Matilda Haska: Akti i fundit i dashurisë së humbur…
… të pata thënë që nuk kisha më kohë të prisja…
Pata frike ta thoja më parë, frikë për të ardhmen, për të ardhmen e një destinacioni pa emër…
E plaka shpirtin nga pritje e gjatë…
Të gjithë e dinin këtë edhe shpresa kishte hequr dorë nga iluzionet e tua dhe të miat…
Kur u nisa nuk mora asgjë… As moralin tim të përdhosur nga mëshira ime…
I groposa kujtimet dhe nisa të ndërtoja një kështjellë me Themele të Forta …
Më beso, nuk munda t’i flas kohës, ajo më braktisi në momentin më të bukur ose kështu e mendoja unë…Nuk isha më në gjendje të kuptoja të mirën nga e keqja dhe dëshirën nga mëshira.
U lodha shumë…
Ndaj vendosa të arratisem. Të iki pa u menduar gjatë, ndoshta ikja ime do pagëzohet me një emër…
Mos më paragjykoni, ky ishte akti i fundit i dashurisë së humbur…
E ndjeva tek flladi, nuk më përkëdhelte më flokët e shpupuritura, as shiu i asaj nate nuk mi puthi me buzët e thara…
Po me pyet “A qava”??
Heee…
Sigurisht, që qava, madje qava shumë…
Kopshti i kujtimeve u ujit, por jo se humba diçka, por se fitova Lirinë…