Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza e gazetares që ndërroi jetë, Patty Canaj: Ah, sa fjalë ka kjo zemër e ky shpirt…

Vajza e gazetares Arlinda Canaj, që ndërroi jetë dy ditë më parë ka shkruajtur një status emocionues.

 

Statusi

 

Doja jashtë mase t’iu falenderoja për të gjitha ngushëllimet, mesazhet, mbështetjen, vlerësimin dhe durimin që keni treguar pas marrjes së këtij lajmi hidhërues! Paçi veç të mira në jetë dhe ju falenderoj jashtë mase të gjithëve që shkruat sadopak rreshta për figurën e nënës sime të ndjerë, e pse jo me ne fizikisht do mbetet përherë në mendjet e zemrat tona gjithmonë në njerëzit më të dashur dhe atyre që e njihnin sadopak. Mamaja ime zemërflori ishte e mira e botës, nuk njihte të këqija e ligësi në brendësinë e saj dhe të keqes i kthehej me një urtësi që gjithmonë e karakterizonte!

Fjalët e mira për të s’kanë fund, as dhimbja e madhe që na la pas!

Pavarësisht dhimbjes sime, tonën si familje, dua t’iu ngushëlloj dhe unë vajza e saj plot krenari dhe t’iu them se më vjen keq për të gjithë ju që humbët një mike të rrallë e të shtrenjtë, dhe ata që jo të gjithë e vlerësuan si duhej, por prapë mamaja ime e rrallë e kishte vetinë që të keqen ta kthente të mirë prandaj ishte e mira e të tjervë e u bë e keqja e vetes, nuk e shijoi dot këtë jetë në lulë të rinisë! Ju ngushelloj të gjithëve ju, miq e shokë, kolegë e ju që e njihnit pa pasur muhabet, të dashurit tanë dhe më lini të them se vuajtja për të nuk paska fjalë krahasimi, loti për nënën qenka i hidhur! Por dua t’iu them se ajo do mbetet e paharrueshme për ne e pavarësisht mënyrës sesi u largua nga kjo botë dua që gjithsecili prej jush ta kujtojë atë siç ajo përcillte te ne atë frymën pozitive për një botë më të mirë e ta kuptoni se zgjodhi të çlironte shpirtin e saj drejt paqes!

Ahhh, sa fjalë ka kjo zemër e ky shpirt për ty moj bukuroshja ime, ti ishe e do jesh përherë muza ime dhe çdo fjalë tënden do vazhdoj ta përmbush derisa Zoti të më ketë dhënë frymë për të qëndruar e fortë e për të rritur e vëllanë tim, dashuria jote për të cilin ishte e pafundme sepse është më i vogli!

Vëllai im gjithashtu do të të bëjë krenare moj floriri ynë dhe uroj të jesh përherë me ne, Ëngjëlli ynë mbrojtës!  Ju ruajttë Zoti dhe e paci jetën e gjatë! Me respekt fëmijët e Arlindës (Patty &Kevin Haxhiaj)

Please follow and like us: