Jep dorëheqjen shefi i Shtabit të Përgjithshëm pas konfliktit me Macron
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë franceze, Pierre de Villiers, i cili kishte kritikuar shkurtimet buxhetore në mbrojtje, para se të kritikohej ashpër nga presidenti francez, Macron dhe sot dorëheqjen, një vendim i pazakontë që shënon krizën e parë në sferën e lartë shtetërore.
“Në rrethanat aktuale, nuk mendoj se jam në gjendje të garantoj vazhdimësinë e modelit të ushtrisë tek i cili besoj për të garantuar mbrojtjen e Francës dhe francezëve”, shkruan gjenerali Villiers duke njoftuar largimin e tij në një komunikatë.
Emri i pasardhësit, gjenerali François Lecointre, u publikua në Këshillin e Ministrave nga zëdhënësi i qeverisë, Christophe Castaner.
Ai ka qenë deri tani këshilltar ushtarak i kryeministrit dhe bëhet fjalë, sipas Emmanuel Macron, cituar nga Castaner, për një hero, i njohur si i tillë në ushtri.