Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeprokurori, Manja: Do të kalojë Vettingun pas emërimit

Kur afati i garës për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm mbyllet të martën në orën 18:00, kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja ju bën apel prokurorëve që plotësojnë kriteret për të konkurruar.

“Duhet të jetë prokuror, pra pjese e sistemit. Duhet të ketë mbi 15 vjet dhe të ketë mbaruar ose Magjistraturën ose të ketë gradë, dua të veçoj se këto të dyja të fundit nuk është domosdoshmëri të ketë mbaruar Magjistraturën, mjafton të ketë gradë, ose mjafton të ketë mbaruar Magjistraturën”, shprehet Ulsi Manja.

Por çfarë ndodh pas të martës?

“Ne do të bëjmë publike listën e kandidatëve për këtë detyrë dhe menjëherë siç e planifikon vendimi do të përcaktojmë datën dhe orën e seancës dëgjimore me të gjithë kandidatët. Pastaj komisioni ka edhe dy ditë të tjera kohë për të bërë një vlerësim të kritereve dhe të meritës për secilin nga kandidatët që do të jenë pjesë e kësaj gare”, thotë Manja.

Nga e hëna hapet “perdja” dhe në skenë futen individë konkretë. Pavarësisht emrave të shumtë të përfolur ditët e fundit vetëm pas të hënës do të shihet se cilët janë prokurorët, që ndryshe nga herët e tjera kësaj radhe do të hedhin vetë dorashkën e sfidës në një garë publike

“Dy ditë janë të mjaftueshme, pasi procedura është shumë e thjeshtë, një jetëshkrim dhe një shprehje interesi”, tha Manja.

Please follow and like us: