Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Xh. Duka: Ҫ’ne lidhje me qytetarin!

Karshillёku së fundi ndaj njёri tjetrit nё PS, “telenovelat” shesheve e bulevardit, tërheqja e paraleleve absurde me zgjedhjet në botë, buja me “VIP” e politikёs tё kapur me presh nё dorё, “VIP” rozë jashtё politikёs, retorika politike e mbulimi mediatik deri nё shterrim tё vёmёndjes së audiencës etj janё veҫse copёza tё mozaikut ku jo vetëm nuk dallon vёmёndje e angazhim pёr interesin qytetar por përkundrazi thurret enkas për t’a trullosur e nëpërkëmbur atë.

“Puna e komisarit ishte loja”… i thonё kёsaj! Masmedia e rrjetet sociale tejngopen me kryelajme, lajme tё fundit, mbulime direkte, ritransmetime, komente etj rreth politikёs e kulisave tё saj, zgjedhjeve nё botё, debateve kush ka ngelur “burrё i mirё” nё politikё, kush flak vezё e ndez zjarre nё shesh etj, ndёrkohё qё qytetari hallemadh anashkalohet apo pёrmёndet pёrciptas dhe nuk ka vullnet apo pёrkushtim politik apo mediatik jo vetёm pёr tё cituar e pёrmbushur interesin qytetar por edhe zgjuar shpresёn e besimin tek e ardhmja nё vёnd.

Kokë-hamja!

Pёrplasja mё e fundit nё PS, njёlloj si edhe ato nё PD, nuk ёshtё veҫse kacafytje brёnda “stanit” pa bulmet, kulisa “ik ti tё vi unё” me interesa pas, tёrsёllime “mё shite tё shita”, mllefe tё vjetra karriere etj pa kurrfarё vlere pёr interesin qytetar sepse nuk flasin nё emёr tё tij.

Janё po ata qё deri dje i thurrnin ditirambe njёri-tjetrit, deri krahasime me Skёnderbeun, deklaroheshin krenar se jemi … organizatё(!) etj gjepura patetike pafund. Ndaj edhe kur plas, nuk plas pёr parime e drejtёsi sepse tё ishte kёshtu do tё kishte ndodhur mё herёt apo nuk do tё kishte ndodhur fare sepse i drejti e korrekti e kupton kur e keqja bёn mu dhe i kundёrvihet dhe nuk bёzan apo t’a ruajё si “As” nёn mёngё si policё sigurimi pёr tё ardhmen atё. “Kokë-hamjen” që politika që nuk bën shtet i servir qytetarit si zgjidhje ndaj luftës kundër krimit, atë ajo e ka vetë në gen!

Ka 4 dekada qё nё politikё vjen puna e “kacafyten si qёntё nё kasaphanё” thotё populli, sepse akoma drejtёsia e ligji nuk ka kёllqe pёr ta e sa pёr botёn, ajo i vё e ajo i mban. Pёrplasen, sherrosen, debatojnё, flakin shishe uji e ҫfarё kanё xhepave ndaj njёri-tjetrit etj pёrballё kamerave por kurrsesi pёr parime e tё drejtёn por lojra interesash qё nё fund tё fundit i bёjnё bashkё; janë puthadorë listash e servilë që kur i bëjnē kokë turku, bējnë befas parimorin. Janё i njёjti “miell” ndaj pavarёsisht furrёs, e njёjta bajate bukё!

K3to “drama” e lajmet “bombё” nuk vlejnё pёr qytetarin; e nanurisin, e pёshtjellojnё kot mё kot opinionin publik sepse kur vjen “puna mali pjell mi” dhe ata qё kacafyten sot, bёhen palё nesёr sepse i bashkon interesi i pёrbashkёt qё nuk ka lidhje me atё qytetar.

Janё tё vetshpallur “elitё”, e marrin tё mirёqёnё bile e sjellin si argument edhe kur i nxjerrin sytё njёri-tjetrit e flasin pёr drejtёsi teksa thonё se … “kur i ndodh atij apo kёtij qё ka atё apo kёtё pozitё, imagjinoni se ҫfarё mund t’i ndodhё qytetarit tё thjeshtё!” – njё sarkazёm groteske e njё “elite” qё automatikisht e pandeh veten mbi qytetarin me njё dorё edhe nga bota – nga kur sёmuret e deri tek ofertat pёr azil e shpёtuar drejtёsisё pas pushtetit etj. I revolton paprimtas drejtёsia kur u troket nё derё se sa pёr qytetarin e kusuret e tij, ku edhe politika me ligjet e saj ka pjesёn e vetё, nuk kanё sy e veshё nga viti 90.

Ky ёshtё njё debat e karshillёk shterp politik qё dominon edhe median e që kёrkon me zor tё ingranojё qytetarin me tё, t’i marrё kohё tё vyer e vёmёndjen atij, tё pёrmbysё priroritetet e halleve duke vёnё nё plan tё parё interesin e partisё e “legjendarit” atje lart, gjё qё miklohet e pompohet vazhdimisht edhe prej medias sё kapur apo tё kontrolluar, algoritmeve tё rrjeteve sociale etj marifete tё kohёve moderne.

Nё vёnd ёshtё “varrosur” shpresa e besimi qytetar dhe politika e media e kapur nuk bёjnё veҫse vazhdojnё tё hedhin tё tjera “lopata” dheu atje ku prehet ajo aq sa slogani “shkuarje nё BE” tashmё ёshtё shndёrruar tekstualisht e realisht nё dyndje masive atje me pasoja katastrofike demografike, sociale, kulturore e ekonomike nё vёnd. Nёse vajtja nё BE ёshtё njё premtim i politikёs, ajo e ka pёrmbushur tashmё atё plot kaq vite para afatit 2030 me dallimin se nuk ёshtё vёndi por qytetari qё ka ikur nё BE teksa vёndi vetё boshatiset pёr tё qёnё njё “ҫiflik” pa kufinj i elitёs sё korruptuar qё mund tё punёsojё kё tё dojё nga bota mё pas atje.

Folёn e llapёn shumё pёr kohёn e socializmit por nё fund tё fundit, atёhere mirё keq ishim tё gjithё njё njё varkё ndёrsa sot ca tё nёnёs e ca tё njerkёs, ca kot e ca tё “zot” tё rёnё nga qielli, qytetari sheh se ndёrsa llokoҫitet me bashkёqytetarin tjetёr nё varkёn e stёrmbushur me halle, i bёn “poza” jahti i stёrmadh i elitёs politike qё shin nё kurriz tё tij dhe ia bёn detin mё tej me dallgё. Fundja, vёshtirёsitё e problemet e jetesёs lёndojnё mё shumё kur nuk jemi tё gjithё nё tё njёjtё varkё dhe sesa vёshtirёsia ёshtё pabarazia qё lëndon më shumë!

Muzikё apo zhurmё!

E keqja qё na ka pllakosur politika sot pёrfytyrohet si fatalitet e pashmangshmёri. Vota ёshtё hije e vetvetes, SPAK nuk ka shkop magjik e ndjen presionin e “elitёs” dhe bota, ajo na i bёri peshqesh kёtё takёm. Mbase zgjedhjet nё Amerikё do tё ndryshojnё diҫka; tani që demokratёt zotërojnë Kapitol Hill – in, mbase do të hetojnё plot afera dhe me kёtё rast ku i dihet, mbase u del emri edhe cave tek ne! 

Sa pёr lёvizjen qytetare ajo ende mbetet “vullkan” i fjetur. Arsye pёr tё dalё nё shesh ka pafund por shpesh atje gjёnden edhe “peshkatarёt” e “elitёs” qё hedhin grepat pёr “zapatat” e rradhёs. Edhe vetё lёvizja “flamingo” – e motivuar nga njё arsye parimore, ndonse ka si veҫori tё sajёn faktin qё ndryshe nga mё parё nё shesh u denoncua Berisha e Rama tok (BeRama) duke u futur nё njё “thes” si problemi i demokracisё e shtetit ligjor, sёrisht nuk po ngjit bile, po humb terren pavarёsisht klonimit tё saj nё lёvizje “studentore”. Tani ka mё tej ilaritet e hutim teksa nё shesh gjen flamingot, studentёt, pdistёt, pa llogaritur tё miturit, kolonat e pesta etj gjё qё e ka shndёrruar sheshin nё zallamahi qё nuk e tundon por e intimidon dhe e shtyn qytetarin tutje qё nuk i jep dot dum asaj qё ndodh atje, pale mё t’i bashkohet asaj.

Sheshi i pёrket qytetarit e nuk mund tё shndёrrohet nё “truall” sherrnaje mes protestuesve flamingo, studentё, pёdёistё, trampista a sorosista qofshin, qё shpallin “tapi” e vёnё sinor se kush e ku duhet tё protestojё. Popullin nuk ka shesh qё e nxё ndaj dhe ҫdo protestё, sado masive, nuk duhet tё matet me hijen e mёngjezit dhe tё marrё kot nga ngurtёsia ndaj dialogut, intimidimi i qytetarit nё punёn e tij deri edhe studentit nё auditorin universitar etj.

Qytetari nuk ka nevojё pёr retorika boshe nё emёr tё tij por zotime e pёrkushtim konkret pёr gjёra qё lidhen me interesin e tij. Atё nuk e mbush me shpresё premtimi pёr “burra mё tё mirё” nё politikё por premtimi pёr kthimin e votёs nё mjet efikas pёr kontrollin e politikёs, qё ajo tё mos jetё mё monopol partiak por tё mundёsojё qё edhe tё pavarurit tё hyjnё nё Kuvёnd, premtimi pёr lehtёsimin e proҫedurave pёr referendum qё qytetari tё bёhet bashkё e tё kundёrshtojё abuzimin pas kurrizit tё tij etj mekanizma qё mbase nuk garantojnё “burrat e mirё” nё politikё por garantojnё largimin e ndёshkimin e kujtdo qё e qelb.

Mё shumё se mungesa e rrugёzgjidhjes, agoninё qytetare e qorrolleps, nёpёrkёmb dhe e zgjat mё tej shpresa e rreme qoftё kjo politika apo edhe vetё sheshi. Nёse sheshi e ka seriozisht interesin qytetar atёhere protesta duhet tё vёrё “pikёn mbi i”. Sesa “luga e florinjtё” ka rёndёsi tё zotohen se do i kthejnё “ҫelsat” si zot shtёpie qytetarit duke filluar me kthimin e votёs nё identitet – sistem mazhoritar si dikur, qё paskёtaj qytetari tё mos ketё mё kёtё fajёsojё pёrveҫse vetveten nёse i mbin papritur e keqja politike nё derё. Tё paktёn e ka prapё nё dorё t’a shkulё me rrёnjё atё!

Sheshi u mbush sepse u mbush dhe u derdh kupa e politikёs. Nuk u mbush rastёsisht dhe ata atje e kanё njё ide pse ndodhen aty. Zvarritja e kakofonia atje, nё rastin mё tё mirё shihet si pazotёsi e nё rastin mё tё keq si dorё e zgjatur e politikёs. Nuk dinё apo nuk duan, tё dyja po rrёnojnё imazhin e protestёs dhe pa njё “dirigjent” ajo qё dёgjohet në shesh nuk ёshtё “muzikё” pёr veshin e qytetarit por zhurmё qё vetёm bezdis. Dhe si politika, kjo lloj proteste nuk shpie ujё nё mullirin qytetar. Flamingot duhet të evoluojnë pa të mbijetojnë. Sheshi e më pas kutia e votimit mbushen nëse flamingo jep shëmbullin e nuk i ndruhet votës si BeRama e fshehur pas listave.

Mazhoritari e referendumi janë “fjalëkalim” për popullaritet e sukses  politik. Janë pritshmëri qytetare që duhet të respektohen ndryshe, ç’ne qytetari me ta?!