Albspirit

Media/News/Publishing

Krenar Zejno: PLUG QË THELLON PLOGËT NË PLAGË


(për Musine Kokalarin)


Siç më thoshte nënua plakë
kish për fis plagë Shëmërie
kyçet kyçur, e kujen vetmie
plaga prangave, vragat lirie

‘Ju nuk mund të më dënoni
veç për frymë e ide që ndaj
Unë nuk kërkoj falje, sepse
unë nuk kam bërë asnjë faj’

Ti e pandehura Zëri i Lirisë
ti që papandehur na shpall
S’ka pse të jem komuniste
për dashurinë e vendit tim
ç’pandeh ti se ke përballë!

S’të dënojmë se paske ide
por ngaqë ti as ia ke idenë
ç’barrë gurë që të shtypin
do mbash në supe nga ne
për lojërat fjale lirie që lyp

Shpinës gur të rëndë Sizif
që s’e mban dot një burrë
Fjalosjes, as një vend varri
Gojëkyçur ku vetmi përtyp
As pjellë, por shkretim gjiri

E plugun ku qetë e muzgut
thellojnë plogët mbi plagët

Po për ta mallkim i pluhurit
e ti, e pështjellë lumnie Biri
fjale hiri e Predikimi në mal

Lum, i përndjekuri i drejtë!
E tij do jetë mbretëria qiell
Lum i parëlinduri zë i Hirit!

Krenar Zejno/vëll.
“Vurrata në flatra-
antologji engjëjsh”