Deputeti bën kërkesë për largim nga grupi parlamentar i PD
Deputeti Nard Ndoka ka bërë kërkesë që të largohet nga grupi parlamentar i PD-së. Lajmin e bëjnë të ditur burime të “Panoramës” pranë deputetit.
Ndoka, i cili u përfshi në marrëveshjen e Bashës me aleatët është shprehur i pakënaqur me kursin e kreut të PD-së dhe me marrëveshjen me Ramën.
Ai madje e ka kritikuar Bashën edhe sot përmes një shkrimi në faqen e tij në Fb, se Basha punon për marrëveshjen me Ramën dhe jo kauzat e vërteta të opozitës.
Please follow and like us: