Investigimet që njollosin PD/A po luan BIRN në favor të Ramës?
Dy investigime tronditëse për PD-në, njëri për paratë që ka paguar Lulzim Basha nga kompani të strehuar në parajsat fiskale, për të bërë lobing në ShBA dhe tjetri që ngre dyshime të forta për një ide gjerësisht të përhapur se pushteti i Berishës ka bërë namin me koncesionet, duke përvetësuar shuma kolosale parash (rasti i Rapiscan) kanë ndezur një debat të fortë politik. Shumë përfaqësues të opozitës po rigjallërojnë idenë se agjensia e lajmeve investigative, luan në favor të Edi Ramës dhe se ajo po kërkon të relativizojë skandalet e qeverisë aktuale duke dëshmuar se as opozita e PD-së nuk është më e pastër.
Këto dyshime janë bërë edhe me të forta kur menjëherë pas botimit, Partia Socialiste, ka dalë më deklarat dhe i ka shndëruar në kuaj të betejës së vet politike faktet e servirura nga gazetarët.
Këto dyshime janë po aq të forta sa në rastin kur BIRN hapi dosjen përvëluese DIA CEZ e cila akuzonte direj rivalin e atëhershën të Edi Ramës, Ilir Metën.
Mëgjithëse në atë kohë u hodhën shumë hipoteza, megjithëse u tha se e gjithë mizanskena ishte organizuar nga njerëz pranë kryeministrit, zbulimet e tronditën skenën politike në vend dhe ato e detyruan Ilir Metën ta etiketonte median që e akuzojë, si “vegël të Sorosit”.
Por, të gjithë ata që ngrenë sot teori konspirative se qoftë dje BIRN punoi për Ramën kundër Metës, qoftë sot po punon për Ramën kundër Bashës, duket se e kanë memorien e shkurtër.
Mjafton një kërkim i shkurtër në faqen e kësj agjensie, apo tek Reporter.al, për tu bindur se e vërteta është larg teorive konspirative. A nuk ka qenë BIRN, që ka bërë investigimet më therrëse për korrupsionin e dyshes Rama – Beqja me koncesionet në shëndetësi? A nuk ka qenë po ajo që e diskreditoi Erion veliajn me investigimin e vdeksjes së Ardit Gjoklajt në landfildin e Sharrës, që fajësonte direk Erion Veliajn? A nuk ka qenë ajo që Kur Rama thoshte se Elvis Roshi është i pastër, botoi faktet se hetohej nga agjensitë e huaja për trafik droge?
Mjaftojnë këtogrimca të një liste tejet më të gjatë për të hedhur poshtë teoritë e komplotit. Për të mos bërë pastaj pyetjen fatale, që i mbyll gojën të gjithë akuzuesve: A do të kishte gazetar të vërtetë (kush do që tia servirte materialet) që nuk do ti botonte faksimilet e pagesave të bashës për lobing në ShBA? A do të kishte gazetar që do të bënte sihur nuk kish ndodhur gjë pasi do të kishte dëgjuar deklaratën bombë në Blomberg, se njerzit pranë Berishës ishin paguar me para në dorë për koncesinin e Rapiscanit?
Ja pra që më shumë se punë anësie dhe kulisash shkrimet e fundit të BIRN janë çështje faktesh.