Albspirit

Media/News/Publishing

Operacioni antidrogë në “Don Bosko”, kush është 27-vjeçari që u plagos

Forca të shumta policie janë mbledhur dje në zonën e Don Boskos në kryeqytet, ku u zhvillua një operacion antidrogë. Për pasojë ka mbetur plagosur shoferi që drejtonte automjetin Bledar Peci,  i cili nuk i është bindur urdhrit të efektivëve.

Policia kishte marrë informacion se Peci, ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, në zonën e Don Boskos.

Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative është konstatuar se shtetasi B. P. po lëvizte me automjetin tip Citroen, së bashku me shtetasin A.M., në zonën e Don Boskos.

Nga ana e shërbimeve i është bërë shenjë të ndalonte. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur shenjës të ndalimit, por ka levizur me shpejtësi duke bere disa manovra te rrezikshme te cilat rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur nje automjet te ndërhyrjes.

Gjithashtu në këtë moment me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas thirrjes së punonjesve të policisë për të ndaluar fillimisht, është paralajmëruar me qitje në ajër dhe më pas në drejtim të gomave te automjetit, ku si pasojë ka ngelur i plagosur shtetasi B P, i cili u transportua në spital jashtë rreziku për jetën.

Please follow and like us: