shtyrë nga një jevg, rrinte edhe paralitiku më i famshёm i qytetit: Avranit Kopliku.
Burri, kishte mbetur i paralizuar, që kur kishte rënë nga një kal i tërbuar. Tani dëgjonte rrëfimin e plakut dhe nuk e zinte vendi nё vend.
“Boll me broçkulla or mik!” ia preu një djalosh tjetër. “Boll se po na lodh!”
“Bën mirё të ikësh sa më parë!” tha njё tjetёr, “se baballarёt tanё, i kanё dhёnë drejtim kёsaj pune!”
“O burra!” u dёgjua akoma zёri i sakatit Avranit Kopliku. “Mё besoni. Ky njeri tregon tё vёrtetёn. More dёgjoni sepse e kujtoj mirё fytyrёn e tij. Ky ёshtё ai ushtari tjetёr!”
Një ndjesi mospranimi, mospajtimi, po shtohej gjithnjë e më shumë nëpër shpirtëra. Urrejtja po rritej dhe njerëzit, po e fuqizonin atё ndjesi pak nga pak.
Veç një pjesë fare e vogël heshtte. Tё tjerёt ngrinin zёrin, mёrmёrisnin tё pakёnaqur. Lёviznin, shihnin me sytё plot helm. Dikush kapi njё gurё dhe e fshehu nё pёllёmbё.
Nuk ishte çudi qё turma, krejt e inatosur, t’i vёrsulej plakut dhe ta godiste. “Ёshtё veç njё mashtrues!” pёshpёrisnin tё tjerё. Dikush bёnte shenja mospranimi. Ca nuk arrinin t’ia hidhnin mё as sytё bujtёsit. Ai dukej si tё ishte ngritur nga varri dhe tё donte tё dёshmonte pёr gjёra qё kishin ndodhur nё njё jetё tjetёr.
“Bёn mirё të ikësh mor Shkja!” ulëriti një i moshuar i gjatё dhe plot kocka. “Kёtu nuk je i mirpritur!”
“Petruccia!” ngriti akoma edhe mё fort zërin plaku, i cili tani dridhej edhe mё keq. “Petruccia, mu lut edhe për diçka tjetër!”
Plaku, me nxit, hapi thesin dhe nxorri qё andej një ikonë. Ishte një riprodhim i imazhit te Zojës se Këshillës së mirë!
Njerёzit nisёn të lёviznin, tё pёshpёrisnin nervozё. Ndёrkohë që plaku tregonte Ikonën, nisi tё ndjehej keq.
Tani shkundej si degё lisi. Merrte frymё me zor, po nxihej krejt. Sytë nisёn t’i errёsoheshin. Nё çast, gjithçka iu rrotullua mbi krye dhe para se tё rrёzohej, u mbёshtet mbi mermerin e ndërtesës.
Tani njerёzit po ulёrisnin, ndёrsa ai, tek tregonte ikonёn, nuk po e kuptonte arsyen e habisë së njerëzve. Si nëpër ëndërr, po mendonte se njerëzit habiteshin prej Ikonёs që ai po e shfaqte si pёr t’i marrё me tё mirё. Si arma e fundit mbrojtёse, pёrpara se turma ta qёllonte me gurё. Por nuk ishte ashtu.
Plaku ngriti sytё nga qielli. Gjithçka iu bë krejt e bardhë. Dhe në atë bardhësi qumështore, De Slavis shqoi tё njёjtёn rrëmujё flatrash drite, krahësh, syshё, gjymtyrёsh, buzësh rozё, si dikur, kur kish qenё fare i ri. Një mrekulli drite, të cilën e kish parë 50 vjet më parë gjatë ikjes nëpër qiell tё Zojës së Shkodrës.
Dёgjoheshin ulёrima burrash, klithma grashё dhe fёmijёsh tё habitur.
Plaku po dëgjonte melodinë e mrekullueshme hyjnore dhe krejt i magjepsur, në mes të asaj drite, mendonte se a ishte e mundur, që truri i tij të krijonte një melodi të tillë? Kaq e ëmbël, kaq e lehtë, kaq e bukur, ishte ajo melodi për veshët e tij, sa magjepseja po i shtohej.
Plaku u trand mbi dysheme.
“Vdiq ky. Kaq e pat”, u dëgjua një zë në mes të turmës. De Slavis i ri u pёrkul ta kapte.
Por tani, njerëzit, nuk ishin mё tё përqëndruar tek plaku; i cili, shembur mbi dysheme, e mbante Ikonën shtrёnguar nё krah. Tani rrinte krejt i ngrirë.
Njerёzit po shihnin gjethkё.
Ndёrkohё, De Slavi, i ri, i pёrkulur me habi, vazhdonte ta shkundte fort atin e tij. “Babë!” ulёriste ai. “Ngrihu. Lёviz mor burrё i dheut!”
Njërëzit, krejt të shtangur, vazhdonin të klithnin nga habia. Ato, kishin kthyer kokën nga skaji tjetёr i sheshit. Me habinë më të madhe po shikonin Avranit Koplikun, i cili, edhe pse i paralizuar, çuditёrisht, mrekullisht, ishte ngritur nё këmbë. Tani po ecte mbi kёrcinjtё e tij. Po pёrparonte drejt Ikonës. I hidhte hapat natyrshёm, siç kishte bёrё para 33 vjetёsh, kur kali i trmbur nga djalli qё iu shfaq, e kishte hedhur me tёrbin.
Krejt çuditshёm, me kёmbёt e tij, pasi kish braktisur karrocёn, – tabut varri pёr tё -, i hidhte hapat mbi kalldrёm krejt serbes. Ecte drejt Ikonёs ku rrinte shtrirё De Slavis. “Padre, padre, alzati!” vazhdonte tё ulëriste djali i bujtёsit, i cili nga pika e tij nuk kish parё asgjё.
Ndёrsa turma, krejt e habitur, shihte ndodhinё e Avranit Koplikut.
“E thashё njё herё, ai ёshtё!” foli nё ecje.
“Alzati padre. La promessa!” vazhdonte ti fliste i biri.
Por De Slavi-sit nuk i arrinte mё fjala. Ishte përtej. Në anёn e panjohur tё botёs. Tashmё, me siguri i çliruar, i sunduar nga drita marramendёse; ndoshta nga kori madhështor i figurave hyjnore. Figura, të cilat i afroheshin gjithnjë e më shumë. Dhe sa më shumë i afroheshin, aq më shumë plaku gёzonte dritёn e re.
“Zoja është gjithkund. Mjafton ta kërkojmë Atё!” u dёgjua njё zё. Ishte famullitari Drinush Bardhi.
Kur u rivendos rregulli dhe qetёsia, ishte ai qё u kujdes për varrimin e dy ushtarёve.
Ikonën çudibёrёse, si të ishte një fëmijë i sapolindur, ardhur nga larg, e mori nёn kujdesin e tij. E mbёshtolli me njё cohё tё bardhё dhe e vendosi nё altarin e Kishёs kryesore. “Zoja e kёshillёs sё mirё ёshtё gjithkund!” mёrmёriti plot gaz dhe ngriti sytё me besim nga Qielli.