SHBA, jep dorëheqjen Sean Spicer, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer dha sot dorëheqjen në sfondin e mosmarrëveshjeve të thelluara me zgjedhjen e Donald Trump për postin e drejtorit të ri të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, sipas disa mediave.
Presidenti amerikan emëroi sot Anthony Scaramucci, drejtues i një shoqërie investimesh, 53 vjeç në krye të komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, pothuajse në krizë që prej emërimit të tij më 20 janar.
Please follow and like us: