Bledar Koçi: ERËMIM
Ç’aromë..
Ç’aromë atyre mureve!
Erëmojnë myshqet gurëve..
Erëmon portë e drunjtë.
Erëmojnë duart e nanasë mbi perde, perondave mbetur..
Erëmon dhe baltë e trëndafilit të vdekur.
( Ah, trëndafili.. që më ndiqte avllisë e gajasej me mua )
Erëmon tmerrësisht dhe një mën gjysmë i prerë dimrash i mardhur.
Dhe kashtë e kasolles me thupra bri hënës varur.
Ç’aromë..
Ç’aromë atje!
Dhe unë erëmoj…
Në çapa fëmije,
Mes tyre përmallur.