Albspirit

Media/News/Publishing

Elta Milori: Lamtumirë, piktori i madh Kujtim Buza!

Lamtumirë, piktori i madh Kujtim Buza!

Lamtumirë, Mjeshtër!

Lamtumirë, gjakovari i mençur, fisnik e plot mirësi, urtësi dhe fisnikëri!

Lamtumirë, përfaqësues i një brezi të madh të artit figurativ shqiptar, një brez që tashmë po shuhet dhe që nuk do të vijë më. Por do ngelet i pavdekshem!

Lamtumir mik dhe vëlla i babait tim!

Me ndarjen nga jeta te Kujtim Buzes, arti figurativ shqiptar humbi një penel të artë.

Kujtim Buza ishte piktor, studiues, drejtues dhe një nga figurat e rëndësishme të artit pamor dhe figurativ shqiptar.

Bir i Abdurrahim Buzës, një prej themeluesve dhe mjeshtërve të mëdhenj të pikturës moderne shqiptare, Kujtim Buza u lind dhe u rrit në një familje ku arti nuk ishte thjesht profesion, por mënyrë të jetuari. Pranë të atit, në atë studio ku u formuan kujtime dhe vepra, ai mori trashëgiminë më të çmuar: dashurinë dhe përkushtimin ndaj artit.

Me veprën, studimet, përkushtimin dhe kontributin e tij në jetën kulturore shqiptare, përfshirë drejtimin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Kujtim Buza la një gjurmë që nuk shuhet me ikjen e tij.

Ai i përkiste një brezi artistësh që e jetuan artin me seriozitet, përkushtim dhe dinjitet. Një brez që po ikën dhe që, me vete, po merr edhe një pjesë të historisë së artit figurativ shqiptar.

Lamtumirë, biri i denjë i një familjeje të madhe të artit shqiptar!

Shpirti yt u prehtë në paqe.

Pikturat dhe arti yt le të vazhdojnë të flasin në vendin tënd.

Ngushëllime të thella familjes Buza, miqve, kolegëve dhe gjithë botës së artit shqiptar.

Qofsh i parajsës, Mjeshtër Kujtim Buza!

U prehsh në paqe, mes dritës dhe ngjyrave që aq bukur i ktheve në art.