Albspirit

Media/News/Publishing

Avdush Canaj: Shkodra

Në Shkodër
qielli lahet në liqen
si fëmijë
flokët ia krehin pulëbardhat.

Në Shkodër
djali i Rozafës është rritur
vrapon pas fluturave.

Zogjtë nuk fluturojnë
vallëzojnë me violinën e Pjetër Gacit*.

Kalaja hap dritaret
pikturon mrekullinë.

Edhe unë këndova me babain
kur m’i mikloi faqet Shkodra.

Kjo vajzë me fustan të kaltër
qëndisur nga hëna
në vetull të Bunës.
——
*Kompozitor i njohur shkodran.