Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: Shkëmbi i sherrit

Gjigand.
Hijerëndë…
Nën supet ngrehur
I vetëm hedh vallen i ngrysur
Se s’flet me askënd.
Në sherr me erën?
Me shiun?
Me Zotat?
Me njerëzit?

Currila argjend të rrjedhin
mbi gjoksin e heshtur.

Vigan.
Misterioz,
Në shekuj sherrxhi.
Fustanellës së gurtë,
veç gurët të flasin.
Me gjurmë stuhish.
Që përplasen me klithma,
dhe vdesin të ngrira
Tek ti.