Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Pjesëmarrja nё protestё, ulja-ngritja ditore e numrit tё qytetarёve atje, pozat me dron qё pёrshkruhen sipas oreksit nga media e kontrolluar etj nuk janё tregues popullariteti apo i peshёs sё kauzёs sё saj. Popullaritetit ia vё vulёn vota e kjo nёnkupton se sheshi duhet tё evoluojё nё formacion politik e sa pёr kauzёn, ajo nuk ёshtё punё numrash; njё i vetёm nё sheshin bosh trondet po aq sa njё shesh plot kur ka kauzёn e madhe pas.

Por, edhe nёse tkurrja e pjesëmarrjes shihet si dёshtim, protesta vetёm e tillё nuk ёshtё. Sido qё tё vijojё mё tej, ajo ia doli mbanё tё nxirrte “shejtanin nga shishja” dhe sot Rama, Berisha e mbarё politika e paskrupullt e tranzicionit po bredh “lakuriq” pёr tё gjithё ata qё duan tё shikojnё dhe dёshirojnё tё rrisin fёmijёt dhe tё plaken rehat nё vёnd.

Lidhja e shkurtёr e suksesit (apo dёshtimit) tё saj me dorёheqjen apo jo tё Ramёs nuk ёshtё gjё tjetёr pёrveҫse njё kurth me tё cilёn BeRama tenton tё qorrollepsё protestёn dhe tё shkurajojё pёrfshirjen qytetare nё tё. Dorёheqja nuk bёn vaki dhe kjo jo se ёshtё vota ajo qё pёrcakton kush qeveris por se kryeministri, nёse ёshtё ai qё protesta thotё se ёshtё, vetёm atё nuk e shkon nёpёr mёnd. Dorёheqja nuk impononohet por jepet por ajo nёnkupton burra shteti dhe sedёr qytetare qё politika e tranzicionit nuk i ka.

Dorёheqja e Ramёs nuk duhet të jetë gjё tjetёr pёrveҫse njё “bonus” pёr protestёn qё edhe pa tё ia arriti qёllimit fillestar pёr tё popullarizuar e ngjizur pakthim frymёn e revoltёs qytetare ndaj kapjes sё sistemit dhe ndёrgjegjёsojё shoqёrinё se gjёrat nuk janё “rozё” sikurse propagandohet. Ndryshimi post-BeRama tani nuk ёshtё mё luks por domosdoshmёri jetike pёr interesin qytetar pa dallim, mbijetesёn e demokracisё dhe tё shtetit ligjor nё vёnd. 

Ato qё ka nё dorё!

Ajo qё pritet tani nga lёvizja nё shesh ёshtё qё tё bёjё tё pamundurёn pёr ato gjёra qё ajo ka nё dorё. Dorёheqja e Ramёs nuk ёshtё nё dorёn e saj e nuk ka pse trajtohet si tregues i ecurisё sё protestёs. Demaskimi e denoncimi nё shesh i abuzimit politik tё tranzicionit, heqja e “varakut” prej idhujve tё rremё, shpalosja e kauzёs qё rikthen besimin e shpresёn nё vёnd dhe shndёrrimi nё formacion politik i aftё e i denjё pёr tё marrё pёrsipёr kёtё mision, janё mё tё rёndёsishme se sa dorёheqja qё nёnkupton dinjitet e integritet qytetar qё politika nuk e ka.   

Protesta duhet tё evoluojё pa humbur mё kohё nё ofertё politike. Edhe nёse bёn vaki e Rama jep dorёheqjen, ajo humbet kuptim nёse protesta, pёrtej denoncimit tё abuzimit e ngjizjes sё entuziazmit pёr shpresё e ndryshim, nuk evoluon nё njё formacion politik pёr tё ndjellё e pёrligjur besimin qytetar me votё.

Ajo qё tromaks sot BeRamёn nuk ёshtё numri i protestuesve nё shesh por ajo ҫfarё thuhet atje pёr tё mos thёnё, largqoftё, dalja e njё grupimi politik qё e do ushqejё e bart pakthim frymёn e ndryshimit nё vёnd. E vёrteta, e drejta dhe historia ёshtё nё anёn e protestёs por kjo e fundit nuk duhet t’i marrё tё mirёqёna ato. Qasja “Penelopё” e numёrimi i ditёve nё shesh pa i dhёnё dum gjёrave nuk ёshtё domosdoshmёrisht vlerё pёr protestёn. Kuturisja pas “ylberit” e pritja e Godosё, tёrkuza e lёvizjes “jetime” qё nuk i del zot kush etj, vetёm lodh e shkurajon qytetarin e deri humb pikё kur intimidohen tё tretё qё nuk i ndjekin nё shesh.

Numёrimi i ditёve nuk ёshtё vetёm ultimatum ndaj Ramёs por edhe vetё protestёs pёr tё shpёnё gjёrat mё tej. Rrokullisja e ditёve, aq sa shёnjё e vendosmёrisё dhe e pёrkushtimit tё sheshit ndaj zullumit politik ёshtё edhe shprehje e pazotёsisё, mefshtёsisё, rrёmujёs e amatorizmit tё tij. Protesta nuk duhet tё bjerё nё kurthin e “bastit” kush kapsllit i pari me Ramёn dhe njё fitore pirroje qё merr kohё tё vyer, lodh qytetarin e i nxjerr namin protestёs si mjet demokratik pёr tё ardhmen, boll tё ikё Rama, nuk ёshtё ajo qё qytetari vёrtet meriton.

I nxё tё gjithё!

Qytetari e bёri tё tijёn nё shesh dhe zvarritja nё anonimitet vetёm zhgёnjen ndaj qё sheshi tё mbushet sёrisht duhet qё ca atje tё bien nё ujdi e mbajnё frymёn nё gjykatё qё tё dalin si subjekt politik pёr t’i dalё pastaj zot interesit qytetar.  

Normal qё sheshi nuk flet me njё zё pёr gjithshka pёr shkak tё njё morie faktorёsh ideologjik, politik, social, demografik etj por ata sёrisht mblidhen bashkё ҫdo mbrёmje sepse i bashkon halli i pёrbashkёt i mungesёs sё normalitetit demokratik e shtetit ligjor njёlloj pёr tё gjithё. Mbase i ndan e nesёrmja por i bashkon e tashmja ndaj nё mos njё parti, njё koalicion ad-hoc partish e qytetarёsh i mban tё gjithё nё njё “thes” pёr hir tё nevojёs pёr rregulla tё reja nё politikё.

Nuk bёhet fjalё pёr njё koalicion afatgjatё qeverisjeje mes subjektesh qё kanё frymёzime tё ndryshme ideologjike por koalicion qё krijon kushte e rregulla pёr qeverisje tё mirё. Qё fut vёndin nё hullinё e demokracisё duke marrё pёrsipёr reforma rrёnjёsore qё mundёsojnё zgjedhje korrekte dhe pёrfaqёsuese nё vёnd, sjelljen e Kushtetutёs nё identitet dhe shtet ligjor qё pёrjashton padrejtёsinё e pabarazinё e bazuar nё ligj si deri mё sot. Qytetarёt pa dallim partiak, janё bёrё sot njё nё hallet e pёrbashkёta qё kanё dhe ky koalicion do tё ishte thjesht “pasqyra” e tij.

Na bёjnё bashkё!

Nё shesh apo jo, shumica nё vёnd do njёlloj rregulla loje qё garantojnё respektin ndaj votёs, barazinё para ligjit dhe njё shtet qё nuk braktis kёnd.

Thelbi i demokracisё ёshtё vota dhe politika e zullumit, duke kapur atё, kapi vetё sistemin. Vota e lirё dhe korrekte ёshtё premisё pёr mbarё ngritjen e ngrehinёs demokratike dhe kontrollin e vazhdueshёm prej qytetarit mё pas. Mjerisht, vota nuk trёmb mё politikёn, pёrkundrazi, nga instrument kontrolli ёshtё shndёrruar nё alibi pёr zullumin e saj.

Gjithshka lidhet me sistemin zgjedhur ku i vetmi qё rikthen dinjitetin e votёs dhe mban politikёn nёn kontroll ёshtё ai mazhoritar i plotёsuar me proporcional kombёtar qё me dy raunde, numёrim apartiak, shpenzime partiake bazuar vetёm tek kuotat etj, vё pёrpara politikёn e prapё. Askush nё pushtet e opozitё, deri edhe nё shesh, nuk e zё me gojё atё. Mesa duket ndruhen si djalli nga temjani sepse ai rikthen autoritetin e votёs, shpёrbёn vijimёsinё e nepotizmin politik e pёrmbys botёn e privilegjeve tё pamerituara, mundёson pёrfaqёsim real, rikthen entuziazmin tek vota qё lidhet me besimin e shpresёs se gjёrat mund tё ndryshojnё etj.  

Njё Kuvёnd qё varet nga votuesi qё ka gurin e arrёn nё dorё kalon ligje tё dobishme pёr tё dhe tё gjitha pushtetet nga legjislativi, qeveria, drejtёsia, media, presidenca etj ulen mё kёmbё nё tokё dhe askush nuk intimidon mё askёnd sepse i falen tё gjithё njёlloj qytetarit e votёs sё tij.

Listat, qofshin edhe tё hapura kombёtare, nuk janё zgjidhje por kulisa pёr pushtet e privilegje pafund. Ato ndёrlikojnё proҫesin, zbehin fushatёn zgjedhore, pengojnё tё pavarurit, shpёrfillin etikёn nё dёm tё dinjitetit tё deputetit, krijojnё iluzionin e pёrfaqёsimit teksa deputeti ёshtё i gjithkujt e askujt njёkohёsisht (ca vota nga Saranda, ca nga Tropoja, ca nga Korҫa etj). Listat janё “kodi” i politikёs sё vjetёr tё trёmbur nga vota e lirё ndaj dhe ata nё shesh qё sot duan t’a pёrmbysin atё, duhet t’i denoncojnё ato ndryshe janё njёlloj dhe kopja ёshtё mё e keqe se origjinali.

Njёlloj si vota edhe ligji i bёn bashkё tё gjithё. Ai nuk duhet tё diskriminojё (qoftё edhe pozitivisht) e krijojё pabarazi e padrejtёsi mes qytetarёve sikundёr deri mё sot. Nga 7501 qё cёnoi pronarёt historikё, diskriminimi i banorёve nё banesa ish-pronё private, diferencimi me pensionet e bonuset, kompensimet si psh. heqja e kompensimit pёr energjinё pёr pensionistёt pa shtёpi, qokat me kreditё e buta e strehimin, piramida joetike e rrogave, fondet pёr shpёrblime, trajtimet e posaҫme etj marifete nga politika “xhepiste” nё tranzicion.

Deputeti, pushtetari, duhet tё jetё misionar qё punon pёr tё lёnё emёr tё mirё pas dhe jo pasunar falё privilegjeve e abuzimit me postin nё kurriz tё xhepit qytetar. Njё reformё qё normalizon rrogat, pensionet, privilegjet, bonuset etj, njёlloj si ҫdo punonjёs nё shtet, do tё ishte njё filtёr shtesё ndaj ndotjes sё politikёs me zullumqarё e batakҫinj qё mezi presin njё rast.

Po ashtu, tё gjithё pa pёrjashtim duam qё shteti tё garantojё jetёn e mirёqёnien e kujtdo pa dallim, qё pensionet e rrogat tё jenё tё mjaftueshme pёr jetё me dinjitet, qё taksat tё pёrdoren pёr tё mirёn e pёrgjithshme, qё tё gjithё tё kenё njё strehё mbi kokё dhe njё mundёsi pёr punёsim, qё ekonomia tё mos bazohet tek turizmi por industria e bujqёsia qё nuk tё lёnё nё baltё, qё pasuritё natyre tё mos degradojnё e tjetёrsohen, qё historinё t’a shkruajnё historianёt e jo politika pёr tё na pёrҫarё etj aspekte qё bёjnё pёr vete qytetarin e votёn e tij. 

Frymёn nё gjykatё!

Ndonse me shumё gjasa BeRama nuk do e ndryshojё ligjin zgjedhor, sёrisht ёshtё e mundur qё nёse politika e re bёhet bashkё – parti tё reja, ekzistuese, qytetarё etj, si koalicion ajo mundet t’ia dali mbanё edhe nё kushtet e sistemit aktual zgjedhor. Kanё kauzёn, mbёshtetjen, qoftё kjo nё shesh apo tё heshtur, kanё nё krah padurimin qytetar pёr ndryshim dhe pёrballё njё politikё tё vjetёr nё panik. Boll tё shpalosin ekipin e programin qё qytetari tё ketё ku tё trokasё.

Qasja “penelopё” nё bulevard i leverdis vetёm sistemit qё ata anatemojnё. Ndёrkohё qё bёjnё mirё qё denoncojnё nё shesh, mediave, ambasadave, SPAK etj, bёjnё mirё tё bёhen bashkё e tё marrin edhe vulё nё gjykatё. Ndryshe, llafet janё fukarallёk dhe qytetari boll ka halle plot dhe mё mirё tё presim mbase SPAK e bota bёjnё tё tyren apo vetё politika e vjetёr shqyhet si qёntё nё kasaphanё.

Nёse ata nё shesh janё misionarё qё thonё se janё, nuk shkon mё tё struken turmave nga meraku i intimidimit prej politikёs sё vjetёr. Ajo atё punё ka, sot nё shesh, nesёr nё fushatё etj dhe ҫdo sulm prej saj vetёm u shton pikё se gjithshka qё nuk tё vret, tё bёn mё tё fortё. Nuk bën që një kauzë madhore që mbledh qytetarët në shesh të mbetet gjatë “jetime” e pa misionarë ndonëse sheshi është plot. Fryma duhet mbajtur nё gjykatё!