Albspirit

Media/News/Publishing

Edmond Kaceli: Fjalë të urta të pellazgjisë bashkëkohore

– Kryeministri hedh një gur në ujë, njëqind analistë nuk e nxjerrin dot të pa lagur!

– Shqipëria digjet deputetja krihet!

– Qeveria e zë Agasin (Ergysin) me qerre!

– Tjetrit mos i shiko gunën, shikoi llogarinë bankare!

– Edi Rama mos ki frikë se ke Salën (Berishën) n’Amerikë!

– Gomari fluturon sa herë fluturojnë satelitët e Qeverisë!

– Matematika e Lulit (Bashës) demokracia e Mulit (Ndokës)

– Vidh një pulë sot nesër ke vezë plot!

– Gurë , gurë, bëj një fshat turistik!

– Në një fshat 40 hajdutë, ca të mitë e ca të tuttë!

– Brekët me vrima, prodhojmë autoblinda!

– Pirdh të lirohesh, vidh të pasurohesh!