Ismet Hajrullahu: Kujtesa e 5 Shtatorit
Festa liturgjike e Shën Nënë Terezës kremtohet çdo pesë shtator, në përvjetorin vdekjes së saj.
Kjo datë ka rregulla të ndryshme ligjore ajo është ditë pushimi zyrtar në Shqipëri, ndërsa në Kosovë është shpallur si Dita e Humanizmit, por pa pasur statusin e një dite pushimi shtetëror. Në botë, Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka caktuar po këtë datë, 5 shtatorin, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë. Kisha Katolike e përdor këtë kohë për të nxitur ndihmën ndaj njerëzve në nevojë, duke marrë punën e saj si shembull për zbatimin e Ungjillit në mjediset me varfëri të madhe. Puna e saj u bazua te shëmbëlltyra biblike e Samaritanit të mirë. Ky parim kërkon dhënien e ndihmës për njerëzit në kushte të vështira, pa bërë dallime etnike, fetare apo shoqërore. Nënë Tereza e organizoi këtë mbështetje përmes qendrave,në mënyrë që njerëzit në vështësi të merrnin shërbimet bazike. Kjo metodë vazhdon edhe sot përmes kongregacionit të Misionareve dhe Misionarëve të Bamirësisë. Ky urdhër fetar drejton një rrjet qendrash në botë që sigurojnë strehim, ushqim dhe kujdes mjekësor parësor sipas rregullave të vendosura që në fillim të bamirësis.Gjatë kësaj feste, Kisha u kërkon besimtarëve t’i zbatojnë këto parime në jetën e përditshme. Statutet fetare e ndajnë varfërinë në dy kategori. E para është varfëria materiale, që do të thotë mungesë e ushqimit, ujit të pijshëm, strehimi dhe kujdesit shëndetësor. E dyta është varfëria shpirtërore dhe emocionale, që vjen nga izolimi, braktisja prej familjes dhe mungesa e shpresës për të ardhmen. Shën Nënë Tereza ndihmoi njësoj njerëzit në të dyja këto situata, duke thënë se vuajtja kërkon të njëjtin trajtim, qoftë fizike apo psikologjike. Kjo ditë është një ditë që nxitë njerëzit bamirës që të ndihmojnë në përmirësimin e jetesës për shtresat e varfra dhe për të arritur drejtësinë shoqërore.
Lutemi për ty Nënë Tereza!