Albspirit

Media/News/Publishing

Nertil Bellaj: Tri net këngë, traditë dhe krenari labe!

Festivali i Këngës Labe u mbyll, por zëri i Labërisë sapo ka hedhur një tjetër hap drejt së ardhmes.

Mirënjohje për të gjitha grupet labe, këngëtarët, të rinjtë dhe artistët që u ngjitën në skenë dhe sollën me dinjitet këngën, historinë dhe shpirtin e krahinës sonë.

Faleminderit publikut të jashtëzakonshëm që e mbushi këtë festival me duartrokitje dhe e dëshmoi edhe një herë se Kënga Labe është identitet, është krenari dhe është trashëgimi që nuk shuhet.

Prania e të rinjve është dëshmia më e bukur se kjo këngë do të jetojë brez pas brezi.

Me zërin e Labërisë, me dashurinë e njerëzve të saj, ky festival do të vazhdojë.

Kënga Labe do të këndohet.

Labëria do të jetë gjithmonë në këngë.