Ruçi përjashton nga parlamenti Nokën
Gramoz Ruçi është bërë tabelë qitje nga opozita për mënyrën sesi drejton seancat e parlamentit. I acaruar nga fakti që nuk i dhanë fjalën, Flamur Noka është çuar drejt foltores së parlamentit duke bërtitur dhe duke bllokuar foltoren.
Fill kësaj Gramoz Ruçi lexoi nenin e rregullores, sipas të cilit Noka duhej përjashtuar nga seanca.
Seanca është ndërprerë dhe Noka është përjashtuar nga parlamenti.
Më herët seanca nisi me ankesën e Vangjel Dules se projektligji i pakicave kombëtare ishte sjellë në parlament duke shkelur afatet.
Sipas Dules rregullorja ishte shkelur, por Gramoz Ruçi e zgjidhi këtë handikap duke e hedhur në votim dhe duke marrë miratimin e partisë së tij për të votuar.
Kur i erdhi radha për të folur, Dule tha se këtij parlamenti i del java me 9 ditë, nëse vërtet ka respektuar rregulloren.
Dy javë më parë parlamenti u ndërpre për gati 6 orë dhe deputetët e opozitës u ngujuan në sallë, pasi kërkuan që të kishte debat parlamentar.
Thuajse çdo seancë deputetët e opozitës ankohen se Gramoz Ruçia nuk i jep fjalën ose se ia ndërpret atë duke i kujtuar rregulloren.