Albspirit

Media/News/Publishing

Meksi uron demokratët për 12 dhjetorin

Një ndër themeluesit, figurë qendrore e PD-së dhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ka uruar sot gjithë demokratët për themelimin e partisë. Sipas tij, 12 dhjetori i 1990, do të mbetet një ditë e shënuar për demokratët e Shqipërisë.

“Si sot 12 dhjetor 1990, studentë intelektualë në vazhdim të protestave të studentëve dhe qytetarëve të Tiranës vendosën dhe themeluan të parën parti opozitare kundërshtare të regjimit diktatorial të komunistëve shqiptarë, si një parti e të gjithëve që aspiron një Shqipëri të lirë, demokratike ku respektohen të drejtat e njeriut, ekonominë e tregut të lirë dhe shtet i së drejtës.
Parulla e mitingut ku u shpall programi i saj minimal ishin dhe mbetën “Liri demokraci” e “Eduam Shqipërinë si gjithë Evropa”.
12 dhjetori ’90 mbetet një ditë e shënuar për demokratët shqiptarë. Historia është histori as i vjen kujt prapa e as mund ta ndryshosh, ajo nuk harrohet. I uroj festën gjithë atyre që ato ditë e kohë historike u përpoqën për një Shqipëri demokratike, me shpresën që ëndrra e tyre të realizohet”, shkruan Aleksandër Meksi.

Please follow and like us: