Albspirit

Media/News/Publishing

Emër për emër, Vetingu flak 28 prokurorët dhe gjyqtarët e parë

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive jep sinjalin e parë për përmbushjen e pritshmërive të mëdha të shqiptarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian sa i përket veprimit dhe zbatimit të ligjit të Vetingut.

Rreth 28 nga 68 prokurorët dhe gjyqtarët të parë, të cilët po i nënshtrohen procesit të Vetingut, nuk e kalojnë testin e justifikimit të pasurive me dokumentacion ligjor. Shqiptarja.com ka mësuar se dosjet e verifikimit të ligjshmërisë së pasurive të 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve janë marrë në dorëzim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njëri nga tre organet e Vetingut.

 

Sipas burimeve të konfirmuara, pasuria e më pak se gjysmës së 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve ka rezultuar me probleme ligjore, të cilat janë reflektuar në dosje dhe që e bëjnë të pamundur që subjekti i vlerësimit të shërbejnë në drejtësinë e re. Kjo do të thotë se, nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit do të konfirmojnë gjetjet e konstatuara nga ILDKP, prokurorët dhe gjyqtarët në fjalë do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.

Më konkretisht, gjetjet e shënuara dhe të dokumentuara në dosje, sipas rastit, konsistojnë në mungesën e burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë, në fshehjen e pasurive, në deklarim të rremë të pasurive si dhe në situatën e konfliktit të interesit. Gjatë kontrollit janë konstatuar edhe raste të pastrimit të parave, falsifikim dokumentesh etj., por që dalin përtej kornizës së Vetingut. Konstatimet mësohet se janë pranuar dhe konfirmuar edhe nga përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët kanë pasur akses në të gjitha provat që kanë mbledhur inspektorët rreth pasurive të 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve të parë.

Hetuesit e SHBA-BE po kryejnë gjithashtu një verifikim paralel, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të paraqesin prova shtesë pranë Komisionit të Kualifikimit, rreth pasurive të 68 subjekteve të para. Ata kanë marrë informacione, kanë bërë konsulta, kanë kopjuar dhe hetuar, po për llogari të Vetingut, deklarimet e pasurive të paraqitura nga 68 prokurorët dhe gjyqtarët, të personave të lidhur me të, si dhe dokumentet shoqëruese. Mbetet për t’u parë se kur Komisioni i Kualifikimit do të marrë vendimet e para për prokurorët dhe gjyqtarët e parë.

Lista e zezë
Shqiptarja.com ka mësuar se pjesë e listës së zezë janë disa njerëzit më të rëndësishëm dhe të përfolur të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ata nuk kanë mundur që të justifikojnë pasuritë e paluajtshme dhe llogaritë e majme banakre me burime të ligjshme të ardhurash.

Ndërkaq, në përfundim të procesit të kontrollit, numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të mbeten në rrjetën e Vetingut pritet të shtohet, duke patur parasysh se kontrolli i pasurive është vetëm njëri nga tre elementët e Vetingut. 68 prokurorët dhe gjyqtarët në fjalë po i nënshtrohen aktualisht edhe skanimit të lidhjeve të mundshme me krimin si dhe aftësive profesionale.

Emrat e 68 gjyqtarëve dhe prokurorëve që po i nënshtrohen Vetingut

Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm

Petrit Fusha, kreu i Prokurorisë së Tiranës

Gjin Gjoni, anëtar i KLD, anëtar i Kolegjit Zgjedhor, gjyqtar i Apelit Tiranë

Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë.

Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Altina Xhoxhaj, anëtare i Gjykatës së Lartë.

Andi Çeliku, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Artan Zeneli, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Shkëlzen Selimi, anëtar i Gjykatës së Lartë.

Medi Bici, anëtar i Gjykatës së Lartë

Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë

Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Besnik Imeraj, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Brunilda Kadi, anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Alma Muça, drejtore e Drejtorisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Adnand Kosova, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Alfred Progonati, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Arqilea Koça, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Artur Selmani, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Adnan Xholi, drejtor i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Adriatik Cama, prokuror i Tiranës i Shkallës së Parë.

Alaudin Malaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Besnik Muçi, prokuror

Besnik Cani, prokuror

Brikena Ukperaj, gjyqtare e Apelit të Vlorës

Gentian Medja, gjyqtar në Gjykatën Administrative i Shkallës së Parë Tiranë.

Rovena Gashi, drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Gentian Trenova, Prokuror i Apelit në Tiranë.

Fatjona Memçaj, prokurore e Apelit Tiranë.

Kastriot Selita, kryetar i Apelit Administrativ Tiranë.

Sokol Stojani, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Thoma Jano, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Dritan Rreshka, Prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Arben Nela, zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë së Tiranës.

Arta Marku, prokurore.

Elsion Sadiku, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë

Bujar Hoti, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës

Luan Kaloçi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Anila Leka, Prokurore në Prokurorinë e Tiranës.

Besa Nikëhasani, prokurore

Vatë Staka, Prokuroria e Tiranës.

Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë.

Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës.

Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.

Dritan Hallunaj, Gjyqtar i Krimeve të Rënda.

Manjola Xhaxho, Gjykata e Tiranës.

Artan Lazaj, gjyqtar

Alma Brati, gjyqtare

Astrit Faqolli, gjyqtar në Tiranë.

Brunilda Kasmi, gjyqtare në Tiranë.

Bledar Abdullai, gjyqtar në Tiranë.

Marçela Shehu, gjyqtare në Kurbin.

Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ramadan Troci, kreu i Prokurorisë së Vlorës.

Gentjan Osmani, zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Dritan Prençi, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

http://(Shqiptarja.com)

Please follow and like us: