Albspirit

Media/News/Publishing

Sara Gjordeni, sozia shqiptare e Kylie Jenner

Edhe pse emri saj nuk është shumë i lakuar në showbiz, Sara Gjordeni nuk është fare e panjohur për ju. Brunia bukuroshe ka tërhequr goxha vëmëndje jo vetëm me bukurinë e saj, por edhe më ngjashmërinë e madhe që ka me yllin e reality show-t, Kylie Jenner.
Ne zhvilluam këtë bisedë interesante me Sarën e cila veçse na jep përshtypjet e saj për ngjashmërinë me Kylien, na vërteton gjithashtu edhe se vajzat e bukura janë edhe të zgjuara.

Përshëndetje Sara. Si po e sfidon të nxehtin e këtyre ditëve?

Për momentin jam në vendlindje. Por deri para disa ditësh isha në udhëtim në disa vende të Greqisë dhe plazheve andej.

Nëse nuk do ta kishe emrin Sara Gjordeni, me siguri do ta kishe Kylie Jenner. Është interesante ngjashmëria juaj…

Unë vetë mendoj se nuk i ngjaj, ndoshta sepse ia njoh dhe mimikat më të vogla vetes, por ja që nëpër rrjete sociale dhjetëra njerëz nuk mendojne si unë (çuditërisht!)

Çfarë nuk do të kishe bërë kurrë si ajo?

Nuk besoj se ka diçka që Kylie e ka bërë dhe unë s’do e bëja. Ajo është një business woman shumë e suksesshme dhe një femër shumë e bukur.

Po të të propozohej që jeta jote të ishte subjekt i një show si “Keeping up with the Kardashians”,me çfarë kushtesh do të pranoje?

Që të ruhej privatësia, të paktën në dush apo vende të tjera ku duhet t’i heqesh rrobat. Gjithashtu sa më pak pjesë nga momentet kur mund të qaja ose të isha e sëmurë.

Nëse do të kishe një klon tëndin, për çfarë do ta përdorje më tepër?

Unë vetë nuk jam shumë tip që eksperimentoj me look-un tim. Do e përdoja për të parë sesi do dukesha me flokë blu përshembull ose të shkonte ajo në leksion në vendin tim kur unë të isha ende duke fjetur.

Mban disa tituj nëpë kompeticione bukurie.. Çfarë ka aktualisht në axhendën tënde?

Para se të filloja pushimet, kam qenë e ftuar nëpër show si “Apartamenti 2XL” apo kohët e fundit, “Oktapod” në VizionPlus, “Mirmëngjes fundjavë” në TVSH apo “Pasdite në Top Channel”. Tani për momentin vetëm po lexoj për 2 provime të mbartura. Nuk jam e fokusuar në asgjë tjetër.

Të jesh e bukur për ty do të thotë…?

Do të thotë që të hapen dyer më shumë. Të jesh më konfidente në rrugë. Të ndihesh më mirë me veten. Por ama edhe që duhet të tregohesh mirënjohëse dhe e përgjegjshme e të mos abuzosh me pamjen apo trupin tënd në mënyrë që ajo freski apo bukuri të zgjasë sa më shumë.

Një cilësi dhe një e metë që ia pranon vetes?

Cilësi? Mbaj mend shumë. Kam një memorie që shumë njerëz nuk e quajnë normale. Një e metë? Jam tepër nevrike…

Je e lumtur për momentin?

Për momentin jam më e lumtur se kurrë. Kam në jetën time gjërat dhe personat e duhur.

Si do ta përkufizoje stilin e jetës që bën?

Jetë shumë aktive. Udhëtoj shumë shpesh dhe mundohem përditë të bëj diçka ndryshe dhe të takoj njerëz të ndryshëm.

Ngjall jeta jote zili tek të tjerët? Nëse po, pse mendon se ndodh?

Nuk besoj se jeta ime ngjall zili tek të tjerët. Sidomos tani që janë rrjetet sociale dhe njerëzit fare lehtë mund të bien në kontakt me mënyrën e jetesës se multi milionerëve dhe jetesa e ne njerëzve normalë nuk është më për tu patur zili, (besoj).

Për çfarë po mendoje gjatë gjithë intervistës?

Po mendoja që pyetjet ishin shumë të lezetshme dhe ndryshe nga intervistat e tjera

Në fund do të thoje…

Do thoja që vërtetë mund t’i ngjaj Kylie-t por nuk mundohem as ta kopjoj as të jetoj jetën e saj. Madje nuk do doja që asnjë vajzë të bënte gjithçka e të dilte jashtë vetes e nga rruga e drejtë për t’i ngjarë me patjetër dikujt tjetër. Do humbasin veten!/INTV/

Please follow and like us: