Albspirit

Media/News/Publishing

Mark BRUNGA: Si u zbulua në Durrës “Libri i Burgut” në dorëshkrim i Arshi Pipës

“Libri i Burgut” në dorëshkrimin origjinal të Arshi Pipës, i shkruar me poezi kryesisht në qelitë e periudhës së diktaturës, në burgun politik të Burrelit,  ndodhet në qytetin e Durrësit, në banesën e motres së autorit.  Ky libër i shkruar i tëri me dorën e poetit, është ruajtur gjatë në shtëpinë  e motrës së  tij, Bukurushe Shehut, edhe kur Arshiu ishte arratisur dhe arriti ta botojë në Itali dhe SHBA.

Një njohje shumë vite më parë me motrën e poetit, po edhe me fëmijët e sajë, qenë si të thuash edhe çelësi i mundësis së këtij zbulimi të rastësishëm. Rreth vitit 2005, kur punoja në një TV lokal, kishim biseduar për mundësimin e një emisioni rreth jetës dhe vepres se Arshi Pipës.

Biseden e kishim bërë sëbashku me motrën e poetit në prezencën e shoqes së sajë të ngushte dhe ish mësueses sime të letërsisë Diktere Mustafaraj. Një mësuese dhe studiuese e rrallë e gjuhës shqipe, me  një diapazon kulturor bashkëkohor mjaft të gjërë, edhe pse ka disa dekada që është në pension. Për arësye të ndërrimit të vëndit të punës, ky emision  nuk u mundësua.

Pas pak muajsh, në një takim poetik ndërkombëtar me zanafillë nga Durrësi,  “Poeteka”, në afërsi të lokalit të njohur si “Gjashtëkëndëshi” takova Bukurushe Shehun (Pipa) dhe pasi u pershëndetëm e pyeta në se kishte ndonjë material origjinal të shkruar me dorë nga Pipa ose edhe ndonje mjet përdorimi personal të tijin. Shpresoja se mbase i biri ose vajzat e saj, mund t’i kishin sjellë ndërkohe ndonjë relike nga të poetit Pipa, kjo pas ndonjë kontakti të mundëshëm me njerez që e kanë njohur poetin kur ka qënë në mërgim.

Po Bukurushja me befasoi kur tha se kishte një doreshkrim të cilin i vëllai i sajë i a kishte dhënë të shoqit para se të arratisej…Kjo ka  qënë surpriza që më paraqiti e motra dhe pas pak ditësh i trokita në derë sëbashku me shoqen e sajë mësuesen e letërsisë Diktere Mustafaraj.

Pasi qëndruam pak , Bukurushja na nxorri një libër interesant të shkruar para arratisjes me doren e Pipës. Vargjet kishin edhe rregullime e korrigjime ndër rrjeshta, të shkruara imtaz nga dora e autorit të tyre. Më dukej e pabesueshme që kishim në dore  veprën në dorëshkrim të Arshi Pipes “Libri i Burgut”,  vepër e cila ka qënë shkruar fillimisht në letra cigaresh nga autori nepër qelitë e burgjeve ku ka vuajtur dënimet gjatë regjimit komunist,  dhe që më pas është transkriptuar, para arratisjes në dorëshkrimin që ruhej edhe   ato ditë në shtëpinë e motres së Pipës, Bukurushe Shehu.

E motra tregoi se si para arratisjes, autori i a kishte lënë të kunatit për ta ruajtur doreshkrimin, dhe ai i a kishte  mbajtur fshehurazi  atë për 45 vite dhe pas rikthimit  në atdhe. Pipa i a kishte dhuruar atë atyre që e kishin ruajtur, kunatit dhe motrës. Po ekziston edhe mundësija, që Pipa, ta ketë hedhur në 2 kopje dorëshkrimin, për të qënë i sigurtë, dhe njërin e ka marrë me vete për ta botuar në Perëndim…

Në këtë libër në dorëshkrim ka vjersha të periudhave të ndryshme , disa prej të cilave nuk janë përfshirë në vëllimin e botuar fillimisht në Itali e më pas në Detroit, të SHBA,  rreth 58 vite më parë, në vitin 1959. Në faqet e librit të shkruar imtazi me dore ndodhen edhe korregjimet me një shkrim të imët. Libri është nje nga veprat më të arrira të poetit, dhe mbetet interesant, pasi rrënjët e veta të ngjizjes artistike i ka brenda qelive të burgur të Burrelit, ku u shkrua fillimisht, e më pas u hodh në të pastër nga autori në Shkodër, kur kishte dalë nga burgu dhe pregatitej që të arratisej me njerën prej motrave të veta.

Pak kohë para se të arratisej ai thërret kunatin, burrin e Bukurushes dhe i a lë amanet atij për tia ruajtur…Kjo është historia e treguar, se si kjo vepër me pas erdhi në Durres, ku dhe u ruajt. Ka shumë të ngjarë se autori ka pasur frike se vepra që ai kishte më për zemër, dhe madje kishte sakrifikuar shumë për ta shkruar në rrezik, mund të binte në duart e policisë sekrete të shtetit, Sigurimit, në ndonjë kontroll të mundshëm të banesë së nënës së vet.

Prandaj ka dashur që të sigurohet para arratisjes që edhe në se i ndodh gjësendi atij, gjatë ikjes jashtë, të paktën veprën me poezitë e burgut, poezi brilante për mesazhet që përcjellin ndër breza,  nuk do ta gjente ndonje e keqe… Nderkohë është interesante edhe faqosja që i ka bërë Pipa librit të vet në dorëshkrim.

Në hapje të librit, në kopertinën e ballinës, ai ka ngjitur një fotografi të skulptures së poetit të madh të lashtësisë Homerit, duke treguar edhe adhurimin që kishte për të. Ndersa në kopertinen e fundit ai ka ngjitur një foto të Xhorxh Vashingtonit. Duke treguar mbase edhe ëndërren ose synimin për të shkuar në atdheun e ketij burri gjigand… Në se per foton e Homerit, mbase nuk do ti thonin gjë, për të dytën i rrezikonte shumë vite burgu, si ai ashtu dhe i kunati që e ka ruajtur me aq kujdes…Libri duket tashmë, pas ndarjes së Pipës nga jeta më 20 korrik 1997, 20 vite më parë,  si një urnë shpirtërore e poetit ku janë të tretura dashuritë e tija madhore .

Si ëngjej mbrojtës të ëndërres së tijë, ai vendos në kopertinat e librit  Homerin,  që simbolizon poezinë dhe Presidentin e parë të shtetit Amerikan  Xhorxh Ëashington, që simbolzon lirinë. Kjo dashuri e bën të verbër atë në lundrimin e frikshëm drejt lirisë…po ai dijti të lundrojë edhe në kushte vetëvrasëse siç mund të cilesohej atë kohë arratisja dhe i arriti brigjet e ëndërrave të tija që i shikonte dhe me sytë  e  verbuar nga diktatura nepër burgjet e skëterrëshme.

SI ERDHI LIBRI NË DORESHKRIM NË DURRËS

E motra e Arshi Pipes, Bukurushja, libohovitja që e flet edhe pas shumë viteve jetese në Durrës,  në mënyre perfekte gjuhen e ëmbël shkodrane, pasi atje ka kaluar femijërine e sajë, tregonte se ky libër në dorëshkrim është sistemuar pasi Arshiu ka dalë nga burgu. Ai ka marre fletet e cigareve që i kishte nisur në shtepi nga qelia ku i shkruante dhe që i fshihte nepër rroba, kryesisht në pjesen e llastikut të mbathjeve dhe pasi i kishte shkruar i kishte nisur për në shtëpi. Pas kësaj përmbledhjeje i ka grupuar poezite si dhe i ka redaktuar. Në libër dallohen me sy të lirë edhe korregjimet e redaktimet që u ka bërë poezive të tija më vonë. E motra spiegon se në libër ka vjersha të periudhave të ndryshme të burgimit dhe se jo të gjitha janë botuar tek ” Libri i Burgut ” me 1959.( libri, shton e motra, u botua për her të parë në Itali dhe me pas në SHBA). Botimi i fundit i tijë u bë në Detroit, i kompletuar me parathënje të shkruar në vitin 1958. Në këtë parathënje të botimit amerikan ka lënë  këtë dedikim : “DËSHMOREVE TË KOMBIT QË RANË KUNDER KOMUNIZMIT ME NDERIM AUKTORI KUSHTON”

E motra tregonte se si  poezitë e librit u përmblodhën tek shtëpia e nanës në Shkodër. Pasi e kishte plotesuar Pipa kërkoi takim me burrin tem Bardhyl Shehun, tregon Bukurushja dhe ai i shkoi në Shkodër. Atje pasi kanë ndenjur kanë zhvilluar një bisedë në fshehtesi, bisedë mes burri – burrit. Arshiu i a ka lënë librin amanet për ta ruajtur dhe Bukurushja kujton se kur i u kthye i shoqi nga Shkodra i kishte thënë ” Ky është një libër që duhet ta ruajmë me shume kujdes pasi paraqet rrezikëshmëri të madhe. Dhe ky libër u fsheh, thote Bukurushja, se di se ku, nga burri,  i cili e ka nxjerre në dritë vetëm pasi është ndërruar sistemi në fillim të viteve 90- të,  kur u rikthye në atdhe Arshiu. Ai e falenderoi burrin tim, kujton motra dhe i tha, kur Bardhyli deshi që tja rikthente: ” Këtë libër që e ke ruajtur 45 vite tashti të takon ty!” Dhe libri në dorëshkrim mbeti pronë e familjes Shehu në Durrës…

KUJDESI PER BOTIMIN E LIBRIT
Nga faqet e doreshkrimit të librit meson shumë gjera. Nder të cilat edhe skrupulozitetin e Pipës në radhitjen e vargjeve, ortografinë dhe deri në shenjat e pikësimit. Ai i ka lënë këto porosi  me shkrim, pasi ka menduar se vargjet, në se i ndodhte ndonjë incident dhe të humbtëte jetën si i vëllai, mund të botoheshin pas vdekjes. Dhe për këtë ka lënë shënim me udhëzime të detajuara deri në hollësi. Në një faqe të këtij libri, që e kemi të ruajtur në foto, ai ka lënë shënimet e veta udhëzuese. Që tregon një kohësisht edhe merakun që kishte për fatin e vargjeve të tija që i shkroi me rrezikun në kokë çdo moment. Dhe ishte plotësisht i bindur se do të botoheshin një ditë. Në këtë shënim poeti i burgjeve vëren: “ Janë të mbledhuna  ktu vargjet e shkrimeve mes vjetëve 1945 dhe 1956, të rradhituna kronologjikisht dhe të ndame ndër shtatë kapituj, simbas vëndit ku u shkruen”. Pipa udhëzon botuesin e ardhëshëm: “ Të respektohet me përpikmëri orthografija , tue mos harrue pikzimin (pikësimin), apostrofimin, e sidomos theksimin.- Janë përdorë ktu tre  lloje theksash: theksi i gjatë (‘), theksi hundak (^), dhe theksi i gjatë e hundak. Dy poemat “ Eva ” dhe “ Mujo Ulqinaku ”,njëra në krye dhe tjetra në fund të ksaj fletoreje, të vihen ndër vëndet e veta ( shif indeksi ). Autori.

KARTOLINA NGA BURGU
Në banesën e motres së Arshiut, na u paraqit  edhe një surprizë e bukur, që ndonëse nuk ka vlerat e poezive të tija , përsëri është një detaj interesant nga jeta e poetit që tregon se sa i ndjeshem ishte ai qofte edhe ndaj një femije, si i nipi të cilit i adresohet nga burgu me një kartolinë të thjeshtë të shkruar me kujdes, si dhe të pikturuar me ngjyra. Një luks i madh dhe një përkushtim tej çdo limiti njerëzor për nipin,Dokletain. E motra tregonte  se këtë kartolinë, për të cilen po flasim,  Pipa i a ka derguar të nipit të vet me rastin e 5 vjetorit të lindjes dhe me një përkushtim mjaft prekes. Këtë kartolinë ai i a ka nisur të nipit Labeatit në kohën kur ndodhej në burgun famëkeq të Burrelit. Kartolina ruhet edhe sot e kësaj dite si vlerë e shtuar e kulturës dhe kujdesit të Pipës në ditët më të vështira, që ai tregonte ndaj brezit të ri të familjes, si simbol i një kulture që rrezatonte ngrohtësi edhe në ditë terrori, si ajo që po kalonte ai. E shkruar plot dashuri dhe finesë…

DEDIKIMI
Kartolina ka një notë të veçantë urimi për 5 vjeçarin e atëhershëm Dokleatin. Është si një testament shpirtëror që i a përcjell të nipit. Duke parashikuar ose parandjerë një si ndarje të gjatë shumëvjeçare  në horizont. Ndërkohë duke dëshiruar që nipi të rritej jetëgjatë te brezi i ri i familjes së tijë. Sepse te brezi i ri asaj gjenerate, ai shikonte shpresë në transformimin e sistemit shoqëror…Ndërkohë e uron  nipin që të bëhej 100 vjeç sëbashku me prindërit. Po përveç jetëgjatësisë i uron:
“ Edhe u bëfsh i mirë e i vlerë
Si për vete ashtu për tjerë
E paç lavd ndër mote e nder!
E paç emër te ky vënd
Sa me  meritue njimend
Fort të rrallin emrin tat
Emri i mbretit Dokleat”.
18 gusht 1957.

Vargje mbresëlënëse, po të mbahet pasyshë se ku janë shkruar dhe për kë janë shkruar. Që përshkrohen nga nota  ngrohtësije dhe atdhedashurie me një thjeshtësi të paparë.

Please follow and like us: