Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: Flutur me kapelë

Nga dritarja e zymbylit
pashë diçka të bukur
në kopsht.

Një flutur me kapelë

Hyri në fletoren time
pa trokitur
princesha.

Fol e fol si lulet
harroi prej nga erdhi.

Ishte vetë poezia
me sandalet e mrekullisë.