Albspirit

Media/News/Publishing

Kuvendi publikon kandidatët për anëtarë të KLP nga radhët e avokatëve

Në përfundim të procesit të vlerësimit, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, bazuar në pikën 7 të nenit 35, si dhe në nenin 286 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, përfundoi hartimin e raportit të vlerësimit, listës së kandidatëve që plotësojnë kushtet kushtetuese dhe ligjore, dhe listës së kandidatëve të përjashtuar, për kandidatët që kanë aplikuar nga avokatia për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Këto dokumente si dhe raporti i vlerësimit dhe kopja e listave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, së bashku me dokumentacionin për secilin kandidat, do t’i përcillen brenda afatit ligjor, Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend.

Në respekt të parashikimit të nenit 35, pika 9, e ligjit 115/2016, listat dhe raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, bëhen menjëherë publike në faqen zyrtare të Kuvendit.

Lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga avokatia, që plotësojnë kushtet ligjore të parashikuara nga Kushtetuta dhe neni 117, pika 3, i ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sipas vlerësimit të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, bazuar në nenin 35, pika 7, shkronja “a” të ligjit 115/2016

  1. FLORETA GJINI
  2. GËZIM ALLARAJ
  3. KOZMA JANO
  4. NURIHAN SEITI META
  5. PETRIT GAÇI
  6. TARTAR BAZAJ
  7. VERONIKA VANGJELI
Please follow and like us: