Sokol Guga: “Stephanophana 2026”, Majlinda Bufi mirëpret shkrimtarët e shquar në Roskovec
1, 2 dhe 3 Tetor – tri ditë kushtuar fjalës, letërsisë dhe kulturës, nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi
Më 1, 2 dhe 3 Tetor, në zemër të Muajit të Librit, qyteti i Roskovecit do të kthehet në një hapësirë të veçantë të letërsisë, kulturës dhe mendimit, përmes Festivalit Letrar “Stephanophana”.
Një ngjarje që vjen për të bashkuar në një qytet shkrimtarë, poetë, studiues, gazetarë, intelektualë, të rinj dhe dashamirës të librit.
Festivali zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, e cila ka mbështetur krijimin e një hapësire të qëndrueshme kulturore kushtuar librit dhe autorëve. “Stephanophana” është konceptuar si një udhëtim përmes botës së librave, poezisë dhe ideve, duke e vendosur Roskovecin në hartën e aktiviteteve letrare. Shkrintarët si Preç Zogaj, Diana Çuli, Enkel Demi, Mimoza Ahmeti janë disa nga emrat e mirënjohur në këtë edicion të dytë por, nuk do të mungojnë edhe emrat e rinj të letërsisë si: Endrit Baçi, Antonio Babliku, Ermelinda Ruko janë kasti që i bashkohen këtij edicioni. Për herë të parë, pjesë e këtij edicioni nuk do të mungojne edhe elementët artistik si muzika e interpretuar nga artist profesionist por edhe aktorë që do të interpretojnë poezi nga autor të ndryshëm.
“Stephanophana 2026” edhe këtë vit i është besuar shkrimtarit e moderatorit Liridon Mulaj, i cili do të kujdeset për ecurinë e mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.