Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Saliu ekspozon në Shkup portretet e shqiptarëve të famshëm

Portrete të ndryshme të të famshmëve shqiptarë, duke përfshirë Nënën Terezë, Bekim Fehmiun, Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin dhe shumë figura të rëndësishme shqiptare janë prezantuar nëpërmjet ekspozitës personale të artistit Agron Saliu, shkruan KultPlus.

Ekspozita është hapur në ambientet e Galerisë Kic, kurse kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 17 tetor. Kurse Fatmir Sulejmani, me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, nëpërmjet një recensioni ka vlerësuar Agron Saliun, si një artist me emër të përveçëm.

“Për mua, ai është ambasador arti gjithandej ku ekspozon reliktet e shpirtit – portretet e punuara me dashuri dhe përkushtim të veçantë”, ka vlerësuar ai, kurse për veprat e kësaj ekspozite, të përgatitura gjatë dy viteve të fundit, sipas tij janë realizuar kryesisht me teknikën vaj në pëlhurë, ndërkaq, sa i takon formatit, janë të gjitha të njëllojta.

Please follow and like us: