Hetim pasurive të biznesmenit vlonjat, Gjykata i vendos sekuestron
Pas hetimit që i është bërë një biznesmeni vlonjat, Gjykata e qytetit në bashkëpunim me policinë kanë vendosur masën e sekuestros prenventive mbi llogaritë e shtetasit A.I.A. Mësohet se shifra që ruhej në një bankë të nivelit të dytë në Vlorë kap shifrën e 531.031 USD. Po ashtu është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale ” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale ” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Njoftimi i Policisë:
Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale , në vitin 2017 është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale ” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale ” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit A.I.A. Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera, nga Sektori për hetimin e krimit ekonomik – financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë , është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë , datë 09.08.2017 e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi llogaritë bankarë të shtetasit A.I.A në një bankë të nivelit të dytë për shumën 531.031 USD.