Artan Xh. Duka: Tiktoksat e tik-taku i tranzicionit!
Qorrsokaku i sheshit!
I bie qё lёvizja Flamingo i bёri ditёt e saj meqё tani nё shesh iu harrua emri e po numёrohen nga media e politika ditёt e njё tjetёr lёvizje, kёsaj rradhe “studentore” ku mesatarja e moshёs qё ulet nga tё miturit rritet nga “pleqёria” e politikanёve pas.
Mjerisht Flamingo e nisi por nuk e bitisi kauzёn historike tё saj. Pёrballё njё qeverie tejet tё shkёrmoqur e tё pёshtjelluar nga hetimi antikorrupsion, ajo nuk diti, nuk donte apo nuk guxoi tё prekte nervin qytetar qё nga njёra anё ёshtё i tejngopur nga zullumet e arroganca qeveritare por ndёrkohё vёrtitet, sidomos pas 2008, nё kurthin mes shiut dhe breshёrit nё politik.
Lёvizja flamingo provokoi jo pak monotoni e bezdi qytetare teksa dёshtoi nё ngjizjen e njё formacioni politik e njё programi shpresёdhёnёs politik pёr mё tej. Pёrsiatjet pёr revolucion, intimidimi i qytetarit nё hallin apo qejfin e vet e tё tjera mufka, tё artikuluara edhe nga syresh qё as nuk kishin lindur nё vitin e mbrapshtё 97, nuk ngjitёn nё opinionin publik.
Zbehja e lёvizjes flamingo nuk ёshtё ogur i mirё pёr ndryshimin e shumёpritur politik qё qytetari pret e meriton. Jo vetёm u shpёrdorua njё mundёsi historike pёr tё tronditur sistemin BeRama por edhe u cёnua vetё imazhi e besueshmёria e protestёs nё parim si mjet demokratik me qytetarin me dy mёndje para se tё dalё sёrisht nё shesh.
E gjitha kjo rrjedhojё e mpleksjes sё njё serie faktorёsh nga pёrvoja e pakёt e naiviteti i pritshёm politik nё shesh, deri tek sabotimi prej politikёs sё vjetёr dhe makiavelizmi e spekullimi i plot mediave e analistёve tё njёanshёm apo qё shkojnё me erёn qё yshtёn si “sirena” protestёn nё qorrsokak me “ninulla” e retorika qё ajo tё merrte kot deri nё kapitje. Llafet e shumta ishin fukarallёk sepse ajo qё lёvizja priste e meritonte ishte, nё mos protagonizmi vetjak, sugjerimi e ngulmimi nga jashtё pёr transformimin pa vonesё tё saj nё njё grupim politik. Kauzёs nuk i doli zot askush dhe qytetarit nuk iu ofrua njё derё pёr tё trokitur. I mungoi veprimi dhe ai nuk ishte flakja e vezёve por rregjistrimi si lёvizje politike nё gjykatё.
Rinia tik-tok dhe tik-taku i ndryshimit!
Pushteti nuk pyet pёr paralajmёrime “kineze” dhe ai mbijetoi sepse ҫ’ka nuk tё mposht, tё mbron mё tej dhe kjo vlen edhe pёr lёvizjen e re “studentore” qё me “gavroshat” e guerriljen vetёm i jep pushtetit alibi pёr mё tej.
Rinia e ka treguar historikisht qё ёshtё nё gjёndje tё bёjё revolucion por aq sa rёndёsi ka mposhtja e sё vjetrёs, ka edhe ngjizja e sё resё ndryshe rrezikon qё e vjetra tё klonohet mё tej. Ndodh me luftrat, ndodhi nё 90, 97, mbase edhe tani ku sёrisht politika e vjetёr tenton tё nxjerri gёshtenjat nga zjarri me ndihmёn e revoltёs qytetare nё shesh.
Etiketimi “studentore” nuk ёshtё garanci se “revolucioni” ia vlen. Lufta shpesh poftis diktatura, 90 na poftisi pardesybardhёt qё shkatёrruan ekonominё, zbrazёn vёndin e na katandisёn “tregtarё”, 97 na poftisi “socialistёt” qё kanё partner tё pasurit e zbrazёn mё tej vёndin duke na katandisur “hanxhinj” turistik etj aq sa nuk ka “farё” besimi e shprese tek e ardhmja qё mbin mё gjё qё as flamingot nuk i dhanё dum dot.
Dalja e rinisё nё shesh nuk ёshtё domosdoshmёrisht kthesa e shumёpritur. Aq mё tepёr sot nё kushtet e medias pafre sociale e agimit tё IA qё trazon jo pak nga mёndja e vёmёndja deri tek identiteti e pritshmёritё vetjake, kohezioni social, piramida e vlerave e moralit etj.
Si mё e ekspozuara ndaj “drogёs” sё medias sociale e si rob klikimesh e pëlqimesh, rinia ka “krizёn” e saj. Duhet tё gjejё mё sё pari vetveten sepse sot materializmi e individualizmi janё normё, empatia nuk vlen, ka ftohje e distancё njerёzore, formalizim e klishe nё komunikim, delir e vetpëlqim pafre, familja ёshtё nё krizё dhe kur preket dashuria e mirёkuptimi brёnda saj imagjinoni se ҫfarё ndodh me rrethin shoqёror apo mё tej, shkolla ka humbur rolin e saj edukativ etj e tё gjitha kёto lёnё gjurmё edhe tek idealet, pёrfytyrimi i politikёs, toleranca e durimi ndaj mendimit ndryshe, respekti ndaj ligjit, vetё ideja e revolucionit etj shterpёsi e zbrazёti qё mund tё manipulohen si prej politikёs sё vjetёr ashtu edhe asaj tё re qё i bie fyellit nё po atё “brimё”.
Deja-vu 90!
Me mjaft gjasa kjo mund tё ndodhё edhe me lёvizjen flamingo. “Revolucioni” rrezikon tё degradojё thjesht nё rrotacion politik “zbrit ti, tё hipi unё” ku letёr “lakmuesi” ёshtё edhe qasja ndaj sistemit zgjedhor.
Prej 2008, ngёrҫi ynё demokratik nuk ёshtё e keqja qё na troket nё derё por pamundёsia pёr t’i mbyllur derёn me votё. Vota intimidohet nga listat zgjedhore dhe meraku i shmangjes tё sё keqes mё tё madhe ndaj edhe hapja e listave nё rang kombёtar, sikurse insistohet edhe mes flamingove, ofron po tё njёjtёn “gjellё” bajate tё politikёs qё “revolucioni” medemek po zotohet t’a lёrё pas. Nuk ka “revolucion” sa koha ka lojё listash, qoftё edhe tё hapura e kombёtare qё garantojnё vijimёsinё e papёrgjegjshmёrisё e arrogancёs politike ndaj votuesit.
Me lista prapё deputetёt besnikёrinё e parё e kanё ndaj drejtuesit tё partisё qё i fut atje. Sa pёr votuesin, as nuk e njohin e as nuk ua ndjen sepse me lista “pёrfaqёsojnё” tё gjithё e askёnd njёkohёsisht; boll tё mbledhin mjaftueshёm “thёrrime” votash nga tё katra anёt e vёndit pёr njё karrike nё Kuvёnd dhe aq.
Ky lloj deputeti, edhe po tё dojё, e ka tё vёshtirё tё krijojё marrёdhёnie mirёbesimi tё shtrirё nё kohё e hapёsirё me qytetarin hallemadh. Nuk di nga t’ia nisё sepse ka marrё vota gjithandej nё Republikё dhe qytetarёt, ndonse ndajnё plot halle, kanё edhe kusure tё veҫanta qё xhani ua di dhe qё deputeti si zёdhёnёs duhet t’i shprehё ato.
Kjo pa llogaritur pastaj luftёn politike e tensionimin e kohezionit shoqёror qё vjen si pasojё jo vetёm e pёrplasjeve mes partive por edhe brёnda partive vetё, ndёrlikimin administrativ zgjedhor (imagjinoni fletёn e votimit me 140 emra pёr ҫdo parti sikur tё ishte njё enciklopedi) etj.
Nёse flamingot janё pёr revolucion, t’a fillojnё nga vota duke u zotuar pёr njё sistem zgjedhor qё e vё deputetin nёn hyqmin e votuesit. Qoftё ky ai mazhoritar me dy raunde e plotёsim proporcional kombёtar, qoftё STV irlandez qё zhbёn merakun e sё keqes sё madhe e mёdyshjet e votёs teksa qytetari voton pёr sa kandidatё tё dojё sipas njё preference qё pёrllogaritet mё pas nё numёrim etj. Rёndёsi ka qё sistemi t’a shndёrrojё votёn nё “kapital” e investim tё vёrtetё nё dorёn e votuesit duke i prerё rrugёn “cubave” nё politikё qofshin kёta individё apo parti.
Problemi sot nuk ёshtё rinia nё hovin e naivitetin “jakobin” që trazon sheshe e bulevard por dora e gjatë e “pleqёrisë” politike qё struket pas e “peshkon” nё kurriz tё saj pёr tё vijuar mё tej me zullumin “demokratik” nё kurriz tё brezit tё rradhёs.
Sa kohё qё nuk dёgjojmё qё tё flitet nё shesh pёr ligj zgjedhor qё e shndёrron votёn nё “monedhё” reale me tё cilёn votuesi “blen” dhe ka “tapinё” pёr besnikёrinё e pёrkushtimin e zёdhёnёsit tё tij nё Kuvёnd, qё nuk insistohet nё kufizime mandatesh nё parti e qeveri, qё nuk kёrkohet qё buxheti (xhepi qytetar) tё mos shkojё mё pёr jetёn politike, partiake e fushatat zgjedhore, qё privilegjet e elitёs tё shfuqizohen dhe piramida e rrogave tё normalizohet etj probleme pafund, “revolucioni” mbetet thjesht njё maskё pёr tё klonuar elitёn e “re” me po tё njёjtat huqe si ajo e vjetra pёr tё cilёn biologjia po bёn tё sajёn. Qytetari nuk meriton tё bёhet mish pёr top pёr paudhёsitё e politikёs; boll ka halle plot sepse sa mungesa e shpresёs e lёndon mё tej shpresa e rreme!
Flamingot nuk ia dolёn me kurёn e duhur pёr diagnozёn e saktё. Koha do tё bёjё tё sajёn e politika e zullumit do e gjejё herёt a vonё “hundёleshin” e saj qoftё ky SPAK, bota, vetvetja kur hahen si qёntё nё kasaphanё etj por edhe vetё qytetari me votёn e tij. BeRama nuk luan dot mё me dy porta dhe edhe pa tik-tok, tik-taku i tyre kumbon fort. Vёrtet qё 2008 futi merakun e sё keqes mё tё madhe nё votim por sot qё ajo ёshtё bёrё njё, qytetari nuk ka ҫ’humbet mё. Boll njё “derё” e re ku tё trokasё dhe njё kopje “ҫelsi” me votёn si guri e arra nё dorё.