Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: SIMFONI…

S’ia dita emrin atij shpendi

Diku ndër pemë ku gjethja feks

Dhe fishkëllimë e tij më mbeti

Atje në fshat, në një mengjes.

 

Një kor me zogj si të pagjumë

Oh, ç’këngë po thonë në timin vend

Një simfoni pa anë e fund

Me shpendin tim, si dirigjent.

 

Dhe çeli dita pak nga pak

Nga erë e lehtë një degë u kris

Ku fluturuan… sa trumcakë

Drejt qiellit tim të vegjëlisë.

 

Kanë shkuar mote që atëherë

Aq shumë, sa ëndrra më kaplon

Më shkojnë e vijnë sa zogj të tjerë

Me shpendin tim që dirigjon.

……

Por fishkëllima atje mbeti

Te fshati im në një mëngjes

S’ia dita emrin atij shpendi

Diku ndër degë ku gjethja feks.