Albspirit

Media/News/Publishing

Miss Amerika, mbretëresha e re kritikon Donald Trump

Ambiciet e saj politike nuk i ka fshehur as me kurorën në kokë. Cara Mund, e sapo shpallur Miss Amerika, 23 vjeçe dhe e diplomuar në “Brown University”, ëndërron të bëhet guvernatore dhe presidentit Donald Trump i thotë që ka gabuar pas vendimit për tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit mbi klimën.

Mund, e zgjedhur Miss Dakota pak kohë më parë, ka fituar titullin e mbretëreshës së SHBA-ve, duke sfiduar 51 konkurrente dhe ka kritikuar presidentin amerikan në një intervistë gjatë konkursit.

Dalja e SHBA-ve nga Cop21, “është një vendim i keq, ka prova ndryshimi klimatik ekziston dhe ne duhet të qëndrojmë në atë tryezë, – ka shpjeguar. – Në shëndetësi, në çështjet që kanë të bëjnë me riprodhimin, janë para së gjithash burrat që marrin vendime, ndaj mendoj se duhet edhe një perspektivë femërore”, – ka shpjeguar Miss Amerika e sapo zgjedhur.

Please follow and like us: