Jorida Tabaku: Korrupsioni nuk mund të luftohet nga qeveria e korruptuar
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se nuk luftohet korrupsioni përmes fasadave. Sipas saj për të luftuar korrupsionin duhet vullnet i fortë politik, që kësaj qeverie i mungon.
Statusi i plotë:
Një qeveri e korruptuar e lufton korrupsionin përmes fasadave dhe vullnetit politik për të mos ndëshkuar fajtorët.
Janë 2.8 mld euro vjedhje e faktuar nga KLSH që qeveria ka kryer gjatë gjithë qeverisjes. Lufta ndaj korrupsionit kerkon vullnet politik e qartesisht kjo qeveri nuk e ka.
Lufta ndaj korrupsionit kerkon qe te jete e para ne rend te dites, kerkon shembuj, kerkon transparence. Pas cdo tenderi, cdo koncesioni, pas cdo emerimi ne administrate e pas cdo ligji qe miraton kjo qeveri ka klientelizem. Fatkqesisht kjo qeveri deshtoi te punoje per shumicen, por punoi thjesht per nje grusht njerezish”, përfundon ajo.