Argëzon Sulejmani: NJERËZIA E JEP VERËN PËR NJË SHI
Këtë djegagur
Kur toka lëngon thatësi
Në fund:
Njerëzia e jep verën për një shi
S’e di përse mu kujtove ti…
Në ç’stinë vallë rron
Po i bën verat nga dy tri
Kapesh resh:
Kur shirat rrëkenë pa njerëzi
Mu kujtove dhe s’e di si…
I lidhë stinët
Me veroren që koha gri’
Ç’mëkat:
Njerëzia e jep verën për një shi.