Albspirit

Media/News/Publishing

WP: ‘Google’ zbulon shpalljet e paguara nga rusët në ‘YouTube’ dhe ‘Gmail’

E përditshmja ‘Washington Post’ ka raportuar se ‘Google’, për të parën herë, ka zbuluar dëshmi për operativistët rusë, që i kanë shfrytëzuar platformat e kësaj kompanie në Internet, në përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. “Agjentët rusë” kanë shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë për shpallje në ‘YouTube’, ‘Gmail’, ‘Google’ search dhe në produktet e tjera, në përpjekje për të përhapur dezinformacion, ka raportuar sot, ‘Washington Post’, duke cituar burime anonime, që thanë se ishin të afërta me hetimet e kompanisë. Shpalljet nuk duket se e kanë origjinën nga Internet Research, që është kompani ruse, e cila ka blerë shpallje në rrjetin ‘Facebook’, duke indikuar për fushatë të mundshme më të gjërë ruse të dezinformimit online, ka raportuar WP. ‘Facebook’ dhe gjiganti tjetër në fushën e mediave sociale, ‘Twitter’ kanë thënë se entitetet ruse kanë blerë shpallje dhe kanë profile në platformat e tyre. ‘Google’ që është pronë e ‘Alphabet Inc’, e udhëheq biznesin më të madh online të shpalljeve në botë, ndërsa ‘YouTube’ është faqja më e madhe online në botë për video. Kompania ‘Google’ nuk ka bërë komente të menjëhershme lidhur me raportin e së përditshmes ‘Washington Post’. Kongresi i Shteteve të Bashkuara po zhvillon hetime të shumëfishta për ta përcaktuar nivelin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Please follow and like us: