Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë

Drejtuesja e Shërbimit Informativ Kombëtar, Vlora Hyseni, është dorëzuar pranë Policisë së Kosovës pas largimit nga Bakuja e Azerbajxhanit.

Ajo është shoqëruar nga policia kosovare drejt pikës kufitare të Vërmicës, ku u është dorëzuar agjentëve të Hetimit Kombëtar të Shqipërisë (BKH).

Burime për mediat thanë se një grup i tyre e kanë marrë në dorëzim zyrtaren e lartë për ta shoqëruar drejt Tiranës, në zbatim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar ndaj saj nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Ky zhvillim shënon një ngjarje pa precedent në historinë e institucioneve të inteligjencës dhe ligjzbatimit në vend.