Albspirit

Media/News/Publishing

Rezarta Skifteri, në një shpërthim të magjishëm femëror

Stilistja e njohur shqiptare Rezarta Skifteri ka publikuar një foto mjaft sexy në Instagram aq sa i ka vënë në ‘dilemë’ miket e saj nëse është vërtetë ajo apo ndonjë modele.

Rezarta shfaqet me rroba banje të stiluara nga vetë ajo e shtrirë në një shelzong. Alketa Vjesiu i shkruan: O Rez o talent. S’po kuptoj më a je modele, a je stilisite. All Inclusive. Je në një shpërthim të paparë femëror dhe profesional. Ndërkohë edhe Amarda Toska i ka dërguar disa ikona me zemër e të puthuara.

Kush është Rezarta Skifteri?

Një nga vajzat e para që i hoqi “maskën” e zymtësisë gruas shqiptare dhe i dha asaj një tjetër perspektivë. Një nga profesionistet e pakta, të cilat ja dedikojnë pasionin, vyrtytin dhe dhuntinë, punës së tyre.

Atelieja e saj është nga më të preferuarat për shumë artistë dhe organizatorë të evenimenteve të mëdha në vend. Një klient mund të dëshirojë një veshje sportive, klasike, preta-porte, kostumet e banjës, fustane nusërie të modeleve të ndryshme dhe aksesorë të tjerë, por ajo që spikat në sfilatat e Rezarta Skifterit është stili ‘Houte Couture Alta Moda’.

Në sfilatat e saj Rezarta Skifteri ka guxuar të sjellë gruan e viteve ’30, transparente, sensuale, luksoze, me dantella e gurë të çmuar. Pas një gruaje të fortë, ambicioze, gjithnjë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe me sy që të ftojnë ta njohësh më mirë, artin dhe stilin e saj unik. Gruas “Made in Skifteri” përveçse delikate dhe shumë shik, i shtohet doza glamur. E preferuar për stilin e saj, ajo tërheq vëmendjen e botuesve të cilët e zgjedhin për kopertina revistash të rëndësishme në vend, ku një sy stilisti si ai i Rezartës është i besueshëm për t’u kujdesur mbi imazhin e personazheve të zgjedhur. Rezarta Skifteri ka qenë gjithmonë në qendër të ftesave të eventeve të modës ndërkombëtare, në kryeqytetet e modës europiane dhe botërore.

Please follow and like us: