Fahri Xharra: Ohri, ishim dhe jemi ne
Tokat tona të lashta janë dëshmitare të historisë sonë të lashtë. Historia e këtyre anëve nuk mund të shkruhet ndryshe veçse me ne dhe me ata që erdhën nga dreqi i mallkuar dhe na mbetën në pragun e shtëpisë dhe vazhdimisht mundohen të na zhbëjnë e mbi këtë histori të shkruajnë “historinë” e tyre e cila nuk është asgjë tjetër veçse një plagjiaturë e asaj që ka ndodhur me shekuj e mileniume më parë. Kjo vlen edhe për atë tokë të Ilirisë së lashtë të copëtuar dhe të banuar nga ardhacakët.
Banorët e hershëm të rreth Liqenit të Ohrit ishin Dasaratët dhe Enkelejt. Qyteti i ka gjurmët edhe të Mbretit Filipi II i Maqedonisë. E nëse flasim për të ashtuquajturën Kështjella e Mbretit bullgar Samuilit, dihet që ajo është mbindërtuar mbi një fortifikatë të shekullit IV prK.
Gjatë pushtimeve romake të shekujve 3 dhe 2 prK, përmenden Dasaretët dhe Dasaretia si dhe qyteti Lychnidos në brigjet e Liqenit të Ohrit. Uji i tij ishte aq i kaltërt dhe i pastër që në shënime gjendet si Lacus Lychnitis. Ishte përbri rrugës Egnatia që e bashkonte portin e Durrësit ( Dyrrachion) me Bizantin. Kërkimet arkeologjike (Polyconch Basilica shek.V) dëshmojnë në përqafimin e hershëm të krishterimit në këto anë. Kush ishin të krishterët e parë?
Sllavët na e prishën “qetësinë” rreth shek VII, kurse Bullgarët e parë e pushtuan qytetin rreth vitit 867. Gjatë sundimit bullgar Ohri ishte kryeqyteti i Perandorisë Bullgare, si dhe nga vitet 990 e deri në 1018 Ohri njihej edhe si “Patriarkati Bullgar”. Pas pushtimit bizantin, çdo gjë kaloi ndër Partiarkanën Ekumenike të Konstantinipojës…
Familja princërore e Gropajve del që në vitin e largët 1218 (tetë shekuj përpara) në histori. Këtë e kemi nga një dokument i zbuluar nga Akademia e Shkencave e Berlinit, që flet për të dhe një nga prekursorët e saj Sevasti Andrea Gropa. (Titull i një ofiqari bizantin që vjen menjëherë pas perandorit). Rreth gjashtë dekada më vonë del prapë një Pal Gropa në vitet 1272-1273 në tentativa me anzhuinët, i cili flet jo vetëm në emër të vet, por në krye të një grupi bujarësh shqiptarë.
Andrea Gropa tjetër më pas do të jetë dhëndër i Andrea Muzakës, i dinastisë tjetër princërore fqinje me ta, dhe së bashku do të mundnin Marko Kralin, njeri i mbretit serb Stefan Dushanit, dhe princi Muzakaj do t’u bashkojë zotërimeve të veta Kosturin, ndërsa princi Gropaj do t’u bashkojë feudeve të veta qytetin e Ohrit. Kjo në mesin e shekullit XIV. Stefan Dushani do ta linte kokën e vet duke kaluar lumin Devoll, zotërim i Muzakajve. Gropajt dhe Muzakajt, dy familje të fuqishme feudale të Shqipërisë lindore do të hynin në histori si armiq të betuar tradicionalë të serbëve, si antiserbë të deklaruar ( Dr.Laurant Bica).
Natyrisht, prezenca e fisnikërisë nuk është një fenomen thjesht shqiptar në mesjetë, por mbarë evropian e më gjerë botëror. Fisnikëria apo klasa drejtuese, kjo shtresë e shoqërisë shqiptare të mesjetës, përfshi dhe atë të një regjioni të caktuar, nuk binte më poshtë se ajo evropiane, ose më mirë të themi nuk dallohej aspak nga ajo, ishte në të njëjtat parametra, bile duke marrë parasysh që ishte pjesë e aristokracisë së Perandorisë Bizantine, e cila arriti majat e një qytetërimi të shkëlqyer në kulmet e saj; në shumë drejtime ia kalonte asaj evropiano-perëndimore.
Kush ishin të krishterët e parë? Shqiptarët. Në fillim si katolikë e pastaj edhe si ortodoksë. Ardhja e sllavëve i gjeti shqiptarët këtu; me kulturë dhe histori të tyre. Shqiptarët iu mësuan atyre fenë dhe besimin në zot. Shqiptarët ishin ata që iu treguan sllavëve se si lutet zoti, se si besohet në zot. Por, sidoqoftë, rrethanat historike ndryshuan edhe ne u ndryshuam me ato… Dhe tani, neve na duhet të ”luftojmë” me penë për të bindur së pari mohuesit tanë e pastaj edhe ata të huaj se edhe ortodoksia së pari ishte e jona.
”Në një kohë kur Vuk Brankoviçi e pushtoi Shkupin (1377), Ohrin e sundonte shqiptari Andrea Gropa” ( A. Mihajliç, f.170).
Andrea Gropa dhe familja Gropa ishte një vazhdimësi shqiptare në Ohër dhe në tokat tona të FYROM-it të sotëm. Por, përveç sundimit, shqiptarët ishin edhe ndërtuesit dhe themeluesit e objekteve të kultit. Ja se çka shkruan Bogumil Hrabak, me ironinë dhe dëshirën e tij për përvetësim (Bogumil Hrabak ”Širenje arbanaških stočara po ravnicama): ”Në pasuritë e Manastireve të Maqedonisë Veriore-Arhiljevica ( Preshevë-Kumanovë), Shën Gjergji (afër Shkupit), Manastiri i Tetovës, Kisha e Shën Gjonit (Shtip), shqiptarët ishin element kolonizues dhe si ardhacakë merreshin me bujqësi, kurse Arbanasi Progon Zgura ishte themeluesi i Kishës në Ohër.
Progon Zgura nga viti 1295 në Ohër dhe rrethinë ka qenë një Heterijark për të cilin edhe sllavet shkruanin se ishte shqiptar (arbanas), dhe sipas këtyre dokumenteve mundemi lirisht të themi që Kishat në (në këtë rast) Ohër dhe rrethinë janë shqiptare…
Disa fakte nga historianët Sllavë: (fotoja e mëposhtme arberiaonline.com)
Kurse në Arkivin e Maqedonisë gjendet ky dokument që shkruan se Progon Zguri e ndërtoi Kishën në Ohër me 1295. Jeriçek shkruan se Progon Zguri, më 1295 si heteriark i madh që ishte e ndërtoi në Ohër…
Të vazhdojmë me familjen Gropa: ”Më 1389, në krah të Teodor Korona Muzakës do të luftonte dhe një fisnik Gropaj në betejën e famshme të Kosovës, të koalicionit ballkanik kundër pushtuesve osmanë. Kështu do t’i shohim krah për krah Muzakajt e Gropajt në histori të pandarë nga njëri-tjetri. Zaharia Gropa do të ishte, si të thuash, në periudhën skënderbejane, mesin e shekullit XV, ministër i jashtëm i kryetrimit Skënderbe, do të shkonte me misione të caktuara në Itali, Romë, Venedik, Raguzë, dhe do të dallohej jo vetëm si diplomat, por do të ishte një ndër dy gjeneralët më të shquar të tij në betejat për 25 vjet rresht me osmanlinjtë.”
Dhe çka është më e rëndësishme, ”Gropajt kanë qenë suverenët e Patriarkanës së Ohrit, për sa kohë ekzistoi ajo deri në vitin 1767, kur ajo u mbyll nga Patrikana e Madhe e Kostandinopojës. Patrikana e Ohrit ka qenë nën mbrojtjen dhe kontrollin e tyre, dhe në shumicën e saj patrikët e saj kanë qenë të gjakut shqiptar.”
* Falenderoj arberiaonline.com për ndihmën e dhënë
1.Велики жупан у Лексикон српског средњег века, приредили С. Ћирковић и Р. Михаљчић, Knowledge, Београд 1999.
2.Marko Šuica, “Nemirno doba srpskog srednjeg veka“, Beograd, 2000.
3.Rade Mihaljčić (1975). Kraj Srpskog carstva. Srpska književna zadruga.