Mimoza Rexhvelaj: Koha s’pret askënd
Iku dhe një ditë.
Një muaj iku…
Pastaj vitet do të ikin,
si gjethe që era i merr
pa pyetur nëse janë gati të bien.
Veç pritja
nuk e mendon ikjen…
E bindur se koha
do të ketë mëshirë për të.
Eh, koha…
Koha s’pret askënd.