Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Panariti: Shantazh politik me ujin!

Uji i Ibrit po kthehet në armë presioni politik në Ballkan.

Kërcënimi serb për devijimin e tij nuk është projekt teknik, por një mesazh politik që synon të godasë Kosovën në zemër të sigurisë ujore dhe energjetike.

Ky precedent rrezikon jo vetëm Kosovën, por edhe marrëveshjet ujore të Shqipërisë me fqinjët, ku lumenjtë dhe liqenet e përbashkët janë pasuri jetike.

Shqipëria duhet të reagojë me vendosmëri, të mbështesë Kosovën dhe të kërkojë respektimin e konventave ndërkombëtare, sepse uji është burim jete, jo armë politike.